Categories: Ne plan te pare

Mancini: “Javë thelbësore për Europa League. Kovacic i jashtëzakonshëm, Icardi sulmues i madh. Mbrojtja e mirë”

Një paraqitje e mirë më në fund, një rezultat i mirë kundër një skuadre që gjendet lartë në klasifikim. Interi fiton dhe vazhdon të jetë në garë si “outsider” për kualifikim në Europa League. Roberto Mancini paraqitet përpara mikrofonëve të Sky Sport dhe komenton ndeshjen kundër Romas: “Ishte një ndeshje e mirë kundër Romas, një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Djemtë e mi kanë luajtur dhe vuajtur, romakët kanë kualitet por në fund fituam ne. Roma e ka filluar me një formacion sulmues, pastaj kemi bërë një lojë të hapur, ka qenë një ndeshje e bukur”. Pastaj analizohen momentet vendimtare të ndeshjes dhe Mancini nuk ka dyshime për t’i dalluar ata të cilët ia ndërruan fytyrën ndeshjes: “Shaqiri, Podolski dhe Kovacic kanë hyrë shkëlqyeshëm, i kanë dhënë skuadrës një marshim tjetër dhe e kanë kthyer ndeshjen. Mbi të gjithë Mateo ka qenë i jashtëzakonshëm, ky është qëndrimi i duhur. Ai mund të luaj kudo nëse futet në fushë kështu”. Një miratim vije edhe për Mauro Icardin, shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit me shtatëmbëdhjetë gola të shënuara: “Mauro tashmë është një sulmues i madh, por mund të përmirësohet akoma më shumë. Ka aq shumë raste, por nuk ka frikë të gaboj dhe kjo është një karakteristikë e bukur. Edhe nëse e humbet një gol të lehtë, mirëpo pastaj angazhohet shumë dhe shënon. Sic bëri sot”. Trajneri zikaltër flet edhe për repartin defansiv, me në krye dyshen Ranocchia – Vidic që është përmirësuar dukshëm në kohët e fundit: “Por Ranocchia dhe Vidic janë përmirësuar shumë, ashtu sic janë përmirësuar të gjithë lojtarët e repartit defansiv. E vetmja kritikë që duhet t’ia them skuadrës është ajo që kanë humbur shumë topa dhe këtu duhet të përmirësohemi, mbi të gjitha nëse duam të luajmë me topin në tokë dhe me ritëm”. Në fund, një koment për Evropën: “Evropa? Jemi larg vetëm katër pikë, ato të cilat i kemi humbur kundër Parmas dhe Cesenas. Por këtë javë do të jenë tri ndeshje thelbësore”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: intermanciniRoma

Recent Posts

  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

1 hour ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

3 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

1 day ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

1 day ago