Categories: Ne plan te pare

Conte shperthen ndaj Federates: “E pabesueshme, e peson vetem Interi si tani si ne te kaluaren: kalendari, vendimet…”

Ka mbetur shume pak per te enderruar tashme. Ky i sotmi eshte nje barazim qe i rrit akoma me shume keqardhjen Interit.

Nderkohe, pas ndeshjes, per mediat ka folur Antonio Conte qe praktikisht ka shperthyer kunder Federates Italiane te Futbollit: “Te rritesh ne mentalitet? Kjo eshte nje skuader qe po ben gjera shume te mira.”

“Sepse pertej faktit se jemi ne vendin e dyte, nese shikon golat e shenuar dhe te pesuar dhe qe je ne Champions 4 jave perpara perfundimit me 14 pike diference nga Roma qe ishte ne ndeshje me te njejtin objektiv, per te hyre ne kupa, Interi ka luajtur mire.”

“Kampionati ne Itali eshte kompetitiv. Vitin tjeter nje skuader e madhe ose dy do te qendrojne jashte Championsit.”

“Por nese flitet per nje kampionat te dobet te Interit, nuk e kuptoj pse nuk duhet thene e njejta gje per te tjeret.”

“Por ne duhet te ulim koken dhe te punojme. Djemve i kam thene: ketu askush nuk po na fal asgje, gjithcka duhet ta fitojme me djerse.”

“Cfare mund te them per kete skuader? Askush nuk po flet per kalendarin tone. Nje cmenduri, nje kalendar i bere per te na vene ne veshtiresi. Apo nuk eshte keshtu?

“Te gjithe skuadrat qe ne jemi perballur kane pasur nje dite pushimi me shume se sa ne. Pastaj, ne po luajme gjithmone ne oren 21:45 dhe ne transferte.”

“Keto gjera i paguan ne fund. Anomalia e ketij turni te fundit te kampionatit nuk duhet te kaloje keshtu.”

“Ne situata te tjera (e ka per Juventusin), klubet kane pese dite per te pushuar. Ne vetem 2. Stervitemi nderkohe me 30 gradhe dhe luajme ne 30 grade dhe ne fund kemi ndryshe nga te tjeret, shume me pak dite pushim.”

“Sot kthehemi ne 4 te mengjesit ne Milano dhe menjehere neser fillojme pergatitjen per Fiorentinen.”

“Eshte normale kjo? Ky kalendari nuk e di ca fruti eshte, por a mos eshte magjik? Jo per gje, por ne fund del se ajo qe penalizohet eshte Interi e nuk eshte hera e pare qe ndodh, sepse ka ndodhur edhe ne te kaluaren kjo gje.”

“Nese leviz dicka, nese eshte e keqe, i shkon Interit. Le ta mbaje Interi. Sa e cuditshme, eh?”

“Nese duhet te fluturoje ndonje shpulle, e ha Interit. Nese eshte ndonje shkop, perfundon te rrota e Interit.”

“E cuditshme… Ka kaluar cdo gje si super normale deri me tani. Nuk mund te mos e shikoni ate qe ndodhi sot. Djem qe japin shpirtin, vijne ne Rome, shikon cfare ndodh dhe… si mund ti kritikosh?”

Sa i merzitur je per golin ne minutin e fundit e pjeses se pare?

“Lojtari i Romes nuk kap topin, por kap kemben e Lautaros. Por une per arbitrat, kam shume respekt.”

“Edhe ata po perjetojne nje situate te veshtire. Jane ne presion dhe nuk dua te sulmoj edhe pse mendoj se kane gabuar rende.”

“Kane gabuar po respekt. Nese sdo kishim pesuar ate gol ama, nuk do kishim dale pa tre piket sot.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

3 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

3 hours ago