Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,000 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Rolando dhe Ranocchia dy lojtare te medhenj. Mire Andreolli. Mbi Icardin dhe shpirtin e lojes…”

Mazzarri: “Rolando dhe Ranocchia dy lojtare te medhenj. Mire Andreolli. Mbi Icardin dhe shpirtin e lojes…”
Xhorxh Gellci

Fitore e cmuar per Interin, qe kalon 1-0 Torinon dhe hidhet ne ndjekje te vendit te katert, i cili eshte larg vetem nje pike. Ne fund te ndeshjes, vijne fjalet e Walter Mazzarrit ne mikrofonat e Sky Sport: “I vetmi problem eshte qe duhet te jemi me te bindshem dhe te mbyllim ndeshjet. Sic e kemi pare ne fund, mund te ndodhe nje episod i pafat dhe te prishet gjithcka. Ne pjesen e dyte kemi bere ate qe kisha kerkuar ne pushim, por nuk kemi arritur te shenojme per disa pasaktesi. Do te ishte shume e dhimbshme te pesonim gol ne kundersulm, prandaj jam merzitur pak ne fund. Por eshte pare shpirti i ndeshjes, duke pare edhe paraqitjet e Palacio dhe Guarin.”

Ranocchia dhe Campagnaro e kane marre konfirmimin?Po, po, por do te doja te komplimentoja dhe Andreollin. Stervitet mire, ka hyre ne fushe sikur te ishte nje titullar, dhe ne momentin me delikat, ka luajtur shume mire. Per mua eshte nje siguri. Ranocchia qendron pavaresisht Vidic? Eshte pak shpejt, nderkohe Andrea ka treguar qe stervitjet e bera me “inat” sherbejne dhe i bej komplimenta, eshte nje lojtar i madh. Ne fund te vitit do shohim, duke patur parasysh edhe ne sa kompeticione do marrim pjese.

Po Rolando? Ne fund te fundit, kishte detyren me te veshtire, sepse perpara kishte Cercin…Ai po ben dicka te jashtezakonshme kete vit. E njihja, por me kete vazhdimesi qe ka tani, pa i dhuruar asgje, vazhdon te jete nje nga me te miret. Sot kishte nje klient shume te veshtire, ai dhe Nagatomo ja kane dale me se miri. Cerci i shqeteson te gjithe, por Rolando ka qene me te vertet i zoti.

Ne cfare duhet te permiresohet Icardi?Ai ka talent, ka nje rol te percaktuar dhe po luan mire. Duke u stervitur mire, mund vetem te permiresohet. Kur te jete ne 100% do jete edhe me i vlefshem.

Si ka mundesi qe ne pjesen e pare, Torino nuk ka kaluar kurre mesfushen?Ne futbollin modern, duhet te jesh i zoti ne rekuperimin e menjehershem te topit dhe ne ishim gjithmone mire ne kete aspakt, ata nuk ja dilnin te niseshin. I kishim marre masat mire, sepse Cerci dhe Immobile jane te frikshem ne kundersulm. Dhe me ne fund, pas derbit, kemi fituar nje tjeter ndeshje me Thohir ne tribune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.