Sot ka qene nje dite teper e rendesishme per ceshtjen Icardi qe gjate ketyre javeve u duk sikur zgjati ne pafundesi.
Ish-kapiteni zikalter per plot 36 dite me radhe u veteperjashtua nga skuadra duke thene se ka dhimbje ne gju e duke mos u deklaruar i gatshem per te luajtur.
Por sot ka ndodhur gjeja me e rendesishme: Icardi eshte kthyer ne grup dhe ka zhvilluar nje pjese te stervitjes me shoket ne Appiano (gjysma e skuadres eshte prezente, gjysma tjeter eshte e grumbulluar neper kombetaret respektive), ndersa nje pjese tjeter ai e ka zhvilluar i vetem duke qene se ka kohe pa zhvilluar nje seance te plote stervitore dhe deshiron qe te rekuperoje formen e tij ne prag te ndeshjes ndaj Lazios.
Por nderkohe qe ai eshte rikthyer ne skuader, mediat nuk i kane shuar zerat qe e shikojne Mauro Icardin te larguar nga Interi ne fund te sezonit.
Ne Spanje kane goxha bindje se Icardi do te perfundoje tek Reali i Madridit ne vere qe po kerkon nje sulmues qe shenon shume.
Sipas asaj qe shkruan Marca, klubi i Florentino Perez ka folur disa here me Wanda Naren ne te kaluaren dhe sidomos ne muajin e fundit ka pasur disa kontakte te tjera.
Madje dje Wanda Nara ka qene ne Madrid edhe pse versioni zyrtar eshte se ajo ka qene atje per motive ekstra-futbollistike. Sipas te perditshmes spanjolle, cmimi i Icardit ne merkato ka rene goxha prej krizes me Interin dhe ai sot do i kushtonte Real Madrid diku tek 50 dhe 80 milione eurove.
Sipas Marca, Reali ka gati nje oferte 50 milione euro plus kartonin e Mateo Kovacic, nje ish-lojtar i Interit qe eshte ne huazim tek Chelsea dhe qe eshte ende nje benjamin i tifozeve zikalter dhe i Ausilios.
Denzel Dumfries eshte nje nga emrat kryesore qe mund te sakrifikohen gjate veres ne shtepine Inter ne merkato. Eshte nje…
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i Sport Mediaset ka folur edhe…
Nje prapaskene e rendesishme e merkatos qe ka te beje me Inter dhe Romelu Lukaku eshte zbuluar sot nga Fabrizio…
Inter eshte ne pritje te nje pergjigje nga ana e Milan Skriniar sepse oferta per rinovimin e lojtarit eshte ne…
Ne nje interviste per Sport, sulmuesi polak i Barcelones, Roberto Lewandowski, eshte rikthyer te flase per Champions League. Normalisht, ky…
Me siguri qe ky 2022 qe po mbyllet nuk ka qene shume me fat per talentin italian te portes, Alessio…