Categories: Ne plan te pare

Shqyrtim Inter-Sassuolo – Hernanes dhe Guarin per kthesen. Me pas shume dyshime.

Do te vij kthesa apo zhgenjimi i rradhes? Tifozet zikalter urojne hipotezen e pare, ashtu dhe Walter Mazzarri. I privuar sot nga sherbimet e Cambiasso dhe Alvarez, tekniku zikalter synon tek freskia dhe entuziazmi i blerjeve te reja.

Taktika- Mazzarri nuk ka ndermend te zgjase serine negative te rezultateve dhe keshtu do te dergoje menjehere ne fushe si Hernanes dhe Guarin. Te dy duhet te kompletojne repartin e mesfushes me njerin midis Taider dhe Kuzmanovic (serbi lehtesisht i avantazhuar). Nga krahet D’Ambrosio lufton per nje fanelle me Jonathan, dhe ne krahun tjeter do te jete ne rolin e tij Nagatomo. Ne mbrojtje, kemi treshen Campagnaro-Rolando-Juan Jesus, megjithese Ranocchia dhe mbi te gjitha Samuel jane gati per tu futur. Ne sulm, nderkohe, Milito eshte ne pol per te mbeshtetur Palacion. Pankina per Kovacic.

Kundershtaret- Malesani nuk solli kthesen e pritur: ndeshja e pare dhe humbja e pare erdhen kunder Verones. Tekniku nuk ka sot sherbimet e Manfredinit, pervec Mendes qe eshte i skualifikuar. Ne fushe do te kemi ekspertin Bianco se bashku me Cannavaro dhe Ariaudo. Ne qender balotazhi Marrone-Chibsah.

Rreziqet- Berardi eshte zbulimi i Serise A. Sulmues i levizshem me nje te majte te tmerrshme. Mbrojtja duhet te kete shume kujdes ndaj ketij talenti. Por reparti sulmues i Sassuolos eshte pasuruar edhe me Floccarin dhe Sansone.

Ku te godasim- Sigurisht mbrojtja nuk eshte reparti me i mire i Malesanit. Kemi mungesat e Mendes dhe Manfredinit dy ardhjet e reja, ja ku Cannavaro duhet te udheheqi nder mbrojtjet me te dobeta te Serise A. 7 golat e ndeshjes se pare, pavaresisht interpretimeve, tregojne qe kjo mund te jete mbremja e pershtatshme per Militon dhe shoket e tij.

Te gjithe syte mbi…- Hernanes. Vemendja do te jete e gjitha mbi profetin. Numri 88 zikalter do te kete nderin ti jape nje shkundje ketij ambienti te trishtuar nga rezultatet e fundit. Ai, se bashku me Fredy Guarin, do te therriten per ti ndryshuar marshin ketij Interi te bllokuar prej nje kohe te gjate.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: shqyrtim inter-sassuolo

Recent Posts

  • Uncategorized

TS ngre hije dyshimi: “Inter, sa te ka kushtuar vertete Lukaku? Kemi zbulluar se Inter kurre nuk ka…”

Sa i ka kushtuar vertete Interit rikthimi i Romelu Lukaku kete sezon? Per Tuttosport, ka dyshime te madhe ne lidhje…

2 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta kritika te ashpra per Lautaron pas ndeshjes se djeshme: “E pate? Nuk meriton me shume se nje…”

Ka pasur nje debutim te hidhur per Lautaro Martinez dje me Kombetaren e tij te Argjentines ne Katar 2022. Ata…

14 mins ago
  • Uncategorized

Transfermarkt zbulon te gjitha shifrat: “Ja lojtaret me te shtrenjte nga Serie A ne Boteror: ne vend te trete nje lojtar i Interit”

Ne kete Boteror, edhe pse mungojne lojtare shume te rendesishem, te grumbulluar jane lojtaret me te shtrenjte ne Bote. Per…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, kriza ekonomike e nje klubi i ben nje dhurate te arte klubit zikalter? “Mund te marre nje lojtar per vetem…”

Me sa duket, nje situate jo te lehte ekonomike po e kalojne edhe klube ne shtete te tjera te Europes,…

2 hours ago
  • Uncategorized

Casadei, cfare goli me Chelsea: “Ja video e momentit: mbetet pa fjale edhe tranjeri i tij. Lojtari ka leshuar nje…”.

Largimi i Cesare Casadei nga Inter kete vere ka qene nje nga vendimet me te veshtira te klubit zikalter. Per…

3 hours ago
  • Uncategorized

Bergomi ‘gozhdon’ totalisht Correan: “Eshte i preferuari i Inzaghit, por ai nuk ka kuptuar se eshte…”

Per Sky Sport, diten e djeshme ka folur edhe Bergomi, pas fjaleve te Di Marzios qe ka treguar te rejat…

4 hours ago