Categories: MerkatoNe plan te pare

Merkato, objektivi eshte te gjendet nje Salah. Mes enderrave dhe realitetit: ja te gjithe emrat

Te gjendet nje tjeter Salah per Spallettin ne merkato.

Ky eshte objektivi i madh i veres zikalter, me Piero Ausilio te cilit i eshte dhe nje nje mision: nje lojtar majtak qe niset nga e djathta dhe qe eshte ne gjendje te garantoj gola, pervec se te kete nje eksperience nderkombetare.

Kete thote gazeta torineze Tuttosport qe jep gjithashtu edhe disa emra.

“Enderrat jane tre por per motive te ndryshme mund te mbesin te tilla. I preferuari eshte Riyad Mahrez, dhe pas lojtarit eshte edhe Manchester City qe ne janar ishte refuzuar nga Leicester City. Shuma qe mund te kerkojne anglezet eshte rreth 70 milione euro (Romes iu kerkuan 45 ne vere), kjo pas shitjes se Coutinhos te Barcelona qe ka cmendur merkaton angleze”, shkruan Tuttosport.

“Pak per t’u bere edhe rreth Angel Di Maria qe veren e kaluar ishte objektiv i Ausilios. Paris Saint-Germain ka nevoje te shes brenda 30 qershorit per shkak te FPF dhe pikerisht ne kete kohe Interi me shume se te blej duhet te mendoj per plusvalenca”, thekson gazeta.

“Enderra e fundit – shkruan Tuttosport – eshte Florian Thauvin, por deklaratat e fundit te presidentit te Marseille se lojtari nuk do te largohet as per 80 milione euro nuk te japin shume hapesire per te menduar rreth nje transferimi eventual te tij”.

Deri ketu enderrat, ndersa duke u kthyer ne realitet gazeta e Torinos jep profile tjera me te mundshme per t’u realizuar.

Behet fjale per Marlos te Shakhtar Donetsk dhe Simone Verdi te Bolognas. Asgje per t’u bere per Josip Ilicic. Nderkohe nga Interi pritet te largohen Eder dhe Karamoh si huazim.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: Di MariamahrezMarlosmerkatothauvinVerdi

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

12 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

13 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

13 hours ago