Categories: Ne plan te pare

NOTAT – Brozovic, keshtu po na le pa fjale. Candreva nuk meriton vershellima. Icardi pak por i mire!

Interi pas Tottenham dhe Sampdorias ka marre keshtu nje tjeter tre pikesh dhe eshte fitorja e trete radhazi. 

Zikalterit arriten te fitonin sot ndaj Fiorentines me golat e Mauro Icardit dhe Danilo D’Ambrosios.

Keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6,5  – Nje pritje shume e madhe ne dalje ndaj Simeones i cili ishte i vetem. Duket se ne kete ndeshje eshte rikthyer i sigurt. I shpeton nje top por eshte reaktiv ne momentin e dyte me ndihmen e Skriniar.

D’AMBROSIO 6,5  – Nje nisje e komplikuar e tij me Mirallas ne krah qe i hap jo pak probleme. Por me kalimin e minutave rritet si nje diesel deri sa behet njeriu i ndeshjes.

SKRINIAR 6,5 – Sa i pafat tek rasti i golit por me pas eshte i sigurt ne cdo moment. Simeone pothuajse nuk kap top.

DE VRIJ 7 – Skriniar eshte ai qe shkelqen me shume zakonisht por ai mer ne kete ndeshje te gjithe skenen e mbrojtjes. Elegant dhe preciz. De Vrij tregon edhe njehere se eshte nje blerje super.

ASAMOAH 6 – Chiesa eshte klienti qe askush nuk do te donte te kishte por ai ja del mire. Ne finale vuan pak lodhjen.

VECINO 6 – Championsi kaloi, tani e ka radhen Serie A. Por duket se nuk ka te njejten adrenaline. Nje ndeshje shume normale per te sot.

BROZOVIC 8 – Lider total. Vrapon, rekuperon nje mal me topa, i shperndan, i nis dhe krijon aksione. Nje tjeter paraqitje magjike.

CANDREVA 6,5  – Per aq kohe sa qendron ne fushe, eshte me i miri i zikalterve. Ne pjesen e pare sidomos i shkeputur ndjeshem. Jo vetem per penalltine e fituar, por te gjithe aksionet e mira kalojne nga ai. Sot ishte me mire se Perisic.

NAINGGOLAN 6 – Ne rritje. Nuk ben dicka te jashtezakonshme, por me ne fund duket qe ka fizikun qe duhet gati. Nese do te kishte bere pergatitjen verore me skuadren ndoshta do te ishte akoma me mire sot.

PERISIC 5,5  – Jo nje ndeshje e madhe e tij sot. Provon ndonje nisje por duket se serbatori nuk eshte ende plot dhe ka ndezur llampen e kuqe.

ICARDI 6,5  – Ne fund tabela tregon se Interi mundi Fiorentinen dhe Icardi shenoi dhe dha assistin per golin e fitores. Paraqitja nuk ishte pozitive per te thene te verteten, por ne fund ai jep gjithmone ndihmen ne momente kyce edhe kur nuk luan mire. Kjo eshte nje merite.

POLITANO 5,5 – Hyn, provon te behet i dobishem por pa sukses.

KEITA 6 – Me mire se Politano ne menyren se si u pershtat me lojen. Krijon disa aksione dhe i hap jo pak probleme Violave.

GAGLIARDINI – Pa vote.

SPALLETTI 6,5 – Skuadra nuk luan nje futboll te madhe por mbetet gjithe lojes e kujdsesshme. E per kete eshte edhe merita e tranjerit qe ka punuar edhe me mentalitetin e tyre. Me ne fund skuadra eshte ne rritje, karakteri po del jashte. Priten edhe dite me te mira.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT – Goditje e rende per Superligen Europiane dhe Agnellin direkt nga EU: “Nuk ka asnje…”

Me sa duket, vetem pak momente me pare ka ardhur nje goditje e rende per projektin e Superliges Europiane dhe…

4 mins ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, Marco Barzaghi zbulon: “Jane dite shume delikate: madje me kane thene se…”

Dite shume delikate per Interin dhe Milan Skriniar, sepse keto jane ditet ku pritet te vendoset gjithcka rreth te ardhmes…

11 mins ago
  • Uncategorized

Jude Bellingham dhe adhurimi i tij per Barella: “Mendoj se eshte i pabesueshem. Ndonjehere e…”

Nicolò Barella eshte i njohur si nje prej mesfushoreve me te mire ne qarkullim ne te gjithe Europen, jo vetem…

16 hours ago
  • Uncategorized

INTER, OFERTE E PAPRITUR PER CORREA? “Me sa duket, lojtari mund te perfundoje pikerisht ne…”

Pas nje zhgenjimi te madh te ardhur pas perjashtimit nga Boterori per shkak te nje problemi ne thember, Correa eshte…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart: “Super talenti qe ju rrembye ne fund fare Juventusit sot vlen miliona euro: ja detajet”.

“Nuk e njihja Fabbian, kane qene shume te zotet drejtuesit. Madje edhe prokuratori i tij, qe me ka mbytur me…

16 hours ago
  • Uncategorized

Eksperti i merkatos Romano zbulon: “Ka nje ide te re per Interin dhe Juventusin me parameter 0 nga Bundesliga: ja emri”.

Nje emer totalisht i ri per merkaton e Interit por edhe te Juventusit nga nje prej eksperteve me ne ze…

17 hours ago