Categories: Ne plan te pareNga StervitjaTe rinjte

Mbaye: “Me Mazzarrin vrapojmë shumë dhe mësojmë shumë”

Për Inter Channel: “Jam duke i shijuar dhe duke u kënaqur me këto stërvitje. Treneri punon shumë dhe është i përpiktë në lidhje me çdo gjë. Jam shumë i entuziazmuar për të ecur përpara dhe shpresoj se do të jem në gjendje për të bërë mirë.

PINZOLO – Ai u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar, por më pas u lëndua në shpatull dhe rikuperimi i mori një kohë të gjatë. Tani Ibrahima Mbaye mezi pret t’a marrë veten përsëri, por këtë herë nën urdhërat e Walter Mazzarrit. Kjo është pikërisht ajo çka na tregoi në Inter Channel këtë pasditë.

Ibrahima Mbaye, sezoni i ri po fillon. Sa jeni i vendosur për tu përfshirë në ekipin e parë përsëri?
“Shumë i vendosur dhe me shumë dëshirë! Fatkeqësisht sezonin e kaluar nuk e përfunduam mirë, por këtë vit jam shumë i entuziazmuar për të ecur përpara dhe shpresoj se do të jem në gjendje për të bërë mirë.

Si jeni duke e gjetur veten në këto ditët e para të trajnimit intensiv?
“Është paksa e vështirë, por ne po përpiqemi për të rezistuar deri në fund.”

A keni arritur për t’u çlodhur paksa gjatë pushimit?
“Po, unë shkova në shtëpinë time në Senegal. Ishte e shkëlqyer. Nuk kam qenë atje për katër vjet – kjo nuk ka për të ndodhur më, unë dua të shkoj në shtëpi më shpesh. Fëmijët në Senegal më shohin mua si një figurë inspiruese për ata dhe kjo më frymëzon mua për të punuar edhe më shumë dhe më mirë.”

Cila është përshtypja juaj për Walter Mazzarrin? Ai është shumë i vëmendshëm, sidomos me ju të rinjët.
“Ai punon shumë, është shumë i vëmendshëm dhe i përpiktë në lidhje me çdo gjë. Jam duke i shijuar dhe duke u kënaqur me këto stërvitje. Po mësoj shumë dhe po vrapoj shumë!”

Adonis Rexha

Share
Published by
Adonis Rexha
Tags: Ibrahimambayepinzolo

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Icardi shume shpejt mund te rikthehet ne Serie A si kundershtar? “Ai ka marre nje oferte nga…”

Inter dhe Mauro Icardi ka qene nje histori dashurie qe ne nje fare menyre, ka perfunduar ne nje urrejtje (nese…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene: “Ja dy ofertat e PSG per Skriniar te cilat Marotta i ka refuzuar: njera eshte prej…”

Diten e sotme, Gianluca Di Marzio ka dashur te flase per Milan Skriniar dhe eshte kthyer disa muaj prapa ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Skriniar? Kam folur jashte mikrofonave me Ausilion dhe me ka thene se lojtari ka…”

Duke folur per Telelombardia, Fabrizio Biasin kesaj radhe eshte ndalur edhe te e ardhmja e Milan Skriniar. Ashtu si dihet…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Calhanoglu: “Kush e do e marre yllin e dyte me shpejt: Inter apo Milan? Ate e di vetem…”

Endrra Champions, rregutimi per Scudetton, raporti me Inzaghin e ardhmja e Skriniar por edhe rivaliteti me Milan. Keto jane vetem…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Kam pyetur dje gjate darkes Ausilion per Thuram dhe me eshte pergjigjur keshtu”.

Duke folur ne studiot e Telelombardia, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur dhe shume prane botes Inter, eshte ndalur edhe te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, Lotito zbulon “padashje” denimin qe do te marre Juventusi? “I ka thene lojtareve te tij qe ne fund te sezonit…”

Viti 2023 pritet te jete nje vit shume i rendesishem edhe per te ardhmen e Juventsit duke pare skandalin e…

6 hours ago