Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga zero ne dhjete: Icardi meriton 8, ne 15 minuta Interi eshte per 7. Ku eshte Brozo?

Interi i Roberto Mancinit kthehet tek fitorja ne nje gare te veshtire, duke pare dhe situaten e krijuar rreth skuadres. Ne kete rubrike te rradhes “nga zero ne dhjete” do te pershkruajme ndeshjen e mbremshme e cila perfundoi 3-1 per zikalterit.

ZERO – Jane gjuajtjet brenda kuadratit te portes nga ana e fantazisteve te Samp. Ne total lojtaret e Montellas kane bere 6 gjuajtje mirepo asnjera nga keto nuk ka rezultuar e sakte ne kuadrat(pervec golit ne minutat shtese). Nje duel i fituar totalisht nga Interi persa i perket gjuajtjeve.

NJE – Eshte ndeshja e pare qe Interi fiton 3-1 ne kete sezon. Ndeshjet e  tjera te fituara nga Interi ne San Siro kane perfunduar nje 4-0 kunder Frosinones dhe gjashte fitore 1-0.

DY – Jane piket qe ka grumbulluar Samp ne 9 ndeshjet e fundit, ndersa Interi kishte bere 9 pike ne po 9 ndeshje. Djemte e Montellas duhej te benin pike me patjeter ne San Siro per te kapercyer krizen e tyre, mirepo kjo gje nuk ndodhi. Kjo nuk ndodhi pasi dhe Mancini me nje rreshtim 4-4-2 arriti t’i jape ekuiliber ekipit ne fushe dhe te korre fitoren.

TRE – Nderhyrjet decizive te kryera nga Miranda nga 4 te tentuara ne total mbreme. Goli i pare i brazilianit per Interit ishte dhe qershia mbi torte, pas nje sezoni teper te mire qe ka bere te fitoje zemrat e shume tifozeve zikalter.

KATER – Kater jane ndeshjet rradhazi ne te cilat Interi ka arritur te shenoje te pakten nje gol. Ajo qe dukej si veshtiresia me e madhe, pra precizioni perpara portes kundershtare mesa duket kjo e dhene negative ka filluar te permiresohet se tepermi, edhe pse vetem ndaj Sampdorias, Udinezes, Frosinone, Carpi dhe Verona ka arritur te shenoje me shume se nje gol, gjithsesi ne kete aspekt permiresimi po vazhdon.

PESE – Jane driblimet e bera nga Jonathan Biabiany, qe ne ndeshjen e djeshme ishte nje nga lojtaret me deciziv per Interin. I vendosur ne te djathte te mesfushes, ka arritur te fitoje duelin me Dodo duke krijuar aksione teper te rrezikshme ne disa raste te ndeshjes.

GJASHTE – Jane rastet ne te cilat Marcelo Brozovic eshte dribluar nga lojtaret e Sampdorias. Vazhdon momenti jo i mire per kroatin, i cili per me teper eshte ndeshkuar me te verdhe gje qe do e detyroje te mos jete ne ndeshjen kunder Juventus, duke lene Mancinin me vetem 3 mesfushore (Medel, Melo, Gnoukouri) ne nje ndeshje kritike si ajo ndaj Juventus te dielen e ardhshme.

SHTATE – Interi ne shtepi ka arritur te shenoje 7 nga 16 golat ne total brenda harkut kohor 15 minuteshit te pjeses se dyte. Mesa duket behen analiza te mira gjate perfundimit te pjeses se pare nga ana e Mancinit, gje qe po e verifikon fakti qe shenohen me se shumti gola ne cerekoreshin e pare te pjeses se dyte.

TETE – Vetem ne 8 raste nuk ka arritur te shenoje gol Icardi ne momentin qe ka goditur porten kundershtare. Argjentinasi ka arritur te shenoje 11 gola ne 19 gjuajtje, nje perqindje teper e larte kjo edhe pse shpeshhere Icardi kritikohet nga tifozeria qe mesa duket e ka gabim duke pare statistikat e bomberit zikalter.

NENTE – Interi per te nenten here ne sezon arrin te shenoje golin e pare ne ndeshje. Ne keto nente ndeshje ku Interi ka shenuar i pari, ka arritur te fitoje 8 ndeshje dhe vetem nje barazim, ai ndaj Carpi, ndeshje e pafat per zikalterit duke pare qe Carpi shenoi vetem ne minutat shtese.

DHJETE – Jane piket qe ndajne Interin nga Juventus ne prag te sfides se te dieles ndermjet tyre. Ne gjithe kete situate te krijuar, pyetja e vetme qe shtrohet eshte: Si eshte e mundur qe ne nje periudhe kaq te shkurter ndodhi kjo shkeputje ne pike ne favor te bardhezinjve?

Blerim Shehu

Share
Published by
Blerim Shehu

Recent Posts

  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

3 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

1 day ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

1 day ago