Mercato. Ore te nxehta, vendime per t’u marre. Vendime te rendesishme, qe mund te vlejne nje sezon. Per kete Interi po merr kohe, i vetedijshem se ka mbyllur goditjen e pare ne merkato. Ishak Belfodil eshte bindur, mungon akoma “Po-ja” e Cassanos, por eshte thjesht formalitet. 30 vjecari barez, – sic raporton Gazzetta dello Sport – po zgjidh disa detaje me sponsorin teknik perpara se te konfirmoje kalimin tek skuadra e Donadonit. Ndersa Silvestre duhet te bindet se ne Parma mund te kthehet ai i meparshmi.
MESFUSHA – Ne pritje per te kuptuar nese do te vije nje tjeter sulmues pas Belfodil, tani eshte mesfusha reparti per tu kompletuar. Sot mund te kete nje takim me Cagliarin ne Federate, ku do te diskutohet per te ardhmen e Nainggolan. Megjithate, cmimi i belgut eshte ne qiell, keshtu qe Interi mund te hidhet mbi Saphir Taider, me i ri dhe me ekonomik se Nainggolan (vleresohet 7 milion). Ky eshte emri i ri qe po flitet dhe sipas Gazzetta dello Sport dje ka patur nje takim me Bolognen, ku eshte folur per disa te rinj, por megjithate eshte bere edhe nje diskutim paraprak per Taider, 21 vjecar. Gjithmone ne mesfushe, Stankovic do te thote lamtumire. “Mund te kete nje skuader prapa”, – ka thene Moratti, dhe sipas GdS kjo skuader mund te jete Fiorentina.
KAPITULLI TE RINJ – Interi shtyn per Isla, por kerkesa e Juventus eshte gjithmone 7,5 milion, qe zikalterit nuk duan ti japin. Keshtu qe kthehen emrat e Basta por edhe Zuniga. Agjenti i Basta ka thene dje se ka folur me Gino Pozzo per te kuptuar nese ka mundesi qe Udinese te ule kerkesat e saj. Interi pret, vlereson dhe mendon…
Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…
Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…
Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…
Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…
Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…
Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…