Categories: MerkatoNe plan te pare

Merkato, La Gazzetta dello Sport jep lajmin: “Me ne fund arrihet marreveshja ndermjet Interit dhe Verones per kartonin e Eddy Salcedo.”

Atalanta fitoi diten e djeshme ndaj Bolognas, por nje ndeshje me pare, ne ndeshjen Atalanta-Verona, ai qe ka rene shume ne sy ka qene nje talent i ri ne pronesi te Interit: Eddie Salcedo.

“I pari, deri me tani, dhe i vetmi, gol ne kampionat, e kishte shenuar ne nentorin e kaluar me Veronen.”

“Qe atehere, kane filluar operacionet diplomatike te Hellas Verona me Interin per te zgjatur huazimin e tij edhe me nje sezon tjeter.”

“Por demtimi i pesuar ne dhjetor e mbajti te ndalur lojtarin deri ne ndalesen e kampionatit dhe ai tashme eshte rikthyer te jete ai qe kishin besim te gjithe.”

“Ta shihje titullar ndaj atalantes tregon se kjo tratative eshte rifreskuar gjithashtu. Verona ka shume deshire qe ta mbaje lojtarin.”

“Nje tregues eshte edhe fakti se ai deri me tani ka luajtur 13 ndeshje dhe nese do te luaje edhe ndeshjet e mbetura ai do te arrije te 17 ndeshje.”

“Dicka me pak se gjysma e kampionatit. Aspak keq per nje debutues, ne vitin e tij te pare mes te medhenjve ne Serie A.”

“Por e sigurt qe do te kishte luajtur me shume nese nuk do te kishte pesuar ate demtim. Te gjithe e dine kete.”

“Interi me Veronen kishte gjetur nje dakordesi maksimale per zgjatjen e kontrates se lojtarit sepse e di qe kjo gje eshte per te miren e te gjitheve.”

“Interi perfiton sepse lojtari luan, lojtari perfiton sepse rritet te nje skuader e mire si Verona dhe Verona perfiton sepse ka ne skuader nje lojtar mjaft te talentuar.”

“Aty eshte nje tranjer si Ivan Juric qe ka besuar shume tek ai dhe qe punon shume me te rinjte. Kete e ka treguar edhe ky kampionat.”

“Por lajmi i mire ne kete mes eshte se marreveshja per qendrimin e Salcedo edhe nje sezon tjeter te Verona eshte arritur dhe mungon zyrtarizimi. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe.”

“E ku i dihet, mbase ky operacion eshte vetem i pari ndermjet dy klubeve qe jane ne diskutime edhe per ceshtje te tjera merkatoje.”

“Ceshtjet jane te shumta: fillojne qe me huazimin e lojtarit tjeter te Interit, Federico Dimarco te Verrona ku po luan jo pak.”

“Por edhe me ceshtje te tjera te rendesishme si Marash Kumbulla, nje lojtar qe i pelqen tmerresisht shume Marottes dhe Interit.”

“Deri pak dite me pare dukej Lazio me afer lojtarit, por Interi eshte rikthyer fuqishem ne gare per te sipas mediave vendase italiane.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

KOMUNIKATE ZYRTARE NGA CURVA NORD: “Milan Skriniar sot ne San Siro nuk do te marre asnje…”

Zerat gjithmone e me shume te shpeshte per nje largim me parameter zero per Milan Skriniar ne fund te sezonit…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Empoli, Inzaghi vendos perfundimisht: “Ky eshte formacioni titullar per sot: ulet ne stol…”

Pas nje super karikimi me 3-0 ndaj Milanit ne Superkupe, Inter tashme rikthehet ne fushen e lojes ne kampionat. Perballe…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, situate shume e keqe me PSG: “Klubi zikalter i ka pritur shume keq fjalet e…”

Me sa duket ceshtja Milan Skriniar tek Inter po shqeteson shume klubin zikalter me te gjitha gjerat qe kane ndodhur…

18 hours ago
  • Uncategorized

GAZZETTA E SIGURT: “Inter ka marre nje vendim per Kristjan Asllanin: ne vere ata do te…”

Nje nga temat me te rendesishme tek Inter eshte e ardhmja e disa nga lojtareve zikalter qe ende nuk jane…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Pastorello agjenti i De Vrij: “Po, Inter na ka telefonuar per rinovimin. Ai deshiron te…”

Ne shtepine Inter nuk eshte vetem ceshtja e rinovimit te Milan Skriniar, por edhe ajo e hollandezit De Vrij. Edhe…

23 hours ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen mesfushoret me te shtrenjte: “Normalisht ne vend te pare ndodhet…”

Vetem dy muaj larg llogaritjes se re te vlerave te merkatos, Transfermarkt ka stiluar klasifikimin me te ri te vlerave…

24 hours ago