Categories: Ne plan te pare

Maicon: “Kur e fiton tripletën në një shoqëri të madhe si Interi, mbetesh në histori. Mourinho…”

Në episodin e ri të “I signori del calcio” Sky Sport, protagonist ishte Maicon. Kolosi flet për vitin 2010, viti i Tripletës ku braziliani ishte njëri prej protagonistëve të padiskutueshëm: “Për mua sigurisht se momenti më i rëndësishëm i asaj Lige të Kampionëve ishte në Kiev, kundër Dinamos. Sepse aty ndryshoi sezoni ynë. Pastaj kundër Barcelonës: më kujtohet shumë mirë kur Thiago Motta u përjashtua, kemi folur së bashku me Lucion, Samuelin, Chivun dhe Zanettin, dhe kemi thënë: ‘Djema tani duhet ta dëshmojmë punën tonë në mbrojtje, sot duhet të tregojmë se çfarë bëjmë në stërvitje’. Dhe kështu ndodhi, u mbrojtëm mirë, sepse Eto’o e bënte mbrojtësin e krahut të majtë, ndërsa Pandev në të djathtë. Neve na duhej të mbroheshim. Kështu shkoi mirë. Në ato momente ishte e lehtë për njerëzit të mendonin se pasi ta kalonim Barcelonën me Bayern Munichun do ishte e lehtë. Mirëpo nuk është kështu, ishte një ndeshje e vështirë, jemi përballur në mënyrën më të mirë dhe shkoi gjithçka mirë sepse bëmë një ndeshje të përsosur sipas meje. Është e vështirë të fitosh Tripletën. Janë kujtime të bukura, sepse kur e arrin një sukses të tillë në një shoqëri si Interi, sigurisht se do mbetesh përgjithmonë në histori”.

Mourinho? Ka qenë i drejtë me të gjithë, gjithmonë e ka thënë atë që donte nga lojtarët, dhe të gjithë e kuptuam çfarë personazhi është. Kur erdhi ai filloi momenti që Presidenti e donte, të fitonim një garë të rëndësishme. Kur erdhi ai e kuptuam menjëherë që momenti ishte ky. Ia dha të gjithë lojtarëve nga një letër ku shkruhej se çfarë donte nga secili. Dikush e lexoi, dikush jo, dhe ata që nuk e lexuan kanë gabuar, sepse aty ishte gjithçka. Sipas mendimit tim, ai është shumë i zoti që t’i vendosë lojtarët në kushte për të fituar”.

Derbi i Romës dhe i Milanos? Derbi romak është një ndeshje e veçantë. Në derbin tim të parë të gjithë njerëzit më thonin: ‘Jepi, tani duhet ta fitojmë derbin’. Kjo sepse në finalen e Kupës së Italisë, Roma kishte humbur. Dhe derbi im i parë ishte ai i radhës. Shkoi mirë sepse fituam 2-0, dhe ishte ndeshje e përsosur. Ndeshja që e ndjeva më shumë ishte derbi kundër Milanit, sepse është një derbi i veçantë. E ndjeja më shumë ndeshjen kundër Milanit sesa kundër Juves”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon prapaskenat: “Ka nje liste me lojtare qe kane ndihmuar me shume Inzaghin: ben pjese edhe…”

Me sa duket, dhoma e zhveshjes se Interit e ka ndihmuar shume tranjerin zikalter duke bere nje ndeshje te mrekullueshme…

30 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta ‘gozhdon’ totalisht Correa: “Askush nuk e di me nese ky lojtar ka nje…”

Diten e djeshme Inter ka bere nje ndeshje shume te madhe ndaj Barcelones dhe kete gje e ka treguar fusha…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER, EMERGJENCE TOTALE NDAJ SASSUOLOS? “Demtohet nje tjeter lojtar: atje do luhet vetem me dy…”

Me sa duket, Inter ka humbur nje tjeter lojtar dhe kesaj radhe behet fjale per Joaquin Correa, qe eshte demtuar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

19 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

19 hours ago