Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Cfare publiku! Edhe pse 3-0 nuk kemi degjuar nje vershellime kundrejt nesh…”

Mazzarri: “Cfare publiku! Edhe pse 3-0 nuk kemi degjuar nje vershellime kundrejt nesh…”
Inter Club Staff

Walter Mazzarri komenton humbjen kunder Romes ne Inter Channel: “Kemi tentuar rekuperimin e golave te pesuar pa u zhballancuar? Eshte nje sinjal pozitiv. Ne pjesen e pare kemi luajtur mire, duket absurde ta komentosh ketu nje rezultat 0-3, por kjo isht e verteta. Ata bene vetem dy goditje ne porte sepse penalltine nuk e quaj. Ne u treguam shume naiv ne dy-tre aksione. Ata u treguan te zotet te na kundersulmonin. Rruga eshte ajo e drejta, sidomos e pjeses se pare edhe pse duket absurde. Kjo eshte rruga e drejte. Jam i bindur qe nese do te luajme keshtu do te kemi shume me shume fitore se sa humbje.

BILANCI PERPARA PUSHIMIT DY JAVOR – “Me vjen keq qe djemte do te largohen dhe nuk do mund te punoj me ta. Djemte kane nevoje te rriten ne gjera individuale. Duhet te jemi me te kujdesur qe te mos bejme budallalliqe ne fushe. Duhet te rritemi akoma. Nese vazhdojme keshtu jemi ne rrugen e duhur. Kemi bere shtate ndeshje dhe kemi ndeshur skuadra te forta te forta. Jemi te lumtur nga rezultatet edhe pse kur humbet asnje here nuk mund te jesh i lumtur. Duhet vetem te vazhdojme keshtu.”

ARBITRI – “Gabime te tilla prishin ekuilibrat e ndeshjes. Kur eshte nje dite e pafat gjerat shkojne keshtu. Por ne nuk u dorzuam. Djemve ne pankine i thash: ‘Sot nuk do te hy asnje gol edhe sikur te luajme per dy dite me radhe’. Me Fiorentinen shpetuam nga nje gol i krijuar nga hici. Sot ishte nje dite jo.”

KOMPLIMENTA – “Duhet ti bej nje duartrokitje publikut, me pelqeu sjellja e tyre. Nuk kam degjuar as edhe nje vershellime kundrejt ekipit apo lojtareve edhe pse ishim 0-3 ne disavantazh. Komplimente dhe faleminderit. Nese do te jemi te gjithe te bashkuar, edhe me tifozet, jam i sigurte qe jemi ne rrugen e duhur, te gjithe.”

SHIJA E HIDHUR – “U hodh ne kosh nje ndeshje per naivitete. Skuadra duhet te jete e kujdeshme, ndonje here mjafton vetem nje episdod cdo ndeshje per te prishur gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.