Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Rolando dhe Ranocchia dy lojtare te medhenj. Mire Andreolli. Mbi Icardin dhe shpirtin e lojes…”

Fitore e cmuar per Interin, qe kalon 1-0 Torinon dhe hidhet ne ndjekje te vendit te katert, i cili eshte larg vetem nje pike. Ne fund te ndeshjes, vijne fjalet e Walter Mazzarrit ne mikrofonat e Sky Sport: “I vetmi problem eshte qe duhet te jemi me te bindshem dhe te mbyllim ndeshjet. Sic e kemi pare ne fund, mund te ndodhe nje episod i pafat dhe te prishet gjithcka. Ne pjesen e dyte kemi bere ate qe kisha kerkuar ne pushim, por nuk kemi arritur te shenojme per disa pasaktesi. Do te ishte shume e dhimbshme te pesonim gol ne kundersulm, prandaj jam merzitur pak ne fund. Por eshte pare shpirti i ndeshjes, duke pare edhe paraqitjet e Palacio dhe Guarin.”

Ranocchia dhe Campagnaro e kane marre konfirmimin?Po, po, por do te doja te komplimentoja dhe Andreollin. Stervitet mire, ka hyre ne fushe sikur te ishte nje titullar, dhe ne momentin me delikat, ka luajtur shume mire. Per mua eshte nje siguri. Ranocchia qendron pavaresisht Vidic? Eshte pak shpejt, nderkohe Andrea ka treguar qe stervitjet e bera me “inat” sherbejne dhe i bej komplimenta, eshte nje lojtar i madh. Ne fund te vitit do shohim, duke patur parasysh edhe ne sa kompeticione do marrim pjese.

Po Rolando? Ne fund te fundit, kishte detyren me te veshtire, sepse perpara kishte Cercin…Ai po ben dicka te jashtezakonshme kete vit. E njihja, por me kete vazhdimesi qe ka tani, pa i dhuruar asgje, vazhdon te jete nje nga me te miret. Sot kishte nje klient shume te veshtire, ai dhe Nagatomo ja kane dale me se miri. Cerci i shqeteson te gjithe, por Rolando ka qene me te vertet i zoti.

Ne cfare duhet te permiresohet Icardi?Ai ka talent, ka nje rol te percaktuar dhe po luan mire. Duke u stervitur mire, mund vetem te permiresohet. Kur te jete ne 100% do jete edhe me i vlefshem.

Si ka mundesi qe ne pjesen e pare, Torino nuk ka kaluar kurre mesfushen?Ne futbollin modern, duhet te jesh i zoti ne rekuperimin e menjehershem te topit dhe ne ishim gjithmone mire ne kete aspakt, ata nuk ja dilnin te niseshin. I kishim marre masat mire, sepse Cerci dhe Immobile jane te frikshem ne kundersulm. Dhe me ne fund, pas derbit, kemi fituar nje tjeter ndeshje me Thohir ne tribune.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – C&F zbulon: “Burime te sigurta: ka nje oferte per Interin nga nje gjigand nderkombetar: Lajmi vjen nga…”.

Inter eshte ne shitje dhe ky lajm ka bere xhiron e botes sepse dicka te tille e ka publikuar edhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe permbysja e madhe e vjeshtes: “Gjithcka nis nga nje faktor: numrat te bejne te mendosh direkt per…”

Me ardhjen e vjeshtes, skuadrat e Simone Inzaghit kane tendencen qe te ndryshojne marsh dhe kjo gje po ndodh perseri…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS nxjerr totalisht zbuluar tranjerin e Fiorentines: “Para se te shikonte pamjet, te rasti Dzeko-Milinkovic ka…”

Gjate dites se djeshme dhe pas Fiorentina-Inter, ka pasur shume polemika te forta per arbitrin e ndeshjes. Pertej faktit se…

6 hours ago