Categories: Ne plan te pare

Nainggolan: “Deshira ime e madhe eshte te fitoj me Interin. Ja pse u perkula pas golit ne Bologna…”

Interviste e gjate e Radja Nainggolan per mikrofonat e Sky Sport. Belgu flet per te tashmen e tij dhe pritshmerite per te ardhmen ne sezonin e tij te pare me Interin dhe jo vetem. 

Ja pyetjet e gazetarit dhe pergjigjet e Ninjas:

Cfare perqindje te Nainggolan kane pare deri me tani tifozet?

“Mendoj se une po jap gjithcka nga vetja ne kete moment. E sigurt qe duhet te permiresohem sepse kam humbur shume nga pergatitja verore e do me duhet edhe pak kohe por nuk jam i shqetesuar per kete.”

Cfare ke kuptuar ne ambientin Inter?

“Jam gjendur menjehere shume mire, si ne shtepi per menyren se si jam pritur ketu. Jam shume i lumtur qe vesh keto ngjyra dhe dua te kem gezime sa me shpejt.”

Interi deshiron te fitoje. Mendon se ka ardhur koha qe te rifillojne trofete ketu?

“Ky eshte objektivi kete sezon, te permiresojme sezonin e kaluar. E kemi nisur keq por keto dy fitore na kane futur ne rruge perseri. Shpresoj te vazhdojme keshti. Rruga eshte e gjate por sapo kemo fituar dy ndeshje shume te veshtira dhe duhet te vazhdojme perpara.

A ke deshire per te fituar?

“Dua te fitoj me patjeter. Kjo eshte e sigurt. Une kam dhene gjithmone maksimumin ne fushe por nje trofe nuk e kam ngritur akoma. Mbase ka ardhur momenti por le te fluturojme ulet sepse une nuk jam mesuar te flas per gjera qe nuk kane ardhur akoma e keshtu eshte me mire te mos them asgje per kete.”

Tre fitore te rendesishme do te thone se kete sezon skuadra eshte e forte dhe qe etiketat anti-Juve nuk peshojne?

“Lexohet keshu, te gjithe presin shume nga ne dhe duhet te vazhdojme keshtu. Sigurisht te fitosh ne Genova ishte e veshtire, por ajo ishte nje ndeshje e rendesishme pikerisht si ajo dje. Te fitohen keto ndeshje do te thote qe je nje skuader e forte. Tani do te varet nga ne se si do te ecim perpara.”

Cfare kuptimi kishte perulja ne Bologna?

“Nuk e di, thjesht lindi ne ate moment. Kishte kuptimin e vetem qe une po i jepja mire se ardhjen skuadres se re ku kam ardhur sepse kisha munguar ne dy ndeshjet e para. Jam shume i lumtur kur shenoj gjithmone por gjeja me e rendesishme eshte fitorja dhe skuadra.”

Ne Champions Roma vitin e kaluar e nisi me nje grup teper te veshtire dhe me pas shkoi deri ne gjysme finale. Ke te njejtat ndjesi tek Interi?

“Cdo ndeshje duhet luajtur. Kemi fituar me Tottenham por kemi edhe 5 ndeshje te tjera te veshtira qe duhen luajtur mire. Ne keto ndeshje jepet dicka me shume ne fushe por pasi te kalojme grupet do te shohim deri ku mund te shkojme. Ka kohe deri atehere.”

Cfare Spalletti ke gjetur?

“Me te tek Roma jam gjendur shume mire. Kemi bere gjera te rendesishme. Shpresoj te gezojme bashke edhe ketu. Klubi me ka dashur shume. Per Romen nuk dua te flas me, jam i lumtur ketu dhe jam i perqendruar.”

A flinit bashke ne Trigoria vertete?

“Po, duhet te flija tre nete atje dhe ai qendroi nje nate me mua.”

Totti eshte lojtari me i forte qe ke takuar ndonjehere?

“Po, te luash me nje si ai ka qene nje nga momentet me te bukura te karrieres sime. Jam ne kontakt me te, kur ta takoj shpresoj te me dhuroje nje kopje te autobiografise qe ka bere.”

E prisje nje nisje te tille te Romes?

“Nuk e di, bej tifo per ish-shoket e mir sa here mundem por tani e rendesishme eshte te beje mire Interi.”

Cfare i premton tifozeve?

“Ka shume entuziazem sidomos pas kualifikimit. E bukur te luash ne nje stadium plot. Ne japim gjithcka per te fituar dhe do te japim gjithcka per te fituar cdo ndeshje. Shpresojme ne rezultate te medha se bashku.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

7 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

7 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

7 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

7 hours ago