Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Inter, do te rizgjidhja. Dua ta ngre perseri kete klub. Moratti…”

Eshte sfida e tij personale: te ringreje Interin dhe ngjyrat e tij lart. Walter Mazzarri eshte gjithmone e me i bindur qe ka bere zgjedhjen e duhur. Mund te qendronte tek Napoli ku kishte nje skuader te kolauduar, qe luante permendesh dhe njihte shume mire skemat e tij, por ka preferuar te zgjedhe nje aventure te re. Dhe ajo zikalter e ka terhequr. Tekniku zikalter ka folur ne nje interviste ekskluzive per Corriere dello Sport. Ja cfare ka thene:

ÇFARE ME SHTYU QE TE VIJA KETU? – “Moratti me fjalet e tij ka ndezur nje zjarr brenda meje dhe me ka bindur se ka qene zgjedhja e duhur. Kam pasur biseda te kendshme me te, me ka motivuar shume. E njihja Interin dhe me pare, por pas bisedes me Presidentin u binda plotesisht. Nuk mund ta them se çfare me tha, por qe ne ate moment kam filluar te mendoj vetem per Interin.

NDRYSHIMET NE SHOQERI – “Puna ime eshte qe t’i bej lojtaret te mendojne vetem per te luajtur mire ne fushe, te trajnohen mire dhe pjesa qe mbetet nuk ka rendesi. Kush ka punuar me mua e di qe une merrem me te gjithe. Objektivi im eshte qe t’i ndihmoj lojtaret te japin maksimumin e tyre. Nese ndryshimet ne shoqeri do ndikojne ne rendiment? Une mendoj minute pas minute, po punojme per shoqerine Inter dhe me pas Presidenti do thote ate qe duhet ne momentin e duhur. Nuk kam folur kurre per kete teme me Morattin. Nuk dua qe t’i ndryshojme raportet bashke, me te ka gjithmone harmoni.

I DALLUAR – “Nese do ta zgjidhja Interin prape? Pse jo? Tek Roma e kisha trajnuar ndonjehere Totti-n? Te stervitesh lojtare si Zanetti ose Milito eshte nje privilegj. Jam i dalluar pa limite. Te shkoja jashte shtetit? Po, e kam menduar. Me pas erdhi Interi. Ndalova dhe mendova sikur nuk kisha asnje oferte tjeter perveç Interit.

SFIDA – “Çdo sfide eshte interesante. Nuk mund te bej krahasime me Napolin sepse jane situata te ndryshme, por dua te çoj Interin lart sa me shpejt te jete e mundur. Turneu Amerikan? Sherbeu per te me dhene disa informacione per formacionin. Vetem kjo ka rendesi. Rezultatet ne vere nuk kane kuptim per nje trajner. Kam mendimeve pozitive per djemte e mi sepse kane te gjithe deshire per te dhene maksimumin dhe po e durojne lodhjen, kjo ben mire dhe gjate sezonit. Besoj se loja ne Kupe do te na ndihmoje, por do punojme qe Interi te luaje dhe ne kupa europiane, kjo shoqeri nuk mund te mungoje atje.

KOHA – “Sa kohe do duhet per te pare Interin tim? Shpresoj qe skuadra te kete nje identitet sa me pare. Ne te kaluaren, skuadrat e mia kane bere nje loje pozitive. Nuk mund te jap nje date te sakte. Por ka nje gje qe duhet te jap tek skuadra, shpirtin. Skuadra duhet te jete e organizuar. Ne fazen difensive do vrapojne te gjithe, por do luajne dhe ne sulm. Edhe nese shenojme vetem nje gol me shume se kundershtari…

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, Inzaghi vendos gjithcka per Firenze? “Ja formacioni titullar: nje surprize ne…”

Inter do te kete nje ndeshje shume te rendesishme ne kete fundjave ku do te luaje direkt ndaj Fiorentines ne…

18 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Cassano nuk ka dyshime: “As Lautaro dhe as Calhanoglu: ja kush eshte lojtari qe po ben diferencen tek Inter”.

"Nuk ka pasur ndeshje fare". Ky eshte mendimi i Antonio Cassano, pas ndeshjes Inter-Salernitana te luajtur pak dite me pare.…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian ngre alarmin: “E keni degjuar Marotten dje? Ka thene qarte se Suning nuk…”

Sipas Financial Times, Inter eshte ne shitje dhe brenda pak ditesh, advisors do te fillojne edhe kerkimet per bleresit potenciale. …

8 hours ago
  • Uncategorized

Sa vlen vertete Inter? Pergjigjen e jep eksperti i financave te Benchmark: “Kjo eshte shifra e duhur: 1 miliarde e…”

Sa vlen Inter vertete? Kjo eshte nje pyetje qe eshte kthyer ne mode pas disa lajmeve te publikuara ditet e…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Diego Milito eshte i bindur: “Nje lojtar i Interit do te jete bomberi i boterorit: kam besim te plote se…”

Diego Alberto Milito ka qene nje nga sulmuesit me te mire ne bote gjate periudhes kur ai ka qene nje…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli, biletat dalin e ndeshjes: ja menyra si mund ti blini duke marre prioritet dhe ulje!

Ndeshja e pare e Interit per vitin 2023 do te jete kunder Napolit, qe do te vizitoje zikalterit ne San…

8 hours ago