Categories: FokusNe plan te pare

Mancini: “Balotelli? Bej tifo per te. Champions, mundemi. Liverpool-Villarreal…”

Java e 15-te e Serie A, ja ku vjen Chievo-Inter. Keto jane fjalet e Roberto Mancini nga Appiano Gentile. Ne shqip per ju www.inter.al!

Cfare reagimi deshironi te shihni neser ne Verona?
“Fillimisht dua te bej nje hyrje ne Europa League. Te gjithe kane bere nje ndeshje te mire dhe dua t’i bej komplimente skuadres. Neser do te jete nje ndeshje e veshtire, por duhet te vazhdojme ne rrugen tone te rritjes. Kemi humbur kunder Udinese, por rruga eshte e duhura. Do te bejme mire ne te ardhmen, duhet te bejme dicka speciale dhe te vazhdojme keshtu.”

Cfare duhet te jap me shume Inter neser per te bere rezultat?
“Duhet te mbajme ndeshjen ne dore me shume, skuadra duhet te qendroj e qete dhe mendoj qe pasi te punojme pas nje kohe djemte do te kene shume per te dhene. Por jane ato momente ku duhet ndryshuar dhe eshte normale qe mund te ndodhin keto episode. Duhet te reagojme, por do te ia dalim. Jam i bindur.”

Sa ndjehet mungesa e Hernanes?
“Ka eksperience dhe kualitet, por duhet ta gjej gjendjen me te mire fizike dhe nuk mund ta lejojme te humb me shume kohe. Nuk mund te jete vetem ai, sepse te gjithe kane per te dhene shume, edhe me shume sesa tani.”

Jeni degjuar me Balotellin koheve te fundit?
“Jo, per here te fundit jemi degjuar para 2 vitesh.”

Nje kthim i tij ne Itali do ta ndihmonte per te shperthyer?
“Jam nje tifoz i tij, i uroj te gjitha te mirat dhe shpresoj ta shoh te lumtur, duke lene menjeane ate qe nuk llogaritet.”

Si eshte Jonathan?
“Nuk eshte gati, nuk do te luaj neser. Do te flasim pas Krishtlindjeve.”

Cfare planifikoni per merkaton e ardhshme?
“Bilanci nuk me perket mua shume. Duhet te mendoj per skuadren dhe dicka per te bere. Disa intervenime do te behen, nuk di kush mund te arrij, por klubi do te nderhyje.”

Cilat do te jene detyrat e Sylvinho?
“Nuk mund te luaj per fat te keq (qesh). Ai eshte i ri, kemi punuar se bashku ne Manchester, ka luajtur ne shume skuadra te rendesishme dhe do te jete i dobishem per ne.”

Si eshte Palacio? Do te beni nje pune te vecante ne nje te ardhme te afert?
“Duhet ta falenderoj sepse eshte ne dispozicion. Ka nje problem ne kavilje prej kohesh, qe nga Boterori, nuk eshte ne 100%. Nese do te kisha pasur me shume lojtar ndoshta do e kisha mbajtur edhe jashte, por me duhet te falenderoj qe eshte ne dispozicion edhe pse nuk eshte duke shenuar. Shpresoj se mund te sherohet plotesisht gjate pushimit dhe shpresoj te bej mire. Kemi shume lojtar, ne cdo rast, qe mund te shenojne, mund te ndodh qe suluesit te mos shenojne.”

Duke pare klasifikimin, eshte e drejte te themi se neser eshte nje finale?
“Ne duhet te mbledhim pike dhe te vazhdojme me idene e lojes sone nese duam te interpretojme nje projekt. Duhet te ndryshojme dicka natyrisht, nuk mund te fitojme duke luajtur keq. Kete jo. Ndeshja nuk do te jete e thjeshte. Chievo eshte ne seri pozitive, por do te varet nga ne.”

Ndjenje dorezimi tek lojtaret? Kujtojme fjalet e Kovacic pas ndeshjes me Udinesen…
“Kovacic ka thene disa gjera dhe mund te mendohet. Pasi qe eshte i ri ai thote gjerat qe mendon, me te drejte. Eshte bukur te flasesh ne menyre te qarte.”

Insistoni ne nje modul edhe per t’i dhene besim atyre qe zbresin ne fushe?
“Skuadra pas 10 minutash ne pjesen ka lejuar 3-4 Udinesen ne kundersulm. Interi duhet te kete guximin per te sulmuar, duke mbetur larte. Ajo qe llogaritet eshte qendrimi, mund t’i nderroj rolin ndonje lojtari, por nuk ndryshon asgje.”

Guarin dhe Icardi mund te largohen? Si do te reagonit?
“Nuk mendoj se do te ndodh, perkundrazi. Duhet te marrim disa lojtar qe na mungojne. Jam i bindur qe skuadra do te luftoj per Champions League.”

Ne pritje te shortit te Europa League, sipas juve cilat jane skuadrat qe duhet evituar? Duke konsideruar qe Liverpool dhe Villarreal mund te nxiten nga deshira per hakmarrje.
“Kur kerkoni te hakmerreni zakonisht humbisni. Te gjitha jane skuadra te medha, por, duhet te kene frike Interin. Shkurti eshte larg dhe skuadra ime mund vetem te permiresohet.”

Cfare ju ben te mendoni qe Inter mund te luftoj per Champions League?
“Eshte hera e pare qe shoh qe lojtaret e mi mesoj kaq shume ne pak kohe. Jam i bindur qe do te luftojme per vendin e trete dhe Europa League. Dhomat e zhveshjes nuk duhen perplasur, duhet te jene gjithmone ne fryme te gezueshme. Kjo eshte baza per te bere mire.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: konferencemancini

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro apo Julian Alvarez kunder Australise? Scaloni zbulon: “Ne fushen e lojes do te luaje vetem…”

Ne kete moment qe po flasim, sipas mediave ne Argjentine, jane te pakten dy dyshimet per sa i perket formacionit.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Paulo Dybala fundos Juventusin? Lojtari flet me prokuroret dhe zbulon: “Une pranova te nenshkruaja vetem sepse…”

Jo vetem ne faqet e gazetes se saj, por La Repibblica i ka kushtuar nje hapsire te rendesishme edhe ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Juve, dalin te tjera pergjime te Agnellit: “Kemi shume mut poshte kembeve qe nuk mund ta themi dot.”

La Repubblica diten e sotme ka nxjere te tjera pergjime per sa i perket skandalit qe ka perfshire Juventusin. Fjalet…

6 hours ago
  • Uncategorized

Cassano i habit te gjithe: “Lukaku? Kesaj radhe nuk do te them asnje fjale te keqe per te. Me qau zemra kur…”

Direkt nga BOBO TV ne Twitch, kesaj radhe ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano ka folur perseri per Romelu Lukaku. Gjithcka…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “Inter, Lukaku qendron edhe sezonin e ardhshem por do te ndryshoje…”

Tashme Romelu Lukaku ka perfunduar ne faqet e para te fazetave dhe mediave ne Itali per ate qe ndodhi dje…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, sot rifillon cdo gje ne Appiano Gentile por menjehere dy lojtare te demtuar: “Do te mungoje edhe…”

Inter diten e sotme ka rifilluar punen ne Appiano Gentile dhe skuadra zikalter eshte grumbulluar vetem pak dite perpara nisjes…

10 hours ago