Categories: Ne plan te pare

Tuttosport sulmon Conten: “Interi eshte kthyer prapa 25 vjet me vendimin e fundit. Cfare kuptimi ka te fshehesh listen e lojtareve?”

Tuttosport duket se nuk eshte aspak dakort me vendimin e fundit te Interit per sa i perket Listes se lojtareve te grumbulluar per ndeshjen e sotme. 

Sipas tyre, Interi eshte kthyer plot 25 vite mbrapa me kete vendim qe eshte i pakuptimte sepse jetojme ne vitin 2019.

“Sot jemi ne epoken e rrjeteve sociale, ne epoken e internetit ku lajmi eshte i shpejte dhe qarkullon ne te gjithe boten ne pak sekonda.”

“Por cfare kuptimi ka qe Interi te rikthehet 25 vite prapa – thekson dhe pyet Tuttosport – dhe te aplikohet kjo praktike antike kaq e vjeter dhe te mos publikohen lojtaret e grumbulluar nga skuadra?

“Duket e pakuptimte qe Antonio Conte ka vendosur ta mbaje per veten e tij listen e lojtareve te grumbulluar per ndeshjen ndaj Lecces qe do te luhet sot ne San Siro.”

“Gjithesesi, edhe pse nje vendim i gabuar, duket qarte se Interi ndihet “ne siklet” per ceshtjen Icardi dhe prandaj nuk deshiron ta beje publike listen sepse ish-kapiteni nuk eshte i grumbullar.”

“Dy jane mundesite: ose Conte deshiron te surprizoje teknikun e Lecces me lojtaret ne dispozicion ose e gjitha eshte bere per Mauro Icardin por te gjitha gjasat jane qe te jete bere pikerisht per Mauro Icardin.”

“Gjithesesi, ky precedent nuk perseritet ne Serie A qe ne mesin e viteve 90, kur Ottavio Bianchi per te qene te sakte, i tregonte lojtaret e grumbulluar perpara cdo ndeshje. Qe prej atehere te gjitha skuadrat i kane treguar te grumbulluarit e tyre.”

“Por keshtu, tifozet e Interit do te duhet te presin spikerin e Meazzes per te marre vesh se kush nga lojtaret eshte grumbulluar. A ka kuptim e gjitha kjo?”.

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e saj gazeta torineze Tuttosport qe me sa duket eshte prekur shume per faktin se Interi dhe Conte nuk e kane publikuar listen e te grumbulluarve por ata harrojne se Conte nuk ka asnje detyrim per ta publikuar ate.

Gjithesesi duket deri diku e kuptueshme e gjitha kjo: mbase tranjeri i Interit nuk deshiron qe te flitet per Icardin ne prag te kesaj ndeshje qe shihet shume e rendesishme per te.

Do te luhet perpara 65 mije vetave dhe entuziazmi i tyre do te jete shume i larte. Nje hap fals nuk eshte i lejueshem sot. Publikimi i listes apo jo eshte problem i fundit per cdo tifoz.

Kujtojme qe Interi do te luaje sot ne oren 20:45 ndaj Lecces ne ndeshjen e saj hapese ne Serie A. Zikalterit do te jene skuadra e fundit bashke me Leccen qe do e mbyllin raundin e pare te kampionatit te ri.

Te gjithe prozhektoret do te jene vetem ne fushe ku Antonio Conte do te debutoje ne nje stadium ku ka qene armik deri para pak javesh por te shumte edhe debutimet e lojtareve te rinj ne Meazza.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

17 hours ago