Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Penalltite? Situate komike, dicka absurde. Ndoshta kane frike nga…

Shume fat i keq, skuadra ka luajtur mire ne pjesen e dyte, ne te paren ishim pak te lodhur, por sigurisht kemi merituar fitoren.” – keshtu ka thene presidenti i nderit i Interit Massimo Moratti ne hyrje te zyrave te Saras.

“32 ndeshje pa penallti? Eshte dicka komike. Tanime flitet vetem duke qeshur, sepse dihet qe ndodh cdo jave, dhe penalltite nuk na i japin.”

“Te flasim per qellime te keqija? Po jo, pse duhet te flasim… vitin e shkuar ka ndodhur e njejta gje, qe nga ndeshja me Juventusin deri ne fund te kampionatit, edhe ne te shkuaren… U ndodh te gjitha skuadrave, por ketu ndodh me nje statistike absurde. Besoj se arbitrat kane frike te japin penalltine e pare pas kaq shume kohesh, kjo mund te jete dicka qe i frenon mjaft, sepse penalltia duhet te jete e qarte, ndryshe behet nje problem.”

“Me duket se lojtaret futen ne fushe me deshiren per te bere mire, Mazzarri i karikon sic duhet, por ka ndeshje ku gjerat nuk fillojne te ecin. Guidolin nuk eshte keq, dje ka hedhur ne fushe nje skuader ne ate menyre qe te frenonte lojen tone. Nuk besoj qe eshte nje ceshtje deshire apo dembelizmi, skuadra deshiron te beje mire, nese shenon nje gol gjithcka funksionon me mire, kete e dime. Besoj se Mazzarri eshte i zoti.

Cfare do te thote Thohir me fjalen “do te shohim gjithcka”? Nuk e di, duhet te pyesni ate, jo mua.

Roli im nuk me mungon, kur dikush merr nje vendim te tille nuk mund t’i lere vend nostalgjise, une besoj tek ata qe jane aty ne kete moment.

Eshte shqetesuese ecuria e Interit? Ndoshta (qesh). Deri tani kemi folur per shume justifikime, te shpresojme qe jane ato qe na kane frenuar.

Torres dhe Dzeko? Mua me terheqin, ashtu sic u terheqin ju, sic terheqin nje tifoz te Curva Nord. Kushdo nga ne mund te kete preferencat e tij, pastaj ate qe do beje shoqeria nuk e di. Do te flasim, por vendimi nuk eshte i imi. Dicka eshte te marresh vendimin perfundimtar, dicka tjeter eshte te marresh pjese ne menyre miqesore ne ndertimin e dickaje, prandaj nuk mund te marr pergjegjesine e nje shprese.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: moratti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “DigitalBits flet ne menyre zyrtare dhe mohon totalisht zerat qe e shohin si…”

Vazhdohet qe te kete shume paqartesi per te ardhmen e sponsorit te Interit, Digitalbits, ne fanellat zikalter. Ne ditet e…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Branca zbulon: “Po, e vertete: Moratti ka te drejte. Inter sot do te kishte Haaland sepse ne…”

Ditet e kaluara, Massimo Moratti kishte folur per mediat ne Itali dhe kishte thene se ai dhe Branca do te…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Acerbi nuk permbahet: “Ofendimet pas ndeshjes ndaj Milanit? Me shume burre jam une, se sa ata qe…”

"Kemi bere shume mire, nje ndeshje te rendesishme. Ishte e veshtire te konfirmonim ate qe beme mire ndaj Sassuolos dhe…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Une mund te shkarkohesha? Shiko, ne jemi Inter: nuk eshte e mundur qe te humbasim…”

Pas 2-0 ndaj Salernitanes, Simone Inzaghi ka analizuar ndeshjen ne Meazza per mikrofonat e Sky Sport. Keto kane qene deklaratat…

4 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro per DAZN: “Po, eshte e vertete: ja cfare ka ndodhur perpara ndeshjes me Barcen. Tani…”

Lautaro Martinez, autor i golit te pare dje, ka folur per DAZN, dhe ka komentuar keshtu ndeshjen e bere prej…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barella dhe ajo qe nuk keni pare pas vershellimes finale te arbitrit dje: “Eshte nisur direkt me vrap te…”

Ashtu si ndaj Barcelones, Nicolo Barella ka rigjetur golin edhe kunder Salernitanes, ku ka bere nje ndeshje mjaft te madhe.…

4 hours ago