Ne nje interviste telefonike per Top Calcio, ish presidenti zikalter Massimo Moratti ka folur rreth 18 viteve qe kaloj tek Inter. Ja fjalet e tij:
Barcellona-Inter ne 2010 te kujton dicka nga ndeshja Barcellona-Psg? “Ne ishim ne 10 lojtar pas pak minutash loje dhe dje e kuptuam sesa te fort ishim qe rezistuam. Edhe ne vuajtem por fundi ishte ne favorin tone”.
Coppa Uefa ’98. “Ishte nje skuader e frikshme. Kishim nje sulm qe rrall shihej. Morem nje cmim te mrekullueshem pas sakrifices se djemeve, dhe pas atij zhgenjimi ne Torino”.
Messi tek Inter me e veshtire sesa Ronaldo? ” Blerja e Ronaldo nuk ishte dhe aq e veshtire pasi askush nuk e priste. Per Leon eshte teper e veshtire, pasi ndiqet nga te gjithe. Dje e tregoj edhe njeher se cfare lojtari fantastik qe eshte”.
Tripleta – “E mrekullueshme, kujtimi me i bukur, edhe pse ne cdo sezon kemi patur kujtime. Kam jetuar momente krenari dhe zhgenjimi, por ky eshte cmimi per te gjithe tifozet”.
Mourinho – “Nje gjeni profesionist”.
Herrera – “Magjik, ka mahnitur futbollin e 30 viteve”.
Mancini: “Meriton te jete fituesi me i madh i historis se klubit, me ne ishte i shkelqyer, skuadra e tripletes u krijua nga ai. Perse nuk rinovoj? Nuk e di, beri zgjedhjen e tij”.
5 maj 2002 – “Shpjegimi eshte se ne ishim te bindur qe do e fitonim ate ndeshje. Kundershtari ishte i qete dhe gjithcka shkoj keq. Eshte e vertet qe humbem kampionatin ne nje ndeshje, por ne rrezikuam ne disa ndeshje”.
Suning – “Jan te zotet, kan deshire dhe objektiva madhor. Sinqerisht kam shume besim”.
Pioli – “Eshte shume i pergatitur, ka kaluar disa probleme me ndeshjet big por tani e ka ai ne dore ta tregoj se mund tja dal. Eshte shume serioz, skuadra luan mire. Conte e Simeone ne vendin e tij? Perse e prishni festen? Ai po ben mire, ne fund te sezonit do vendoset”.
Objektivi Champions: “Nuk eshte e lehte, Juve eshte shkeputur, Roma e Napoli kan treguar qe jane teper te forta. Nuk kemi shume shpresa por gjithcka eshte e mundur”.
Cfare imagjinon rreth ketyr 109 viteve histori – ” Te thoja tripleta nuk do ishte e ndershme. Zgjedh kupen e pare te kampioneve, vitet e para kur mora drejtimin dhe fitoret e para. Deshiroj me te miren per tifozet qe po jetojne kete histori, uroj te rritet besimi dhe te ngjitemi ne nivelet me te larta”.
Inter ka fituar ne fushen e veshtire te Atalantes me rezultatin 2-3 dhe ka marre ne shtepi nje tre pikesh…
Simone Inzaghi, tekniku i Interit, pasi ka folur per Sky Sport, ka folur edhe ne konference per shtyp, kur kesaj…
Duke folur per DAZN per humbjen ndaj Interit, Gian Piero Gasperini me sa duket nuk eshte dakord per kete takim…
Nje fitore shume e bukur per Interin dhe per ekonomine e kampionatit zikalter qe ka mbyllur ndeshjen 2-3 ndaj Atalantes.…
Simone Inzaghi, direkt pas ndeshjes se Bergamos, eshte ndalur ne mikrofonat e Sky Sport, perpara se te fliste edhe per…
Ka pasur goxha nostalgji diten e sotme nga ana e Ivan Perisic me ane te nje postimi ne rrjete sociale…