Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Cfare publiku! Edhe pse 3-0 nuk kemi degjuar nje vershellime kundrejt nesh…”

Walter Mazzarri komenton humbjen kunder Romes ne Inter Channel: “Kemi tentuar rekuperimin e golave te pesuar pa u zhballancuar? Eshte nje sinjal pozitiv. Ne pjesen e pare kemi luajtur mire, duket absurde ta komentosh ketu nje rezultat 0-3, por kjo isht e verteta. Ata bene vetem dy goditje ne porte sepse penalltine nuk e quaj. Ne u treguam shume naiv ne dy-tre aksione. Ata u treguan te zotet te na kundersulmonin. Rruga eshte ajo e drejta, sidomos e pjeses se pare edhe pse duket absurde. Kjo eshte rruga e drejte. Jam i bindur qe nese do te luajme keshtu do te kemi shume me shume fitore se sa humbje.

BILANCI PERPARA PUSHIMIT DY JAVOR – “Me vjen keq qe djemte do te largohen dhe nuk do mund te punoj me ta. Djemte kane nevoje te rriten ne gjera individuale. Duhet te jemi me te kujdesur qe te mos bejme budallalliqe ne fushe. Duhet te rritemi akoma. Nese vazhdojme keshtu jemi ne rrugen e duhur. Kemi bere shtate ndeshje dhe kemi ndeshur skuadra te forta te forta. Jemi te lumtur nga rezultatet edhe pse kur humbet asnje here nuk mund te jesh i lumtur. Duhet vetem te vazhdojme keshtu.”

ARBITRI – “Gabime te tilla prishin ekuilibrat e ndeshjes. Kur eshte nje dite e pafat gjerat shkojne keshtu. Por ne nuk u dorzuam. Djemve ne pankine i thash: ‘Sot nuk do te hy asnje gol edhe sikur te luajme per dy dite me radhe’. Me Fiorentinen shpetuam nga nje gol i krijuar nga hici. Sot ishte nje dite jo.”

KOMPLIMENTA – “Duhet ti bej nje duartrokitje publikut, me pelqeu sjellja e tyre. Nuk kam degjuar as edhe nje vershellime kundrejt ekipit apo lojtareve edhe pse ishim 0-3 ne disavantazh. Komplimente dhe faleminderit. Nese do te jemi te gjithe te bashkuar, edhe me tifozet, jam i sigurte qe jemi ne rrugen e duhur, te gjithe.”

SHIJA E HIDHUR – “U hodh ne kosh nje ndeshje per naivitete. Skuadra duhet te jete e kujdeshme, ndonje here mjafton vetem nje episdod cdo ndeshje per te prishur gjithcka.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: inter channelmazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, sot rifillon cdo gje ne Appiano Gentile por menjehere dy lojtare te demtuar: “Do te mungoje edhe…”

Inter diten e sotme ka rifilluar punen ne Appiano Gentile dhe skuadra zikalter eshte grumbulluar vetem pak dite perpara nisjes…

1 hour ago
  • Uncategorized

Fabrizio Biasin shume i ashper: “Me thote dot njeri pse luajti Romelu Lukaku dje? Tani rreziku i madh eshte qe ai…”

Fabrizio Biasin ka dhene mendimin e tij pas ndeshjes se dobet ne pjesen e dyte me Belgjiken nga ana e…

2 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, ka nje lajm shume te keq per Lautaron: “Me sa duket tranjeri i ka bere me dije lojtarit se nuk…”

Ne kete moment, surpriza me madhe te Argjentina nuk eshte qe u kualifikua, por qe kjo gje ndodhi pa Lautaron…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah nje emer tjeter qe mund te sakrifikohet ne vere? “Ka kontrate deri ne 2025, por do shitet sepse…”

Me sa duket ne shtepine Inter eshte kohe llogarish, dhe drejtuesit zikalter po mundohen ta ulin sa me shume numrin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Ivan Perisic, cfare fjalesh per Romelu Lukaku: “Isha me te per 2-3 minuta pas ndeshjes: i thashe se…”

Shoket tek Inter ne vitin e Scudettos se Contes, Perisic dhe Lukaku kane gjetur njeri-tjetrin diten e djeshme ne Kroaci-Belgjike.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, konfirmohet perfundimisht nje shitje tjeter? “Mund te quhet e sigurt: klubi zikalter do te perfitoje vetem…”

Me politiken e re tek Inter, duket se ne fillim do te ndodhin shitjet dhe me pas do te mendohet…

2 hours ago