Massimo Moratti eshte kthyer per te folur per nje enderr te tij te vjeter: Lionel Messi tek Interi.
Fjale qe kane bere buje jo pak ne Itali dhe ne Spanje, por sipas Gazzetta dello Sport, nese Moratti del aq hapur, ai duhet te kete ndonje informacion. Qofte ky edhe nje thashethem qe qarkullon ne nivele drejtuese tek Interi.
Ai dihet tashme qe eshte i lidhur ne nje mardhenie miqesore me Steven Zhang dhe Moratti kur foli per Messin permendi nje sforco qe po behet apo mund te behet per argjentinasin.
Me pak fjale, nuk po fliste vetem per nje enderr edhe pse me pas ai tha se ishte thjesht deshira e tij si tifoz e gjitha kjo.
“Moratti mund ta mohoje sa te doje, por ai i tha ato fjale per nje arsye te qarte: sepse di dicka.”, thote Gazzetta.
Mbase Moratti po fliste per nje tentative qe ka shkuar apo do shkoje bosh, por eshte nje tregues i qarte per ambicjen e Suning qe me te vertete deshiron te beje buje.
Por e veshtire qe per Messin tek Interi te perdoret si lojtar shkembimi Lautaro Martinez dhe kete gje e ka thene edhe Massimo Moratti.
Objektivi i Interit eshte se nese vjen Messi, te jete shok reparti me Lautaron dhe jo te zevendesojne njeri-tjetrin.
Por duhet folur drejt: mbase Moratti mund te dije dicka, por Messi mbetet nje ender e jo vetem per Interin, por per cdo klub ne bote.
Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…
Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…
Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…
Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…
Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…
"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…