Categories: Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E treguam me vepra: Inter eshte superior ndaj Milan. Ata jane…”

Henrikh Mkhitaryan sot ka qene protagonist i nje interviste per DAZN ku ka folur per shume tema dhe ne vecanti per situaten e Interit.

“Ne do te luftojme deri ne fund, gjeja me e rendesishme eshte te mos humbasim me pike dhe me rendesi te arrijme aty ku duhet”.

Cfare na thua per derbit qe fituat (2) ne 18 dite?

“E cmendur si gje. Donim ti fitonim dhe i fituam. I pari ne Superkupe ishte per titull dhe kemi qene shume te lumtur”.

“I dyti ka qene per Serie A dhe ka qene nje formalitet dhe nuk kemi festuar shume. Kemi merituar ne ate ndeshje dhe kemi treguar se Milano eshte zikalter”.

A e keni ndjere qe jeni superiore?

“Patjeter, ka qene surprize sepse prisnim dicka me shume, por jemi treguar superiore ne cdo aspekt ndaj Milanit. E treguam me vepra: ata jane te forte, por ne jemi mbi ta dhe me te forte se ta dhe pike”.

A ju kane karikuar apo ju kane dhene bezdi kritikat ne fillim te sezonit?

“Kritikat ne radhe te pare ja bejme neve vetes. E kemi nisur keq dhe e kemi kuptuar: kemi bere dicka keq, kemi rregulluar me pas ato qe mundem”.

“Ne kemi folur me njeri-tjetrin, jemi nje familje dhe ne familje mund te ndodhe gjithcka. E rendesishme te flasim dhe te kuptohemi per fanellen tone”.

Si ju ka treguar Skriniar se do te largohet?

“Jam shume i trishtuar por duhet te pranojme zgjedhjen e tij. Karriera eshte e tij dhe ai eshte pergjejges per ate”.

“Duhet ta falenderoj qe luan me mua. E meritonte fashen e kapitenit, tani e ka Lautaro dhe e dime qe kapiteni ka qene gjithmone Handanovic. Skriniar mbetet shume i forte”.

Cfare mendon kur shikon golin e pare ne Firenze me Interin?

“Kur kam pare Dzekon qe ja dha Barellas kam pare hapsire dhe kam shkuar edhe pse isha shume i lodhur. Kur pash qe mbrojtesi donte te largonte andej topin vura kemben per ta prekur. Instikti me ndimoi”.

Mbrojtesi me i veshtire per tu dribluar?

“Asnje (qesh)”.

Sekreti i nje dhome zhveshje fituese?

“Mentaliteti”.

Idhulli i femijerise?

“Zidane”.

Talenti i nje lojtari te ri qe te ka impresionuar me shume?

“Nuk eshte me i ri por eshte Barella”.

Shoku qe ka batuten gjithmone gati?

“Bastoni”.

Ndeshja me e veshtire kete vit?

“Ajo me Barcelonen ne San Siro. Na ka dhene besim te madh. Jemi shume te forte, por te fitosh ketu dhe te barazosh atje na ka dhene besim te madh.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “Objektivi i Interit leshon nje sinjal te madh per transferimi ne Milano? Poston…”

Nderkohe qe rriten gjithmone e me shume zerat per nje transferim ne Milano, duket se Marcus Thuram ka leshuar nje…

19 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta habit per merkaton: “Mos u habisni ne fund: Marotta po tenton keto dy goditje ne mesfushe”.

Calhanoglu eshte shume i rendesishem si mezzala, shume i rendesishem si regjizor por edhe si nje... gjithckaberes. Sipas La Gazzetta…

39 mins ago
  • Uncategorized

CURVA NORD DERGON NJE TJETER MESAZH PER INZAGHIN: “Nuk do te vershellejme por duam nga ai qe…”

Duket se Curva Nord nuk deshiron te qendroje pa levizur ne kete situate teper te sikletshme per Interin. Zikalterit po…

44 mins ago
  • Uncategorized

Xavi cmendet perseri: “A e pate te gjithe? Dje ishte penallti e paster. Edhe Interi na ka…”

Xavi eshte ende i helmuar dhe nuk po e kaperdin dot qe Barcelona e tij ndodhet ne Europa League per…

49 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Ajo qe nuk dime per merkaton e Interit eshte fakti se kane dy emra per…”

Per sa i perket mbrojtjes, klubi zikalter eshte ne kerkim te nje mbrojtesi ne vend te Milan Skriniar qe largohet…

1 hour ago
  • Uncategorized

Il Giornale frikeson Inzaghin: “Kemi marre vesh dicka: duket se per qendrimin e tij nuk mjafton vetem…”

Ne fokusin e Il Giornale duket se ka perfunduar Simone Inzaghi dhe situata qe Inter po kalon ne kete moment.…

2 hours ago