Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Me Thohir shpresoj ne nje Inter me te mire. Une president? Te shohim…”

Keto jane fjalet e Massimo Morattit ne fund te mbledhjes te shumepritur te Keshillit te Administrimit, e fundit para hyrjes ne shoqeri te Thohir. Presidenti zikalter ka konfirmuar se gjithcka eshte e bere dhe shpreson per te pare ne te ardhmen, me Thohir, nje Inter me te mire.

Moratti, na thuaj si ka shkuar Keshilli i Administrimit?
“Asgje e vecante. Kishim thjesht per te ratifikuar bilancin e vitit te shkuar. Pastaj ka patur nje bashkebisedim me keshilltaret, por asgje e re.”

E keni fiksuar daten e Asamblese?
“Akoma jo, kemi menduar per disa data, por do e vendosim perfundimisht pas disa ditesh.”

Firmat jane te sigurta?
“Po, keshtu duket. Megjithate nuk ka asgje te sigurt. Ndoshta nuk jemi larg, por deri ne momentin kur nuk eshte firmosur nuk mundem dhe nuk duhet te jap asnje lajmerim. Dhe nuk ka per te ndryshuar shume ne profilin e menaxhimit te shoqerise.

Mund te vine firmat brenda kesaj jave?
“Edhe ndoshta, por varet nga shume faktore te vegjel.”

Ju do te qendroni president?
“Te shohim.”

Do te vinte Thohir ne Asamble ne rast se do firmoste?
“Nuk e di, nuk kemi folur kurre per dicka te tille.”

Ne Keshillin e ri te Administrimit do te kete tre pjesetare te familjes Moratti?
“Varet sa keshilltare ka, pastaj prej aty do te behen konsiderimet ne baze te perqindjeve qe ka secili. Nese behet fjale per tre aksionere qe hyjne, secili do te kete perqindje dhe do te prezantoje veten e tij ne nje menyre te caktuar. Prandaj edhe ne, qe do te kemi nje pjese te mire te perqindjes te aksioneve, do te kemi perfaqesuesit tane.”

Cfare Inter do te jete me ardhjen e Thohir?
“Shpresoj akoma me i mire se ne kete moment, sepse eshte pikerisht per kete qe po bejme kete operacion.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: morattithohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago