Categories: MerkatoNe plan te pare

Moratti po thoshte te verteten por strategjia e Interit ne merkato eshte e rrezikshme.

Jemi ne fillim te korrikut. Deri ne fund te merkatos ka akoma kohe. Gjerat me interesante dalin ne drite pikerisht rreth fundit te gushtit.” Keto ishin fjalet e Morattit ne 9 korrik, ne eventin Pirelli ne Milano, para se te fillonte pregatitja ne Pinzolo.

Presidenti zikalter, ne baze te kesaj qe ka ndodhur deri tani, po tregonte te verteten. Blerjet ne kohe te shpejta te Icardi dhe Belfodil kane paraqitur nje perjashtim ne nje merkato interiste qe deri ne kete moment karakterizohet nga pritje te gjata dhe te lodhshme. Por duhet thene se per sulmuesit nuk mund te pritej duke pare qe Milito dhe Longo ishin te demtuar, Cassano do shitej dhe Rocchi ishte larguar.

Pra, Interi po pret uljet e cmimeve te fundit te merkatos, shpreson qe, ashtu sic ka ndodhur shpesh gjate viteve, cmimet te bien dhe konkurrenca te ulet pas fillimit te sezonit. Eshte pikerisht kjo strategjia, e perdorur me Radja Nainggolan, per te cilin Roma ka hequr dore perfundimisht, ndersa Fiorentina nuk duket kaq e interesuar dhe pret qe Cellino te ule kerkesat.

Nderkohe, Mazzarrit i eshte kerkuar te vleresoje skuadren ne dispozicion te tij per te vendosur edhe lojtaret qe do te largohen nga kjo skuader.

Por duhet thene se strategjia zikalter eshte shume e rrezikshme. Uljet e fundit te sezonit te merkatos, mbi te gjitha i perkasin skuadrave te medha europiane, qe shpesh i leshojne lojtaret e tyre me cmim te ulet. Por lojtaret e Psg, Real, Chelsea, Manchester City etj marrin paga shume te larta, me te larta se ato te lojtareve me te mire interiste (Guarin, Palacio, Ranocchia, Handa).

Pra, ngelet rreziku qe ne fund te duhet te perdoret plani B, plani C dhe disa raste edhe plani D. Mazzarri ka kerkuar nje lojtar te djathte per pregatitjen verore, pastaj per turneun ne Amerike. Asgje e bere, kohet jane zgjatur jashte mase. Tekniku interist ka thene qe nuk ka qene kurre kaq i qete per merkaton dhe duhet thene se nuk eshte trajner qe ben deklarata sa per te kaluar rradhen, por thote gjithmone te verteten. Dhe ne shpresojme te jete keshtu, mungojne pak me shume se dy jave nga fillimi i sezonit zyrtar dhe skuadra eshte dukshem e pakompletuar.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarrimerkatomoratti

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Juventus e pranon publikisht se rrezikon renien nga Serie A: ka lajmeruar te gjithe…”

"Prokuroria e Torinos, Consob, Uefa, Figc dhe ne fund edhe Superlega: ka plot probleme per te mbajtur pezull Juvnetusin ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

Hakimi, Conte dhe fraza e ish-tranjerit qe sapo eshte bere meme: “Hakimi eshte nje deshtak kur vjen puna te…”

Vite me pare, kur Antonio Conte ka qene tranjer i Interit, duke qeshur dhe duke bere shaka, ka dhene nje…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, Biasin zbulon disa detaje te tjera: “Kam marre vesh se Inter i ka lene dore te lire lojtarit te zgjedhe mes…”

Milan Skriniar tek Inter: do te jete nje brenda ose jashte, perpara fundit te Boterorit qe po zhvillohet ne Katar.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Acerbi zbulon gjithcka: “Doni te verteten? Kishte nje moment ne vere kur nuk doja te vija te Inter. Kisha pesuar aq…”

Diten e sotme, mbrojtesi i Interit, Francesco Acerbi ka folur per shanset e Interit per te fituar Scudetton, por ka…

5 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, ja kush jane TOP dhe FLOP ne Boteror: Lukakun mund ta klasifikojme direkt si…”

Sot eshte dita e pare e Boterorit ne Katar qe nuk do te kete ndeshje dhe per La Gazzetta dello…

5 hours ago
  • Uncategorized

La Repubblica e bindur: “Juventusi po tenton gjithcka me planin… ‘Marotta’: klubi nga Torino ka filluar te…”

"Pas largimit te gjithe drejtuesve te Jvuentusi, duket se hapi i radhes eshte rinovimi total i te gjithe drejtuesve te…

5 hours ago