Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediano, ja dhe oferta per Chuchu: nga ai varen strategjite. Tani ne pol eshte…

Mediano, ja dhe oferta per Chuchu: nga ai varen strategjite. Tani ne pol eshte…
Ardi Deda

Ok sulmuesi, ok lojtari krahut, por merkato e Interit do te jete e rendesishme mbi te gjitha dhe per mesfushen. Ketu kerkohet te nderhyhet per te kompletuar nje mesfushe te perbere tashme me kualitete si Hernanes dhe Kovacic, pervec Guarin dhe Alvarez. Ndjesia eshte qe njeri midis kolumbianit dhe argjentinasit do te sakrifikohet per ti lene vendin ndonje prurje te re me vlere per te perballuar keshtu edhe angazhimin europian. Nje apo dy? Gjithcka varet nga Esteban Cambiasso.

Chuchu ne dyshim – Rinovimi i Chuchu nuk eshte i sigurte, perkundrazi ai qe ka qene kapiteni i Interit per te gjithe sezonin, ne fakt, vetem tani – sipas Gazzetta dello Sport – ka marre oferten e rinovimit. Ne oferte propozohet rinovim per nje vit me nje page prej 1,2 milione euro plus bonuset ne vit ne dallim nga 4,5 milione euro qe fiton aktualisht. Ai kurre nuk e ka bere nje problem ceshtjen e pages qe do te fitoje, por fjalet e thena ne festen e organizuar nga Curva Nord (“Nuk e di se cfare do te ndodhe. Deshira eshte qe te vazhdoj ketu, e vetmja gje qe mund te them eshte se kur ke Interin ne zemer parate nuk kane rendesi. Zgjodha keshtu edhe 10 vjet me pare, por deri me tani asnje pervec jush nuk me ka folur per rinovimin”) jane domethenese.

Made in Premier League – Ne hyrje, jane rritur mundesite e Javi Garcia te Manchester City dhe kthehet ne mode dhe nje dashuri e vjeter: Lucas Leiva i Liverpool. “Ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit dhe baza kryesore e operacionit eshte nje detaj i rendesishem: pervec vleresimit ndaj lojtarit, mesfushori i Liverpool ka dhe pasaporte italiane. 27 vjec, i thirrur nga Scolari si zevendesues per Boterorin e ardhshem, Lucas Leiva eshte tek Liverpool qe nga 2007 dhe vlera e kartonit te tij arrin 13 milione, shifer gjithsesi e konsideruar e larte nga klubi zikalter. Lucas eshte nje ide dhe do te merret ne konsiderate, por eshte e sigurte qe edhe ai ka hyre ne listen zikalter”, shpjegon Gazzetta dello Sport.  Ndersa per spanjollin e Pellegrinit, flitet per ta marre ne forme huazimi duke pare dhe ardhjen e sigurte te Fernando nga Porto. Pengesa? Paga e larte, rreth 4 milione euro.

Te tjeret – Ne listen e Piero Ausilio vazhdojne te qendrojne edhe emrat e Behrami, Xhaka, William Carvalho dhe Sandro. Por, gjithcka do te varet nga rinovimi i Cambiasso. Ashtu si loja, edhe strategjite e merkatos kalojne nga Chuchu.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.