Categories: MerkatoNe plan te pare

Mbrojtja, tentativa per Dragovic leviz ujrat, ngelet nje enigme…

I ri, por me nje eksperience te madhe internacionale, e mundur te merret me nje shifer jo te ekzagjeruar dhe nje page shume te pranueshme, plotesisht brenda parametrave te projektit te ri zikalter. Sigurisht, nje investim per te ardhmen, por qe do te jete i vlefshem edhe ne te tashmen: po flasim per Aleksandar Dragovic, lojtar i Bazelit te cilin Interi po e ndjek seriozisht. Pas vezhgimeve qe ka bere Piero Ausilio, dirigjenca zikalter deshiron te levize shpejt per te mbyllur marreveshjen ne keto ore, per te bere te tijin nje djale pak gjaknxehte (i bere i famshem per nje shpulle kunder Ministrit te Sporteve zviceran gjate nje ndarje cmimesh), por sigurisht shume  interesant, per te cilin nuk duket se ka edhe shume konkurrence duke konsideruar se Arsenal, qe dukej shume i interesuar per te, ka hequr dore.

Pra, Dragovic eshte objektivi kryesor per mbrojtjen e Mazzarrit; por ardhja e tij tek Inter ben te lindin shume pyetje te tjera ne lidhje me mbrojtesit aktuale te ekipit. Nje mbi te gjithe: Andrea Ranocchia. Pavaresisht sigurimeve te presidentit Moratti, qe ne ditet e fundit ka mohuar nje largim te tij, duket sikur mbrojtesi italian eshte lojtari me shume ne dyshim. Eksperienca e tij zikalter, e nisur ne janar 2011 mes shume premtimeve, ka patur shume ulje dhe ngritje, dhe per me teper eshte kushtezuar nga disa probleme fizike, si ajo qe e ka bere ne javet e fundit te kampionatit te luftoje me nje dhimbje ne gju, pavaresisht se ka zbritur ne fushe per te mos renduar situaten e demtimeve. Pavaresisht sakrifikimit te tij per skuadren ne javet e fundit, ngelen dyshime per qendrimin e tij ne Milano, edhe sepse flitet se Manchester United mund te vije nga Anglia me nje oferte prej 15 milion, qe mund ta beje Interin te mendohet dhe ti hape portat e Premier League 25 vjecarit italian.

Por rreth emrit te Ranocchias rrezikon te krijohet nje enigme e vertete: sepse nga nje ane ardhja e Dragovic do i rrezikonte vendin atij, nga ana tjeter nje largim i tij mund te krijoje probleme me organiken ne dispozicion te Mazzarrit. Me largimet e Silvestre dhe Chivu, tekniku toskan do te gjendej me nje repart te formuar nga Juan Jesus, Andreolli, Campagnaro, Samuel  dhe pikerisht Dragovic. Dhe duke konsideruar qe Samuel nuk ofron garanci te mjaftueshme ne planin fizik, ceshtja mund te rendohet. Dhe duket sikur do te ecet gjithmone ne fije te perit, prandaj ka dy mundesi: te shesesh Ranocchian per te investuar perseri ne repartin mbrojtes (e veshtire te mendohet per nje lojtar nga Primavera), ose ta mbash me rrezikun qe te nise ne linje te dyte ne zgjedhjet e Mazzarrit, qe me shume mundesi do te perdore Juan Jesus dhe Campagnaro si dy nga tre lojtaret titullare ne mbrojtje…

Si perfundim, ardhja e Aleksandar Dragovic paraqet pa dyshim nje mundesi te shkelqyer, sidomos per shkak te shifrave te uleta qe po flasim. Por ne te njejten kohe, duhet menduar se ardhja e tij mund te rrezikoje vendin e titullarit te Ranocchias dhe ndoshta uljen e vleres te tij ne merkato. Ne nje Inter qe eshte ne rikonstrukturim e siper, ceshtja e mbrojtjes rrezikon te kthehet ne nje enigme, e cila duhet te evitohet sa me shume…

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: dragovicmerkatoranocchia

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

2 mins ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

7 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

15 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

18 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

29 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

32 mins ago