Categories: Uncategorized

Marotta dhe poshterimi publik qe i ka bere Paraticit, ish-kolegut te tij tek Juventusi: 2-0 deri me tani

Nese do te kthejme kohen prapa fiks nje jave, sot ishim duke folur se si Juventusi ka befasuar Interin dhe Marotten ne garen per Romelu Lukaku.

Te gjitha mediat flisnin nje jave me pare per oferten e Paratici per Manchester United ku me sa duket, drejtuesi i Juves, vetem e vetem qe ti rrembente Marottes dhe Interit belgun Lukaku, i kishte ofruar ne kembim Dybala (por ka edhe nga ata qe betohen se ai ka ofruar Dybala plus para).

Por ketu filloi e bukura dhe hakmarrja e Marottes. Dybala e refuzoi Manchesterin, duke bere qe Paratici te ngelej me 4 sulmues ne shtepi dhe me vetem njerin prej tyre brenda planeve te Juventusit dhe pa sulmuesin e ri titullar per Sarrin.

Ideja fillestare ishte qe te blihej Lukaku, te shitej Dybala ne shkembim tek United si dhe me vone te shitej po ne Angli kroati Mandzukic dhe argjentinasi Higuain tek Roma.

Por deri me tani, mund te themi pa frike fjalet qe mediat kane perdorur per Interin nje jave me pare: Juventusi ka ngelur ne vend numero. Ose me sakte, Marotta ka bere qe Juventusi te ngele ne vend numero ne merkaton per sulmuesin e ri dhe shitjen e sulmuesve aktuale.

Te gjithe menduan se kur Juventusi u hodh ne sulm tek United per Lukaku e ku ofroi Dybala ne shkembim, per Interin ishte nje Game Over dhe te gjithe prisnin qe Marotta te rriste oferten e tij per Lukaku tek United por dicka e tille nuk ndodhi ne asnje moment.

Marotta eshte dikush qe luan jo sipas rregullave nese lojtari perballe luan piset: dhe keshtu, ai beri pikerisht keshtu. Bindi Dybala nepermjet agjentit por edhe nepermjet kontakteve personale te mos pranonte destinacionin United duke i premtuar Interin ne pak jave.

Keshtu ne kete mes Juventusi mbeti pa Lukaku si dhe me Dybala ne shtepi si nje lojtar i zhvleresuar qe nuk vlen me aq sa perpara nje viti (thuhej se Juventusi kerkonte 100 milione euro).

Nga e gjithe kjo situate (mbase e sjelle ne kete rruge pikerisht nga Marotta), perfitoi Interi qe sot ka siguruar Lukaku (flitet se ne keto caste eshte rruges per ne Milano). 1-0 per Marotten deri ketu.

Por cfare ben Paratici? I tmerruar nga ideja se Marotta mund te diktoje merkaton e Juventusit dhe ne dijeni per idene e Dybala dhe Marotta, ai diten e djeshme i ka ofruar Tottenham argjentinasin Dybala edhe me lire nga sa ai kushtonte nje jave me pare: vetem 60 milione euro.

Me merkaton qe mbyllet neser ne Angli dhe me Dybala qe nuk pranon Angline, Paratici sapo ka bere autogolin e dyte: duke i ofruar Tottenhamit lojtarin me kete cmim, e ka ulur vleren e tij ne merkato si dhe ka dhene idene ne merkato se lojtari eshte jashte planeve te Juventusit si puna e Icardit tek Interi vetem se Juventusi nuk eshte shprehur publikisht per kete fakt. Deri ketu 2-0 per Marotten.

Tashme Juventusi eshte ne kerkim te nje sulmuesi dhe ne treg nga te gjithe profilet qe ata pelqejne eshte vetem Mauro Icardi ndersa Marotta deshiron Paulo Dybala. Edhe pse Paratici nuk deshironte qe Marotta te diktonte aspak merkaton e Juventusit me levizjet e tij, te gjitha rruget po cojne tek nje marreveshje e tille qe nga ana sportive do te bente qe te perfitonte edhe Juventusi duke marre nje lojtar si Icardi qe i duhet por edhe Marotta dhe Conte duke marre ne skuader dike si Dybala qe do i jepte Interit shume cilesi dhe teknike e do te lidhte akoma me shume mesfushen me sulmin. Por te mos harrojme, ky shkembim do te ishte rezultati i 3-0 per Marotten ndaj Paratici.

Dhe te mendosh gjithcka nisi nga vete Paratici qe nuk i shiti Higuain me qellim Romes perpara dy javesh kur ata bene oferten zyrtare me idene e vetme qe te bente Interin te priste akoma me shume per Dzekon duke pare se Roma do e shese ate vetem pasi te kete siguruar nje zevendesues. Ndersa ideja e dyte pas bllokimit te Dzekos ishte ti rrembehej Lukaku Interit nga United qe zikalterit te mbesnin pa objektiv kryesor per sulmin ne merkato dhe te bllokonte Icardin tek Interi. Deri me tani Paratici ka qene nje deshtim i vertete. Ka hapur nje grope te madhe ne te cilen ka rene vete plot dy here. E treta eshte shume afer.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago