Interi ka arritur te hedhe ne tapet Spurs vetem ne minutat shtese, por Meazza me ne fund pas shume kohesh ka perjetuar nje nga netet e saj me te magjishme ne Europe.
Keto jane notat e nates se pare magjike ne Champions per zikalterit:
HANDANOVIC 6 – Ne topin e devijuar te Erikson nuk duket nje portier qe ka reaksione te forta, por devijimi i Mirandes i heq kohen. Gjithesesi shpeton disa here porten nga 2-0 i Tottenham qe mund te vinte nga momenti ne moment duke pare Interin qe ishte zhbalancuar.
SKRINIAR 6 – Vuan nga Son, por nuk mund si te ishte ndryshe. Luajti ne nje pozicion jo te tijin. Nuk dorezohet kurre ama. Kur Lucas hyn i fresket, ai reziston perseri.
MIRANDA 6 – Shume i pafat tek rasti i Erikson nga ku erdhi edhe goli. Per gjithcka tjeter shume mire pastaj.
DE VRIJ – Nje ndeshje shume e madhe e tij ku dha edhe nje assist teper te bukur per Vecinon. Kane e vuan shume dhe nuk arrin ne asnje moment te beje mbrojtjen zikalter te vuaje. Sa keq per ate rast ne pjesen e pare kur ai u la i lire para portes, por per fatin e mire te Interit nuk ndodhi asgje.
ASAMOAH 7 – I mesuar me keto skena, nuk i dridhen ne asnje moment kembet. Gjithmone i qete, gati dhe kurre ne veshtiresi.
VECINO 7 – L’ha ripresa Vecino, dicka per te mos u besuar. Deri ne momentin e golit kishte luajtur nje ndeshje jo te mire, kurre bindes ne fazen e mbulimit apo te mbeshtetjes se aksioneve. Por goli e ben ate qe te marre nje nga notat me te larta.
BROZOVIC 7 – Rikthehet Epik ne naten e duhur. Rekuperon nje pafundesi topash dhe qendron gjithmone me koken lart. Nje profil internacional sot.
POLITANO 6 – Nje nga me te levizshmit, sidomos ne pjesen e pare. Nuk e ndjen emocionin e Champions edhe pse shpesh here i mungon pasimi i fundit.
NAINGGOLAN 6 – Eshte nde larg gjendjes se tij me te mire, por ka nje grinte qe te fut friken. Ndonjehere duket sikur perpara ben diferencen me vendosmerin e te medhenjve qe e karakterizon.
PERISIC 5,5 – Kroati dje nuk eshte stervitur me skuadren dhe sot u pa kjo gje. Nuk ishte briland si ne versionet e tij me te mira.
ICARDI 7 – Luan nje ndeshje ku vuan shume. Prek pak topa dhe asnjehere i rrezikshem. Deri ne momentin e kryevepres se tij. Nje gol i cmendur qe ndryshon historine e kesaj ndeshje.
CANDREVA 5,5 – Hyn ne loje, por nuk ben ate qe duhet te bente. Provon te bej loje, por asgje nuk i del.
KEITA 6 – Mer pjese ne sulmet e fundit, por nuk jep ndonje ndihme te dukshme. Por note kaluese per te.
BORJA VALERO 6 – Hyn ne fushe me deshire shume te madhe per te luajtur dhe kjo gje vihet re. Nuk e humbet topin ne asnje moment. Vallezon ne disa momente ne zonen e Spurs.
SPALLETTI 6,5 – Nuk ka shume mundesi zgjedhje, madje duhet te shpike Skriniar mbrojtes krahu. Deshironte qe kjo te ishte ndeshja e ktheses dhe ja arrin. Nje keshille edhe per te: duhet ta perdori entuziazmin e sotshem per te ndezur motorrin Inter.
Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…
Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…
Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…
Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…
Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…
Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…