Categories: Ne plan te pare

MERKATO – Kovacic rikthehet ne Milano? Interi ka nisur kontaktet, ka pergjigje pozitive: ja detajet

Shume tituj, epitete dhe metafora per te ne Madrid, por tek Reali i Madridid ai asnjehere nuk ka qene titullar. 

Mateo Kovacic shkoi nga Interi ne kryeqytetin Madrilen per te bere ate kapercimin perfundimtar dhe per tu bere nje top-player, por ai kurre ne Madrid nuk e tejkaloi futbollistin qe ishte tek Interi dhe nuk u be kurre nje njeri i njembedhjeteshes se formacionit madrilen.

Ne kete moment Kovacic ndodhet ne Londer, i huazuar tke Chelsea ku po luan nje sezon qe deri me tani ka pasur me shume hije se sa drite ne drejtimin e Sarrit.

Gjeja me e mundshme ne fund te sezonit eshte qe huazimi i tij te perfundoje me nje kthim ne Madrid sepse Chelsea e shikon blerjen e tij si dicka qe nuk do te ndodhe duke marre parasysh shifren e rene dakort per nje blerje te mundshme dhe qe nga klubi i Abramovich konsiderohet teper e larte.

Keshtu, Mateoo Kovacic po shikon andej-kendej per te gjetur nje sistemim per sezonin e ardhshem tek nje klub qe mund ti ofroje dicka me shume se Chelsea (te ardhme) dhe dicka me shume se Reali i Madridit (minuta).

Me sa duket, disa kontakte me shume klube kane nisur nga vete agjenti i kroatit qe po kerkon klubin e duhur per klientin e tij.

“Nje prej ketyre klubeve duket se eshte edhe Interi dhe pergjigja e zikalterve fillimisht ka qene pozitive” – shpjegon Corriere dello Sport.

E perditshmja italiane vazhdon edhe me tej me versionin e saj: “Por kujdes, kjo gje nuk do te thote se Mateo Kovacic do te transferohet tek Interi sezonin e ardhshem.”

“Kjo gje do te thote se diskutimet sapo kane nisur dhe shume shpejt mund te jene thelbesore per nje kalim te tijin ne Milano, por ende nuk eshjte vendosur asgje. Do te shihen interesat ekonomik te lojtarit dhe te Interit por edhe te pronarit te kartonit e tij qe ne kete rast eshte klubi i Real Madrid.”

“Natyrisht qe nese Interi do te kualifikohet ne Champions League sezonin e ardhshem, Mateo Kovacic do te hiqte edhe dyshimin e fundit per tu transferuar ne Milano, ne klubin ku ka qene nje nga lojtaret me te dashur nga tifozet dhe ku eshte trajtuar gjithmone me dashuri nga drejtuesit dhe nga ambjenti.”

“Pastaj, normalisht qe duhet pare se sa shume mund ti jape Kovacic ketij Interi dhe roli i tij ne skuadren e Spallettit (apo tranjerit te ardhshem kushdo-qofte ai). Ai pergjigjen e pare per Interin e ka dhene pozitive per nje transferim te mundshem ne Milano nepermjet agjentit te tij.”

“Interi ne kete pike po mendon realisht qe te forcoje shume mesfushen dhe po kerkon nje njeri te forte per ta hedhur ne fushe bashke me Marcelo Brozovic.”

“Kete gje Mateo Kovacic e ben shume mire ne kombetare dhe keshtu ky opsion mund te funksionoje shume mire edhe per Interin qe do e priste djaloshin me krahe hapur.”

“Gjithesesi mbetet per tu pare se si djaloshi i lindur ne Linz mund te largohet nga Reali i Madridit. Do te duhet nje blerje e plote e kartonit e tij apo mund te vije me nje huazim tjeter si ai i Chelsea?”

“Ky eshte nje investim jo me i vogel se 30 milione euro dhe ky eshte nje nga aspektet qe do te percaktoje shume nese ky operacion do te behet nga skuadra zikalter apo jo.”

“Bashke me Kovacic, kush jane opsionet e tjera per mesfushen? Lista deri me tani perfshi njerez si Ndombele, Rakitic, Thomas por edhe vete Kroos.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

16 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

16 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

16 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

16 hours ago