Arbitri i ndeshjes se madhe te javes se fundit te Serie A, Lazio-Inter ishte Gianluca Rocchi i Firenzes, i vetmi perfaqesues i Italise ne Rusi 2018.
Kjo ka qene moviola e ndeshjes se sotme:
19′ – Miranda nderhyn me vonese mbi Murgia dhe e godet ne kufijte e zones: Rocchi nuk e konsideron shume te rende nderhyrjen dhe jep vetem karton te verdhe. E drejte.
28′ – Rremuje ne zonen e Lazios pas goditjes se kendit te Interit: Strakosha nuk mban dot topin dhe D’Ambrosio nga pas i cili fillimisht e kontrolloi me shpatull perfiton dhe shenon me nje rrafishate pa bere faull mbi portierin e Lazios i cili nuk e kishte kapur ende topin. Pasi foli per VAR me audio, drejtuesi i ndeshjes vendosi ta quaje golin.
70′ – Pas nje shpatull me shpatull me Icrdin, Radu prek topin me dore pa dashje ndersa bie: arbitri nuk jep penallti me te drejte dhe le lojen te luhet. Ne kete korne, Rocchi jep fillimisht nje penallti ne zonen e Lazios per Interin per nje prekje me dore te Milinkovic-Savic, i cili hap krahun dhe e prek me dore. Pasi pa imazhet e VAR, drejtuesi i ndeshjes e anullon penalltine duke e konsideruar si prekje me shpatull dhe loja rifillon me nje top te diskutueshem.
74′ – Eder jep top per Icardin ne zone: argjentinasi kontrollon mire topin dhe kalon De Vrij qe e hedh ne toke ne menyre te dukshme dhe me faull. Asnje dyshim ketu per Rocchin: eshte penallti.
79′ – Lulic i cili e kishte tashme nje karton te verdhe pas nje faulli taktik, ben nje faull te pa menduar mire ndaj Brozovic nga pas: vjen kartoni i verdhe i dyte per lojtarin e Lazios dhe kartoni i kuq me pas. I drejte ky vendim i arbitrit.
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…