Categories: Uncategorized

SPECIALE – Nga Eto’o-Ibra e deri tek Cannavaro-Carini: ja 10 shkembimet me te cmendura te Interit

Interi si klub ka nje histori te gjate te shkembimit te lojtareve. 

Disa kane qene pozitive, tjerat negative kurse disa edhe komike, nese permendim shkembimin mes Cannavaros qe shkoj te Juve dhe Carinit qe erdhi te Interi ne 2004.

Keto me poshte jane top dhjete shkembimet e Interit, me shkembimet e qelluara ne fillim te listes dhe ato katastrofale ne fund….

10) Christian Vieri nga Lazio te Inter per 33 milione euro plus Diego Simeone – 1999
Vieri shenoj me shume se 100 gola ne gjashte vite te tij te Interi duke e arsyetuar keshtu shumen e transferimit te tij. Fatkeqesisht deshtoi te fitonte ndonje trofe te rendesishem kurse Simeone fitoj Skudeton me Lazion ne sezonin e pare.

9) Adriano nga Flamengo te Interi per 3.5 milione plus Vampeta – 2001
Adriano ishte nje 19 vjecar i panjohur kur erdhi te Interi nga Flamengo. Perandori kishte disa probleme personale gjate rrugetimit te tij te cilat nuk e lejuan te jepnin me te miren ne kontinentin e vjeter. Por per nje kohe ishte sulmuesi me i mire ne bote. Ne anen tjeter Vampeta akoma njihet si transferim i deshtuar i Interit ne Itali.

8) Gianluca Pagliuca nga Samp te Inter per 4.1 milione plus Zenga e Ferri – 1994
Dy yje italiane te viteve 90 ne kembim te nje portieri mund te duket dicka jo e menduar mire ne fillim por e verteta ishte se Zenga e Ferri po moshoheshin dhe kaluan me te miren e tyre, ndersa Pagliuca ishte ne majen e tij dhe do te kalonte pese sezone si zikalter, duke fituar nje UEFA Cup.

7) Ibrahimovic nga Interi te Barcelona per 43.25 milione plus Eto’o – 2009
Mbase shkembimi me i qelluar ne historine zikalter. Si ekonomikisht ashtu edhe ne fushe. Eto’o pastaj behet protagonist i Tripletes dhe lider i padiskutueshem i sulmit zikalter bashke me Militon.

6) Diego Milito & Thiago Motta te Interi nga Genoa per 16 milione plus Acquafresca, Bolzoni dhe disa lojtare te Primaveras
Dy yjet e Genoas se sezonit 2008-09 arriten te Interi ne nje vere me ndryshime te medha. Por te qelluara. Ashtu si blerjet e tyre. Protagonist absolut ne Interin e Mourinhos. Kane pasur peshen e tyre per Championsin.

5) Quaresma te Interi nga Porto per 18.6 milione plus Pele 
Shtypi italian filloi ta quante si nje deshtim akoma para se te gjuante nje top ne fushen e lojes, dhe duket se nuk gaboheshin. Nje deshtim i sezonit 2008-09.

4) Ivan Zamorano te Inter nga Real Madrdi per 1 milione plus Roberto Carlos – 1996
Zamorano pati nje periudhe te mire me Realin, por ishte gati 30 vjec kur erdhi te Interi. Por cfare po mendonte Massimo Moratti kur pagoi 1 milione euro dhe i dha Realit mbrojtesin e ri me te mire ne bote te krahut te majte?

3) Francesco Coco te interi nga Milani ne shkembim me Seedorf – 2002
Behuni gati per tre shkembimet e radhes. I pari eshte shkembimi mes Coco dhe Seedorf. I pari tregoj pak dhe asgje. Per te dytin flet historia.

2) Pirlo te Milan nga Inter per 2.8 milione plus Andres Guglielminpietro – 2001
Tjeter mesfushor i shkelqyer i Milanit ishte Pirlo. Edhe ky i ardhur nga Interi, ne shkembim te Guly. Pirlo shume shpejt u be nje prej playmaker me te mire ne bote, Guly nje askush.

1) Carini te Inter ne kembim te Fabio Cannavaro qe shkon te Juventus – 2004
Dhe ja ku vjen numri nje. Cannavaro kishte disa demtime te vogla sa ishte te Interi, por nuk kishte dyshime qe ishte nje mbrojtes i madh. Ne anen tjeter Carini ishte nje portier rezerve te Juve. Cannavaro pastaj u be mbrojtesi me i mire ne bote, Carini luajti kater ndeshje me Interin ne tre vite para se te shkonte te Real Murcia ne Spanje.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

7 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

12 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

12 hours ago