Categories: InterGenoaNe plan te pareNotat

NOTAT – Gagliardini dhe Joao Mario masterclass, Politano madheshtor.

HANDANOVIC 6 – Vetem Lazovic provon te krijoje ndonje bezdisje, mbas disa gabimeve naive, shikon qe niveli i ndeshjes per te, bie deri aty sa ben veprime bazike.

D’AMBROSIO 6.5 – Ne pjesen e pare Grifone-t provojne te kalojne nga korsia e tij, me pas shume pak probleme.

DE VRIJ 6.5 – Genoa nuk duket fare, puna e kufizimit eshte gjithsesi shume e thjeshte. Mbase shkelqen me pak se Skriniar por garanton material.

SKRINIAR 7 – Shume mire mbi kontrollin e Kouame, gjithmone ne kohe me nderhyrjet e tij.

DALBERT 7 – Ofron nje kontribut te mire, arrin te menaxhoje me shkathtesi nje situate paniku te krijuar nga… Handanovic. Luan thjeshte me disa nga shoket, fiton duartrokitje, shume mire ne vertikalizime.

GAGLIARDINI 8 – E nis ne menyre te paqarte me pas vjen shperthimi qe vlen goli i avantazhit. Nga ai moment gabon shume pak ose aspak, drejton mesfushem me personalitet dhe si i pakenaqur arrin te realizoje edhe golin e dyte personal.

BROZOVIC 7 – Kroati i palevizshem nga ky formacion, i shpjegon te gjitheve qe ishin prezent qe vuajtja per te eshte nje koncept qe nuk e njeh. I kudogjendur, e di gjithmone se ku dhe kujt duhet tja jape topin.

NAINGGOLAN 6 – Nga minuta e 87 – Koha dhe shije per tu rikthyer mbas pak ditesh mbas demtimit dhe arrin te realizoje golin e Maramaldos.

POLITANO 7.5 – Eshte shume i levizshem ne te gjithe zonen trekuarte, dhe jep si zakonisht kontributin e pafund ne krahun e tij. Dhe pas te gjithe kesaj i shtohet edhe goli personal qe con Interin ne dyfishimin e rezultatit. I pandalshem ne vijen e mbrojtjes se Genoas, te cilet detyrohen ta ndalojne me force.

KEITA 6 – Nga minuta e 58 – Futet ne loje me nje rezultat te fituar, provon te terheqe sulmin me disa shtytje interesante.

JOAO MARIO 8 – I stimuluar nga performanca ne Olimpico, portugezit i ngelet vetem qe te rifitoje publikun e San Siros. Dhe atehere i dhuron nje asist fitues per Gagliardinin dhe i sakte edhe ne mbylljen e hapesirave. Loje shume mire ne nivele ekzaltuese per nje element qe jo shume kohe me pare qendronte i ndare nga grupi. Miresevjen.

PERISIC 7 – Performance e mire ne fushe dhe e mban te gjalle fazen sulmuese edhe me disa depertime te rendesishme, rrezik konstant.

BORJA VALERO – PA VOTE

LAUTARO MARTINEZ 6 – Rasti i pare per te realizuar ishte aksion i tij, vetem pas pak momentesh qe kishte filluar ndeshja. Tregon shpirtin luftarak qe i kushton edhe nje ndeshkim me karton te verdhe. Humbet pak nga shkelqimi i tij, kjo edhe per shkak te lojes se piset te mbrojtjes se Genoas. Meritonte me shume.

SPALLETTI 8 – Nje performance e mrekullueshme e Interit ne formatin 4-3-3, qe e shenjestron menjehere Genoan, duke e kufizuar vetem ne gjysemfushen e saj. Eshte nje sinjal force e skuadres, ku ne momentin qe e heq kemben nga gazi nuk e humbet per asnje moment perqendrimin dhe perkundrazi dukej sikur nuk ishte e kenaqur derisa arriti goli i katert. Dhe fakti qe per te realizuar gol ishte edhe Joao Mario, duket nje shenje tjeter e fatit. Goli i Nainggolan kompleton operan.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

13 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

13 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

13 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

17 hours ago