Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Akoma nuk kam shpjeguar shume gjera. Jonathan dhe Capello…”

Pervec se ne Inter Channel, Walter mazzarri ka folur edhe ne Mixed Zone me gazetaret e tjere, ku ka komentuar ndeshjen me Trentinon dhe pregatitjen zikalter:E dija qe do te kishim veshtiresi, sepse kete jave skuadra ka bere nje pune te madhe dhe kjo ishte shume e rendesishme. Kemi bere nje pune te forte dhe intensive, dhe keto jane bazat per te arritur te paret tek topi. Dhe miqesorja e ka deshmuar kete. Do te punojme, por ky eshte principi kryesor i punes tone.

Mungonte nje lojtar fantazist sot?

“Jo, dua akoma te kuptoj disa gjera. E kam kete skuader ne dore prej pak kohesh, dhe deri tani kemi punuar me pesha, i kam dhene kete impakt skuadres. I vetmi lojtar i demtuar eshte Kovacic, dhe me eksperiencen qe kam edhe mund edhe te evitoja ushtrimin qe u demtua, por e rendesishme eshte qe demtimi eshte i lehte. Ndersa lojtaret kane bere shume mire duke mbyllur nje cikel te rendesishem. Gjithcka eshte relative, sepse kur kembet nuk ecin, edhe mendja nuk punon. I leme menjane keto gjera.”

Cfare ju jep shprese pas ketyre diteve pune?

“Kur te pakesohen peshat e punes, duhet te shohim organizimin e lojes dhe te modulit, dhe aty do te duhet ndihma e çunave. Disa nga lojtaret kane ardhur sot, duhet qe lojtaret e krahut ta kuptojne mire cfare dua. Ka shume gjera qe duhet kohe per ti mesuar.”

Guarin mund te jete inkursori, ai qe sulmon zonen?

“Dua te vleresoj gjithcka pas stervitjeve, nuk do te punojme vetem me kundersulme. Disa here duhet te qendrojme ne mbrojtje dhe te rinisemi, here te tjera me pak. Keto gjera nuk i kam shpjeguar akoma, po Guarin ka kualitet te rendesishem dhe do mundohet te kuptoje gjithcka. Kur te kete ndeshje qe vlejne, do te vendos edhe lojtaret qe do gjuajne penallti. Sot Belfodil ka gabuar 2, por nuk ka rendesi, dhe ka personalitet, sepse pasi ka gabuar eshte prezantuar para te gjitheve.”

Alvarez ishte ne nje pozicion me mbrapa se zakonisht. Mund te jete ky pozicioni i tij?

“E kam provuar si lojtar mes qendres dhe krahut ne mesfushe, mbrapa sulmuesve, dhe sulmues te dyte. Me hapin qe ka mund te luaje kudo. Me pelqen te flas me fakte, me Napolin kemi bere shume beteja. Kam ndjere nje pritje fantastike ketu dhe i falenderoj te gjithe ata qe me kane pritur mire.”

Si te eshte dukur Jonathan?

“nuk mund te luante, e kam vendosur ne fushe edhe pse duhej te rekuperohej nga nje demtim ne shpatull. Kur eshte mire, eshte nje lojtar i rendesishem. Sot kishte edhe mungesa te lojtareve te krahut.”

Si e gjykon ndeshjen e pare te lojtareve te rinj?

“Capello ka bere shume mire por nuk ka punuar sa te tjeret, sepse ka ardhur vone, dhe eshte dukur qe nuk kishte probleme fizike. Ka disa levizje te rendesishme ne futbollin e sotem, ai ka bere mire duke shenuar edhe nje gol.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, doren ne zemer por e ka vendosur shitjen e pare: ne janar do te largohet…”

Sa po vjen e sapo kalon koha, duket se hapsira mes titullareve tek Inter po ngushtohet per nje lojtar zikalter.…

58 mins ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, java nuk nis me lajme te mira: “E sigurt mungesa per dy lojtare tek Inter: asnje shans per…”

Henrikh Mkhitaryan, nje 'problem solver' nga pankina kunder Sassuolos mund te jete arma taktike nga minuta e pare te merkuren…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

1 day ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

1 day ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

1 day ago