Categories: Ne plan te pare

Nainggolan zbulon detajet: “Ja si ma komunikoi Interi vendimin se ne skuader nuk kishte me vend per mua. U zhgenjeva por e pranova.”

Nje debutim i hidhur tek Cagliari per Radja Nainggolan qe e ka nisur Serie A me nje humbje ne shtepi diten e djeshme.

Ai ka folur per mikrofonat e Sky Sport pas ndeshjes dhe belgu eshte kthyer edhe prapa ne kohe dhe ka treguar si kane shkuar gjerat me Interin dhe ka folur edhe per Mauro Icardin.

Keto kane qene fjalet e Radjas: “E kemi nisur shume mire ndeshjen, por ne ndeshje si keto fati nderron vetem kur shenon gol. Kane bere gol ata dhe ne kemi reaguar keq. Kur nderron shume lojtare, duhet pak kohe qe te shikosh skuadren me te mire ne fushe.”

“Perpara mbrojtjes une kenaqem, se ku luan nuk eshte nje problem per mua. Duhet te bej ate qe me kerkon tranjeri.”

“Duhet te rikthehem pak ne formen time. Por ndeshjet per tu fituar jane ato si sot ama. Interi? Eshte nje skuader shume e rendesishme qe ka bere blerje shume te rendesishme. Do te luftoje per objektiva te medha kete sezon.”

“Por une javen qe vjen ndaj Interit do te kerkoj te fitoj natyrisht. Tani luaj per Cagliarin. E kam nisur sezonin tek Interi shume i motivuar, u nisa edhe me skuadren. Une dhe Mauro ishim jashte per zgjedhje te klubit dhe mendoja se do e kishim nje mundsi te tregonin se ja vlenim, por asgje nuk ndryshoi.”

“Me lane jashte ne miqesore. Por Interi me thirri me me shpejgoi si ishin punet dhe cfare vendimi kishin marre per mua. U detyrova ta pranoj kete zgjedhje qe mu shpjegua.”

“Si ndodhi? Me therriten, me shpjeguan idene e tyre, ju pergjigja ne moment. Mbeta shume i zhgenjyer sepse kisha pritshmeri per kete sezon por e pranova zgjedhjen e Interit.”

“Kam kerkuar te bej profesionistin, u vura ne dispozicion te klubit. Te qendroja tek Interi sa per te marre rrogen e per te mos luajtur nuk me pelqen, nuk eshte prej gjerave qe mund te bej une.”

“Me kane ndihmuar te gjej nje sistemim sa me te mire per mua dhe familjen time por une me Cagliarin kam bere nje zgjedhje shume te mire.”

“Icardi? Cdo njeri e mendon per te miren e tij personale. Une vajta ne Kine me sigurine qe nuk do te luaja, shpresoja ne te njejten kohe qe gjerat te ndryshonin, por e kuptova me pas qe vend per mua nuk kishte dhe se Interi e kishte marre nje vendim pa kthim prapa.”

“Mauro ka bere 120 gola ne Serie A dhe eshte vetem 26 vjec, nuk jam une qe duhet te them se eshte i rendesishem apo jo sepse i tille eshte. Nese qendron tek Interi i uroj me te miren e mundshme, une zgjodha ndryshe.”

“Mungon edhe nje jave ama, une nuk bej agjentin por lojtarin. Ai ka treguar gjithmone se mund te jete i rendesishem, shpresoj te gjeje hapsire nese qendron apo largohet.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Argjentina, fjale teper te veshtira nga Lautaro Martinez: “Nuk ndihem aspak mire. E di shume mire qe…”

Eshte Lautaro Martinez lojtari i pare i Argjentines qe ka pasur guximin te dale perpara mediave per te folur per…

1 hour ago
  • Uncategorized

Serie A, Roberto Mancini i sigurt: “Ja kush eshte kundershtari me i frikshem per Napolin: mund te jene…”

Diten e sotme per mediat ka folur edhe Roberto Mancini, i cili ka dhene mendimin e tij per Serie A…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi mund te dale kunder drejtuesve ne merkaton e dimrit? “Tranjeri nuk eshte dakord me…”

A mund te kete nje perplasje per sa i perket merkatos ndermjet drejtuesve zikalter dhe tranjerit Simone Inzaghi kete dimer?…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, lufte e ashper me Napolin dhe Romen per lojtarin qe ne vere vlente vetem 5 milione euro? “Tani kushton…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme flet per nje tjeter lojtar nga Serie A qe ka shperthyer gjate ketij…

6 hours ago
  • Uncategorized

Alfredo Pedulla zbulon: “Inter ka vetem 15% mundesi qe ta marre kete lojtar ne merkaton e janarit”.

Marcus Thuram eshte ne qender te merkatos se Interit dhe tashme te gjitha mediat ne Itali po flasin per emrin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian i bindur: “Ky Boteror ne Katar mund te sjelle nje lajm te arte per Interin”.

Duke folur per mikrofonat e Sky Sport, Stefano De Grandis, gazetar i njohur italian, ka folur per Boterorin ne Katar dhe…

6 hours ago