Categories: Ne plan te pare

NOTAT E NDESHJES – Lukaku i akullt, Brozo ben gjithcka, por sot habiti nje lojtar i vetem!

Interi barazon me Romen 2-2 dhe nuk arrin dot te fitoje ndeshjen e Olimpicos qe do e dergonte vetem -3 nga vendi i pare.

Nderkohe, me poshte mund te lexoni notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme ne shqip.

HANDANOVIC 5,5 – U duk sikur kishte dale te mblidhte flutura ne fillim te takimit, por Mancini nuk shenoi per pat. Me pas ben disa gjera te mira. Me mire si regjizor i mbrojtjes me kembe, se sa si portier. Keto kohe nuk eshte i qete dhe qarte.

SKRINIAR 6 – Nuk ka ndonje pergjegjesi te madhe sot edhe pse barazimi i Romes lind nga zona e tij. Ben detyren e tij duke mbajtur larg Dzekon fizikisht.

DE VRIJ 6 – Eshte pikerisht ai lojtari qe habiti sot. Ishte protagonist per mire dhe per keq. I bukur dueli me Dzeko. Nderkohe, ja merr kohen Bruno Peres dhe Kolarov dhe dergon Interin ne avantazh.

Por pak minuta me pare kishte humbur Mancinin aty ku Handanovic doli shume keq. Ne fund te pjeses se pare devijon topin ne porten e tij edhe pse ai gol do te kishte qene gjithesesi. Mund te bente me mire sot. Ne pjesen e dyte u be protagonist edhe te goli i dyte i Romes.

BASTONI 6 – I detyruar te beje pune ekstra per shkak te Bruno Peres dhe avancimit te shpeshte e Young. Eshte i perfshire ne ndertim, por anullohet nga Dzeko te rasti i 2-1.

NGA MINUTA E 82′ D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Shume deciziv te goli i barazimit te Interit (te rasti i penalltise.

CANDREVA 5,5 – Nje hap prapa ne krahasim me ndeshjet e kaluara. Provon te krijoje superioritet ne krahun e tij, por Spinazzola ben nje ndeshje te mire.

NGA MINUTA E 67 MOSES ME NOTEN 6 – Pavarsisht se freskine nuk arriti ta tregoi dot, gjen nje dhurate ne kembe dhe Spinazzola i shkakton penallti.

BARELLA 6 – Nuk eshte ne formen e tij me te mire, shihet qe nga menyra se si nderhyn per Mkhytarian duke marre nje karton te verdhe dirrekt.

Zakonisht ka shume shpirt sakrifice dhe vrapon shume deri ne fund te ndeshjes, por nuk mjafton. Qetesia nuk e shoqeron por duhet pritur te rikthehet: eshte thelbesor per Interin.

GAGLIARDINI 6 – Ndeshja e nente rradhazi per te ne me pak se nje muaj. Duhet te kishte pushuar por per Conten eshte teper i rendesishem en fushen e lojes. Ai edhe njehere merr besim nga tekniku dhe sot luajti mire.

NGA MINUTA E 69 ERIKSEN ME NOTEN 5,5 – Shihet ne kamera vetem te goditjet nga vendi, por ne ndeshje nuk hyri ne asnje moment.

YOUNG 5,5 – Keq ne mbrojtje, ku shpesh here humbet Bruno Peres qe kombinohet bukur me Pellegrinin. Por ne sulm ben me mire dhe mbeshtet shoket ne menyre interesante.

NGA MINUTA E 67 BIRAGHI ME NOTEN 5,5 – Nuk futet dot ne asnje moment ne ndeshje.

BROZOVIC 6,5 – Trekuartist? Mezzala? Mediano? Ai kishte nje pozicion pak nga te gjitha ne Olimpico. Por asnjehere nuk e humbi busullen. Per kualitet dhe sasi, eshte nje nder me te miret ne fushe. Ne pjesen e pare afrohet shume edhe me golin.

SANCHEZ 6,5 – Nje pjese e pare e nje niveli shume te larte ku eshte praktikisht kudo ne ndihme te skuadres. Mbrojtja e Romes e vuan shume ate. Assisti per De Vrij ishte i mrekullueshem nga korneri. Ne pjesen e dyte, pak me i fikur.

MARTINEZ 5 – Nuk jemi askung. Protagonist ne rastin me te diskutuar te ndeshjes ku peson nje faull nga lojtari i Romes, por arbitri e konsideroi si nje nderhyrje te paster (e cuditshme). Nderkohe, shenoi edhe nej gol por ishte ne pozicion jashte loje. Ai ishte momenti me i mire i tij.

NGA MINUTA E 67 ROMELU LUKAKU ME NOTEN 6,5 – Edhe njehere i akullt ne fushen e lojes dhe ndalesa prej dy ndeshjes e ka motivuar akoma me shume.

TRANJER CONTE 6 – Nje barazim qe ka shume merzitje brenda sepse ne pjesen e pare Interi nuk i dha Romes asnje mundesi te shenonte. Por nje gabim dhe me pak ndihmen e Di Bellos (arbitrit), Interi pesoi golin ne fund te pjeses se pare dhe e dyta filloi shume keq. Por sot mund te kishte bere me mire edhe ai me zgjedhjet e tij.

ROMA: Pau Lopez 6, Mancini 6, Ibanez 7 (dal 74′ Smalling 6), Kolarov 5,5, Bruno Peres 6,5, Veretout 6, Diawara 6 (dal 69′ Cristante 5,5), Spinazzola 5,5, Pellegrini 6,5 (dall’83’ Perez SV), Mkhitaryan 7 (dall’83’ Perotti SV), Dzeko 6. All. Fonseca 6

ARBITRO: DI BELLO 4,5 – Shume keq, sidomos ne momentet kyce te ndeshjes. Injoron brrylin ne fytyren e Lautaros nga Mancini qe ne kohera te tjera do te kishte marre karton te kuq. Pastaj, nuk anullon golin E Spinazzola edhe pse Kolarov shkakton faull ndaj Lautarors. Eshte nje gabim qe influencoi shume ne ndeshje. Nderkohe, te rasti i penalltise nuk mund te bente asgje: ishte nje penallti sa nje shtepi.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Ish-lojtari i njohur i ben thirrje Milanit: “Duhet ta ndalin menjehere Inter-Kessie: per tifozet e Milanit do ishte nje…”

Massimo Orlando, ish-lojtar, ka folur per Maracana, gjate pasdites, ku eshte ndalur keshtu nga TMW Radio per te komentuar disa…

5 hours ago
  • Uncategorized

Avokati i njohur zbulon: “Ja cfare rrezikon Juventusi me kete skandal: renia ne Serie B dhe heqja e Scudettos nje…”

Avokati i njohur, Mattia Grassani, ka dhene nje interviste per Il Messaggero, duke u ndalur keshtu te termeti qe ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Milan Skriniar, direkt nga Dubai vjen nje shenje e forte rinovimi? “Lojtari ka marre mesazhe te shumta pasi gruaja e tij ka…”

Milan Skriniar eshte ne qender te reflektoreve me shume se kurre. Te premten lojtari do te rikthehet ne Appianp Gentile…

6 hours ago
  • Uncategorized

Kessie-Inter, flet edhe agjenti i lojtarit: “Ne kete moment ka vetem nje te vertete: lojtari asnjehere nuk…”

Franck Kessié eshte perfolur shume ne oret e fundit per nje kalim ne Milano, tek Inter, ne formen e nje…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gosens perfundon ne Bundeslige? “Ne oret e fundit Inter eshte kontaktuar nga klubi i…”

Kerkimi per nje mbrojtes te krahut te majte per Interin sapo ka filluar dhe emrat ne listen zikalter jane me…

6 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, kritika shume te medha per Lautaro Martinez: “E pate dje me Argjentinen? Duket sikur ka…”

Argjentina ka fituar 2-0 ndaj Polonise dhe ka fluturuar per ne raundin tjeter ne Kupen e Botes ku do te…

6 hours ago