Categories: Merkato

Mediano, ja dhe oferta per Chuchu: nga ai varen strategjite. Tani ne pol eshte…

Ok sulmuesi, ok lojtari krahut, por merkato e Interit do te jete e rendesishme mbi te gjitha dhe per mesfushen. Ketu kerkohet te nderhyhet per te kompletuar nje mesfushe te perbere tashme me kualitete si Hernanes dhe Kovacic, pervec Guarin dhe Alvarez. Ndjesia eshte qe njeri midis kolumbianit dhe argjentinasit do te sakrifikohet per ti lene vendin ndonje prurje te re me vlere per te perballuar keshtu edhe angazhimin europian. Nje apo dy? Gjithcka varet nga Esteban Cambiasso.

Chuchu ne dyshim – Rinovimi i Chuchu nuk eshte i sigurte, perkundrazi ai qe ka qene kapiteni i Interit per te gjithe sezonin, ne fakt, vetem tani – sipas Gazzetta dello Sport – ka marre oferten e rinovimit. Ne oferte propozohet rinovim per nje vit me nje page prej 1,2 milione euro plus bonuset ne vit ne dallim nga 4,5 milione euro qe fiton aktualisht. Ai kurre nuk e ka bere nje problem ceshtjen e pages qe do te fitoje, por fjalet e thena ne festen e organizuar nga Curva Nord (“Nuk e di se cfare do te ndodhe. Deshira eshte qe te vazhdoj ketu, e vetmja gje qe mund te them eshte se kur ke Interin ne zemer parate nuk kane rendesi. Zgjodha keshtu edhe 10 vjet me pare, por deri me tani asnje pervec jush nuk me ka folur per rinovimin”) jane domethenese.

Made in Premier League – Ne hyrje, jane rritur mundesite e Javi Garcia te Manchester City dhe kthehet ne mode dhe nje dashuri e vjeter: Lucas Leiva i Liverpool. “Ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit dhe baza kryesore e operacionit eshte nje detaj i rendesishem: pervec vleresimit ndaj lojtarit, mesfushori i Liverpool ka dhe pasaporte italiane. 27 vjec, i thirrur nga Scolari si zevendesues per Boterorin e ardhshem, Lucas Leiva eshte tek Liverpool qe nga 2007 dhe vlera e kartonit te tij arrin 13 milione, shifer gjithsesi e konsideruar e larte nga klubi zikalter. Lucas eshte nje ide dhe do te merret ne konsiderate, por eshte e sigurte qe edhe ai ka hyre ne listen zikalter”, shpjegon Gazzetta dello Sport.  Ndersa per spanjollin e Pellegrinit, flitet per ta marre ne forme huazimi duke pare dhe ardhjen e sigurte te Fernando nga Porto. Pengesa? Paga e larte, rreth 4 milione euro.

Te tjeret – Ne listen e Piero Ausilio vazhdojne te qendrojne edhe emrat e Behrami, Xhaka, William Carvalho dhe Sandro. Por, gjithcka do te varet nga rinovimi i Cambiasso. Ashtu si loja, edhe strategjite e merkatos kalojne nga Chuchu.

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: esteban cambiasso

Recent Posts

  • Uncategorized

Fabrizio Biasin zbulon: “Inter-Kessie, ja cfare kam marre vesh. Eshte totalisht e vertete qe…”

I intervistuar ne studiot e Telelombardia gjate transmetimit "E sempre derby", Fabrizio Biasin ka dhene mendimin e tij per disa…

14 hours ago
  • Uncategorized

PSG, Al Khelaifi jep lajmin e madh per… Interin: “Ju them me bindje se ne muajin janar kemi…”

Diten e sotme, Nasser Al-Khelaifi, njeriu me i rendesishem i Paris Saint Germain ka dhene nje interviste te rendesishme per L'Equipe.…

14 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – Scaloni merr vendimin perfundimtar per Lautaron: “Ndaj Australise sot do…”

Pasi jane mbyllur grupet ne Boteror, eshte direkt koha per 1/8 e finaleve, ku sot do te zbrese ne fushe…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Lukaku habit: “Klubi i thote se nuk eshte nevoja por ai nuk do t’ja dije dhe ka vendosur te…”

Romelu Lukaku ndihet ne borxh ndaj Interit dhe ndjen se nuk ka arritur do te jape as gjysmen e asaj…

20 hours ago
  • Uncategorized

TS i habit te gjithe: “Inter po mendon per nje goditje me parameter zero te Roma?”

Tuttosport ka dashur te ndalet edhe diten e sotme te merkato e Interit, njesoj si ka bere edhe La Gazzetta…

20 hours ago
  • Uncategorized

Zanetti: “Inter kishte ne axhende dy lojtare qe jane sot te Argjentina, por financat na ndaluan. Behet fjale per…”

Direkt nga studiot e ESPN ne Qatar, Javier Zanetti, ka komentuar fitoren e Argjentines me Polonine, por ka folur edhe…

20 hours ago