Me sa duket, Milan sapo ka marre goditjen perfundimtare nga Shoqata e Arbitrave ne Itali qe ka dhene verdiktin e saj per golin e Bennacer.
Pikerisht kjo teme ka qene nje nga me te perfolurat gjate dites se djeshme: a ka qene Kalulu ne pozicion jashte loje ne golin e shenuar nga Milan?
Kesaj radhe ka qene Mediaset ajo qe ka dhene ne menyre zyrtare mendimin e shefit te arbitrave, Rocchi, i cili ka dhene verdiktin e tij.
Ai eshte shprehur qarte: “Ka qene i drejte anullimi i golit”, dhe me pas ka shpjeguar me detaje se pse mendon keshtu.
“Duke qendruar i ndalur te fakti qe behet fjale per nje rast ne limite, e duke llogaritur qe jane dashur tre minuta per te pare gjithcka, ka qene e drejte qe goli te anullohej.”
“Arbitrat kane dashur te japin nje vendim te drejte dhe kane hedhur drite mbi cdo dyshim. Pastaj, ne dyshim, arbitrat duhet te jene te prere ndaj sulmuesve ne zonen e vogel te portierave.”
“Pastaj per te anulluar nje rast duhet vleresuar edhe influenca e mundshme e Kalulu dhe kapaciteti i portierit per te pritur nje gjuajtje.”
“Ne rastin e Kupes se Italise, vendimi eshte marre ashtu sepse shihet portieri qe zgjatet ne te majte qe te shmange Kalulu per te pare topin.”
“Eshte pikerisht ketu momenti kur Marani ka vendosur qe te jape pozicion jashte loje. Ka qene nje vendim qe eshte pranuar dhe konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e larte te Shoqartes se Arbitrave.”
“Ata kane fjalen e fundit gjithmone dhe vendosin nese nje vendim quhet i drejte, nje gabim apo nje gabim i rende.”
Duke folur direkt nga faqet e La Gazzetta dello Sport, ish-tranjeri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka komentuar fitoren e Interit…
Paolo Condò, gazetar shume i njohur italian ka qene prezent diten e djeshme ne studiot e Sky Sport Italia. Aty…
Inter ka fituar ne fushen e Fiorentines diten e djeshme, por duket se ka kohe edhe per merkaton zikalter. Per…
Pas ndeshjes, lojtari i Fiorentines dhe ish-lojtari i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka folur per mikrofonat e DAZN. Keto kane qene fjalet…
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pas fitores se mrekullueshme dje ne Firenze ku shenoi dy gola dhe dha edhe nje…
Ka qene nje finale ndeshje shume e ndezur ajo ne Firenze dje pasi arbitri Valeri ka derguar ne dhomat e…