Categories: Uncategorized

NJOFTIM – Inter-Benfica, ja si mund te beni tuajen nje bilete per cerekfinalen e Champions League!

Inter do te perballet me Benfican ne cerekfinalet e Champions League qe do te luhen pas dy dhe tre javesh.

Zikalterit do te luajne ndeshjen e pare ne qytetin e Lisbones, ne Portugali, ne daten 11 prill ndersa ndeshja e kthimit do te luhet ne daten 19 prill ne Meazza.

Por nje pyejte ka qene shume e rendesishme keto dite: Si dhe kur mund ta bleje nje tifoz i Interit bileten per nje nga keto dy ndeshje kaq shume te rendesishme?

Per te gjithe ata qe jane anetare te Inter Club Albania, gjithcka eshte shume e thjeshte: mjafton te ndiqni me perpikmeri udhezimet e drejtuesve te Inter Club.

Per sa i perket ndeshjes Inter-Benfic,a qe luhet ne San Siro, Milano, Inter Club Albania ka lajmeruar se: 

“Dita e merkure, 29 MARS, eshte vendosur nga Inter si dita ku te gjithe anetaret zyrtare mund te blejne bileta per ndeshjen Inter-Benfica per ndeshjen e kthimit qe luhet ne daten 19 prill ne Meazza!”

“Nese deshironi te futeni me listen e Inter Club Albania per bileta ne kete ndeshje, na shkruani menjehere.”

“Gjate kesaj dite, biletat mund te blihen normalisht me prioritet dhe me uljen e anetarit pa dale ende ne treg per publikun e gjere.”

Pra, te gjithe anetaret qe duan nje bilete per kete ndeshje duhet te komunikojne me Inter Club Albania perpara dates 29 Mars.

Ne kete ndeshje, te gjithe tifozet do te kene mundesi ta zgjedhin vete vendin ne stadium dhe sa duan te shpenzojne per nje bilete.

Nderkohe, per sa i perket ndeshjes ne transferten e Portugalise, qe do te luhet ne daten 11 prill ne Estadio Da Luz, Lisbone, Inter Club Albania ka lajmeruar si me poshte:

“Inter sapo na ka lajmeruar se nga sot deri ne daten 28 MARS, (e marte), do te kemi mundesi te aplikojme per biletat e ndeshjes Benfica-INTER.”

“Ne kete menyre, secili anetar zyrtar i klubit i lind e drejta per te aplikuar per nje bilete ne sektorin e tifozeve te Interit ne kete transferte europiane!”

“Procedura eshte e thjeshte: duhet te me dergoni EMER MBIEMER me nje mesazh ne WhatsApp (tek +355695651111) brenda dates 28 MARS, ora 20:00. Bileta per tifozet zyrtare te Interit ne kete transferte do te kushtoje vetem 60 euro”.

Nderkohe, perfitojme nga rasti per te theksuar se nga gjithcka me lart mund te perfitojne vetem anetaret zyrtare te klubit. 

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, plot tre lajme te mira ne prag te ndeshjes me Benficen: gati edhe…”

Problemi qe po mban jashte fushave te lojes Milan Skriniar eshte shume delikat, por Simone Inzaghi shpreson qe ai te…

9 hours ago
  • Uncategorized

L’Equipe ne France luan piset: “Skriniar mund te mos luaje me kurre me Interin: lojtari ka…”

Vazhdon qe te behet te diskutohet shume ne media gjendja fizike e Milan Skriniar dhe kesaj radhe eshte radha e…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Romelu Lukaku dergon nje mesazh te qarte nga Belgjika? “Tani eshte koha qe une te…”

Romelu Lukaku eshte rikthyer. Te pakten kete uron Inter gjate kesaj periudhe pushimi per Kombetaret. Por kete gje Inter e…

2 days ago
  • Uncategorized

Pasardhesi i Skriniar? Gati nje goditje e “dyfishte”. Barzaghi zbulon: “Do kushtoje rreth 15 milione euro”.

Direkt nga kanali i tij ne YouTube, gazetari i Mediaset Marco Barzaghi ka treguar levizjet e mundshme te Interit ne…

2 days ago
  • Uncategorized

Corriere i habit te gjithe: “Kujdes nga Conte-Inter: ja cfare po ndodh. Inzaghi ka marre vesh se…”

Corriere della Sera diten e sotme perqendrohet me se shumti te ndryshimet qe mund te ndodhin ne pankinat e Serie…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, lojtari italian zbulon prapaskenen: “Isha kaq prane Interit ne 2020: nje enderr qe nuk e realizova dot…”

I ftuar ne 'Cronache di Spogliatoio', Armando Izzo ka zbuluar nje prapaskene te rendesishme te merkatos te perpara dy viteve.…

3 days ago