Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbaye: “Me Mazzarrin vrapojmë shumë dhe mësojmë shumë”

Mbaye: “Me Mazzarrin vrapojmë shumë dhe mësojmë shumë”
Adonis Rexha

Për Inter Channel: “Jam duke i shijuar dhe duke u kënaqur me këto stërvitje. Treneri punon shumë dhe është i përpiktë në lidhje me çdo gjë. Jam shumë i entuziazmuar për të ecur përpara dhe shpresoj se do të jem në gjendje për të bërë mirë.

PINZOLO – Ai u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar, por më pas u lëndua në shpatull dhe rikuperimi i mori një kohë të gjatë. Tani Ibrahima Mbaye mezi pret t’a marrë veten përsëri, por këtë herë nën urdhërat e Walter Mazzarrit. Kjo është pikërisht ajo çka na tregoi në Inter Channel këtë pasditë.

Ibrahima Mbaye, sezoni i ri po fillon. Sa jeni i vendosur për tu përfshirë në ekipin e parë përsëri?
“Shumë i vendosur dhe me shumë dëshirë! Fatkeqësisht sezonin e kaluar nuk e përfunduam mirë, por këtë vit jam shumë i entuziazmuar për të ecur përpara dhe shpresoj se do të jem në gjendje për të bërë mirë.

Si jeni duke e gjetur veten në këto ditët e para të trajnimit intensiv?
“Është paksa e vështirë, por ne po përpiqemi për të rezistuar deri në fund.”

A keni arritur për t’u çlodhur paksa gjatë pushimit?
“Po, unë shkova në shtëpinë time në Senegal. Ishte e shkëlqyer. Nuk kam qenë atje për katër vjet – kjo nuk ka për të ndodhur më, unë dua të shkoj në shtëpi më shpesh. Fëmijët në Senegal më shohin mua si një figurë inspiruese për ata dhe kjo më frymëzon mua për të punuar edhe më shumë dhe më mirë.”

Cila është përshtypja juaj për Walter Mazzarrin? Ai është shumë i vëmendshëm, sidomos me ju të rinjët.
“Ai punon shumë, është shumë i vëmendshëm dhe i përpiktë në lidhje me çdo gjë. Jam duke i shijuar dhe duke u kënaqur me këto stërvitje. Po mësoj shumë dhe po vrapoj shumë!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.