Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,991 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Balotelli? Bej tifo per te. Champions, mundemi. Liverpool-Villarreal…”

Mancini: “Balotelli? Bej tifo per te. Champions, mundemi. Liverpool-Villarreal…”
Bujar Berishaj

Java e 15-te e Serie A, ja ku vjen Chievo-Inter. Keto jane fjalet e Roberto Mancini nga Appiano Gentile. Ne shqip per ju www.inter.al!

Cfare reagimi deshironi te shihni neser ne Verona?
“Fillimisht dua te bej nje hyrje ne Europa League. Te gjithe kane bere nje ndeshje te mire dhe dua t’i bej komplimente skuadres. Neser do te jete nje ndeshje e veshtire, por duhet te vazhdojme ne rrugen tone te rritjes. Kemi humbur kunder Udinese, por rruga eshte e duhura. Do te bejme mire ne te ardhmen, duhet te bejme dicka speciale dhe te vazhdojme keshtu.”

Cfare duhet te jap me shume Inter neser per te bere rezultat?
“Duhet te mbajme ndeshjen ne dore me shume, skuadra duhet te qendroj e qete dhe mendoj qe pasi te punojme pas nje kohe djemte do te kene shume per te dhene. Por jane ato momente ku duhet ndryshuar dhe eshte normale qe mund te ndodhin keto episode. Duhet te reagojme, por do te ia dalim. Jam i bindur.”

Sa ndjehet mungesa e Hernanes?
“Ka eksperience dhe kualitet, por duhet ta gjej gjendjen me te mire fizike dhe nuk mund ta lejojme te humb me shume kohe. Nuk mund te jete vetem ai, sepse te gjithe kane per te dhene shume, edhe me shume sesa tani.”

Jeni degjuar me Balotellin koheve te fundit?
“Jo, per here te fundit jemi degjuar para 2 vitesh.”

Nje kthim i tij ne Itali do ta ndihmonte per te shperthyer?
“Jam nje tifoz i tij, i uroj te gjitha te mirat dhe shpresoj ta shoh te lumtur, duke lene menjeane ate qe nuk llogaritet.”

Si eshte Jonathan?
“Nuk eshte gati, nuk do te luaj neser. Do te flasim pas Krishtlindjeve.”

Cfare planifikoni per merkaton e ardhshme?
“Bilanci nuk me perket mua shume. Duhet te mendoj per skuadren dhe dicka per te bere. Disa intervenime do te behen, nuk di kush mund te arrij, por klubi do te nderhyje.”

Cilat do te jene detyrat e Sylvinho?
“Nuk mund te luaj per fat te keq (qesh). Ai eshte i ri, kemi punuar se bashku ne Manchester, ka luajtur ne shume skuadra te rendesishme dhe do te jete i dobishem per ne.”

Si eshte Palacio? Do te beni nje pune te vecante ne nje te ardhme te afert?
“Duhet ta falenderoj sepse eshte ne dispozicion. Ka nje problem ne kavilje prej kohesh, qe nga Boterori, nuk eshte ne 100%. Nese do te kisha pasur me shume lojtar ndoshta do e kisha mbajtur edhe jashte, por me duhet te falenderoj qe eshte ne dispozicion edhe pse nuk eshte duke shenuar. Shpresoj se mund te sherohet plotesisht gjate pushimit dhe shpresoj te bej mire. Kemi shume lojtar, ne cdo rast, qe mund te shenojne, mund te ndodh qe suluesit te mos shenojne.”

Duke pare klasifikimin, eshte e drejte te themi se neser eshte nje finale?
“Ne duhet te mbledhim pike dhe te vazhdojme me idene e lojes sone nese duam te interpretojme nje projekt. Duhet te ndryshojme dicka natyrisht, nuk mund te fitojme duke luajtur keq. Kete jo. Ndeshja nuk do te jete e thjeshte. Chievo eshte ne seri pozitive, por do te varet nga ne.”

Ndjenje dorezimi tek lojtaret? Kujtojme fjalet e Kovacic pas ndeshjes me Udinesen…
“Kovacic ka thene disa gjera dhe mund te mendohet. Pasi qe eshte i ri ai thote gjerat qe mendon, me te drejte. Eshte bukur te flasesh ne menyre te qarte.”

Insistoni ne nje modul edhe per t’i dhene besim atyre qe zbresin ne fushe?
“Skuadra pas 10 minutash ne pjesen ka lejuar 3-4 Udinesen ne kundersulm. Interi duhet te kete guximin per te sulmuar, duke mbetur larte. Ajo qe llogaritet eshte qendrimi, mund t’i nderroj rolin ndonje lojtari, por nuk ndryshon asgje.”

Guarin dhe Icardi mund te largohen? Si do te reagonit?
“Nuk mendoj se do te ndodh, perkundrazi. Duhet te marrim disa lojtar qe na mungojne. Jam i bindur qe skuadra do te luftoj per Champions League.”

Ne pritje te shortit te Europa League, sipas juve cilat jane skuadrat qe duhet evituar? Duke konsideruar qe Liverpool dhe Villarreal mund te nxiten nga deshira per hakmarrje.
“Kur kerkoni te hakmerreni zakonisht humbisni. Te gjitha jane skuadra te medha, por, duhet te kene frike Interin. Shkurti eshte larg dhe skuadra ime mund vetem te permiresohet.”

Cfare ju ben te mendoni qe Inter mund te luftoj per Champions League?
“Eshte hera e pare qe shoh qe lojtaret e mi mesoj kaq shume ne pak kohe. Jam i bindur qe do te luftojme per vendin e trete dhe Europa League. Dhomat e zhveshjes nuk duhen perplasur, duhet te jene gjithmone ne fryme te gezueshme. Kjo eshte baza per te bere mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.