Categories: Ne plan te pare

Gazzetta zbulon: “De Vrij dje i nevrikosur si asnjehere me pare ndaj shokeve ne fushe. Por te mos e marre kaq seriozisht…”

Ai me siguri ka qene nje nga blerjet me te mira te Interit ne merkaton e veres.

Po flasim per Stefan De Vrij, hollandezin qe ka shkelqyer me Lazion per vite me radhe ne Serie A dhe tashme te njejten gje po ben edhe me skuadren e tij te re, Interin.

Sa here ai ka qene ne fushe, Interi ka luajtur shume mire prapa dhe mesfushoret kane pasur me pak pune ne ndertimin e lojes sepse sic ka thene edhe Spalletti kohe me pare:

“De Vrij eshte regjizori i terhequr i Interit sepse di shume mire te ndertoje qe nga mbrojtja”.

Kjo eshte nje cilesi shume e vecnate e De Vrij dhe ai eshte nder me te miret per kete ne Serie A per te mos thene qe eshte me i miri.

Por dje De Vrij ka bere nje tjeter ndeshje te shkelqyer me bluzen zikalter. Zakonisht ai qe shkelqen eshte Milan Skriniar, por ata te dy dje kane qene me te vertete super.

Ajo qe ra ne sy ishte si gjithmone aftesia e tij per te ndertuar sakte dhe me precizion. Hollandezi zor se gabon nje pasim, nje kontroll apo nje pasim te shkurter apo te gjate.

Por Gazzetta zbulon ne rreshtat e saj sot se De Vrij ka qene jo pak here i nevrikosur me shoket e skuadres: hollandezi nuk duron dot ku i dergojne topa te piset qe jane te veshtire per tu kontrolluar ne mbrojtje apo pasime te pasakta.

Por pas kesaj, Gazzetta dello Sport shkruan duke e keshilluar De Vrij:

“Te mos i jape shume rendesi kesaj dhe te mos e marre personale. Jo te gjithe kane dale nga shkolla hollandeze e futbollit ku nje mbrojtesi i mesohet edhe si te ndertoje e jo vetem te mbroje. Jo te gjithe jane aq gjakftohte si ai ne mbrojtje.”

Natyrisht qe nervat e De Vrij jane theksuar nga Gazzetta si nerva loje sepse ai ne fushe eshte gjithmone shume kerkues dhe perfeksionist. Me te ne fushe, Interi eshte me te vertete shume me i forte sidomos ne fazen e ndertimit te lojes.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E PABESUESHME – Termet te Juventusi: “Jep doreheqjen Agnelli, Nedved dhe cdo drejtues: rrezik falimetimi?”

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne keto caste te Juventusi ku kane dhene doreheqjen te gjithe drejtuesit e klubit.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Ivan Perisic, cfare fjalesh: “Doni te verteten? Inter me mungon shume. Shume shpejt do jem ne Milano per…”

Ivan Perisic rikthehet te flase per Interin dhe kete gje e ben direkt nga Katari, vetem nje dite pas fitores…

9 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY SPORT – Kamerun, Andre Onana ka marre vendimin perfundimtar per Katar 2022

Nje dite per tu mbajtur mend per Andre Onana (normalisht jo per mire...) per te gjitha ato qe kane ndodhur…

9 hours ago
  • Uncategorized

Rafa Benitez sulmon: “Thone se kam deshtuar te Inter por nuk thone aspak se Inter mua nuk me…”

Diten e sotme, Rafa Benitez ka dhene nje interviste per Tuttosport, ku ka folur per Napolin, por eshte ndalur edhe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Antonio Cassano i shtang te gjithe: “Te isha si Inter do e shisja Bastonin qe neser: ne vend te tij do merrja direkt…”

Antonio Cassano ka qene si gjithmone prezent ne Bobo TV, ku kesaj radhe ka dashur te jape nje keshille per…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Pa zhurme, nje lojtar tek Inter sapo ka rinovuar per 2 sezone: ja detajet.”

Tek Inter eshte nje periudhe teper e nxehte per sa i perket merkatos ne hyrje, merkatos ne dalje, por edhe…

11 hours ago