Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

1,050 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Asnje faull tek goli i D’Ambrosios. Penalltite: ja cfare ndodhi ne te dyja rastet

MOVIOLA – Asnje faull tek goli i D’Ambrosios. Penalltite: ja cfare ndodhi ne te dyja rastet
Inter Club Staff

Arbitri i ndeshjes se madhe te javes se fundit te Serie A, Lazio-Inter ishte Gianluca Rocchi i Firenzes, i vetmi perfaqesues i Italise ne Rusi 2018. 

Kjo ka qene moviola e ndeshjes se sotme:

19′ – Miranda nderhyn me vonese mbi Murgia dhe e godet ne kufijte e zones: Rocchi nuk e konsideron shume te rende nderhyrjen dhe jep vetem karton te verdhe. E drejte.

28′ – Rremuje  ne zonen e Lazios pas goditjes se kendit te Interit: Strakosha nuk mban dot topin dhe D’Ambrosio nga pas i cili fillimisht e kontrolloi me shpatull perfiton dhe shenon me nje rrafishate pa bere faull mbi portierin e Lazios i cili nuk e kishte kapur ende topin. Pasi foli per VAR me audio, drejtuesi i ndeshjes vendosi ta quaje golin.

70′ – Pas nje shpatull me shpatull me Icrdin, Radu prek topin me dore pa dashje ndersa bie: arbitri nuk jep penallti me te drejte dhe le lojen te luhet. Ne kete korne, Rocchi jep fillimisht nje penallti ne zonen e Lazios per Interin per nje prekje me dore te Milinkovic-Savic, i cili hap krahun dhe e prek me dore. Pasi pa imazhet e VAR, drejtuesi i ndeshjes e anullon penalltine duke e konsideruar si prekje me shpatull dhe loja rifillon me nje top te diskutueshem.

74′ – Eder jep top per Icardin ne zone: argjentinasi kontrollon mire topin dhe kalon De Vrij qe e hedh ne toke ne menyre te dukshme dhe me faull. Asnje dyshim ketu per Rocchin: eshte penallti.

79′ – Lulic i cili e kishte tashme nje karton te verdhe pas nje faulli taktik, ben nje faull te pa menduar mire ndaj Brozovic nga pas: vjen kartoni i verdhe i dyte per lojtarin e Lazios dhe kartoni i kuq me pas. I drejte ky vendim i arbitrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.