Fitore, tre pike dhe eshte Champions. Spalletti dhe djemte e tij heshtin Olimpicon dhe arrijne te dergojne Interin ne Champions. Keto jane notat e Lazio 2-3 Inter:
HANDANOVIC 6 – E pamundshme te bej dicka te devijimi i Perisic, por eshte e pamundshme te bej dicka edhe te Felipe Anderson. Shtylla e shpeton te Milinkovic-Savic. Pjesa e dyte per dallim nga e para eshte me e qete.
CANCELO 6 – Driblohet pak lehte nga Lulic dhe ne pergjithesi paraqitja ne mbrojtje nuk eshte e nje niveli te larte. Ne silm shpesh injorohet. Ofron nje top te arte per Icardin qe shperdoron. Mbetet i rendesishem ne zhvillimim e manovres zikalter.
SKRINIAR 6,5 – Sllovaku provon te udheheq shoket e tij edhe ne momente veshtiresie. Ne pjesen e dyte dominon me shume. Ndeshje e mire ne pergjithesi.
MIRANDA 7 – Merr nje te verdhe ne fillim te ndeshjes por pavaresisht kesaj luan shkelqyeshem. Ndoshta mund te bej me mire te 1-2 por pastaj nuk gabon asgje. Te sigurte qe eshte ide e mire t’i thuhet lamtumire?
D’AMBROSIO 7 – Ka meriten e golit te 1-1 qe peshon shume ne ate moment. Pastaj eshte lojtari qe shohim gjithmone si kur ben mbrojtesin e krahut por edhe kur ben mbrojtesin e trete ne qender.
(Nga minuta 81 RANOCCHIA 6,5 – Futet per te bere sulmuesin por kthehet ne mbrojtje sepse Vecino shenon per 2-3. Ben punen e tij edhe kete here).
VECINO 8 – Veprtimet e zakonshme, nje gjuajtje nga nje pozite e mire (qendrore) por per pjesen tjeter vuan. Fiton siguri gjate pjeses se dyte ne krahasim me te paren. Nota e larte justifikohet nga goli i 2-3 qe ka nje peshe te madhe per te ardhmen.
BROZOVIC 7,5 – Ndershkohet menjehere por kjo nuk e ndal, eshte i kthjellet ne mes te trafikut. Te gjithe aksionet e rendesishme te Interit kalojne nga kembet e tij sic ndodh tashme prej muajve. Dy asiste nga dy korneret dhe merita per perjashtimin e Lulic jane nje vule per paraqitjen e sotme.
CANDREVA 5 – E nis si gjithmone ne krahun e djathte ne sulm, por me pas Spalletti nderron modul dhe e gjejme ne korsine e kundert. Nuk ka shume fat. Del i zhgenjyer nga fusha e lojes, por edhe ai mund te qeshe ne fund.
(Nga minuta e 61′ EDER 7 – I jep Icardit topin per penalltine e 2-2: aty nis kthimi i rezultatit).
RAFINHA 6 – Duket sikur eshte me i shkeputur nga sulmi dhe gabon jo pak. Ne pjesen e pare nuk ka shume hapsira dhe ben gjithcka cfare mundi te bente. Ne pjesen e dyte Spalletti per te rritur presionin e nderron. (Nga minuta e 68 KARAMOH 6,5 – Ofron nje kontribut shume te cmuar kur duhet mbajtur topi. Sfera nuk i largohet nga kemba: ka merite te madhe per mbajtjen e rezultatit ne minutat finale).
PERISIC 6 – Te maresh nje top ne fytyre posht tifozeve te Interit dhe ta kthesh ne autogol: ai e beri. Me pak fjale, nata per kroatin nis ne menyren me te keqe te mundshme. Me pas ka edhe ndonje rast, por nuk tregohet i sakte. Jep shpirtin ne krahun e majte kur Spalletti i jep detyre te beje komplet krahun mbrojtje-sulm: si gjithmone, kur duhet sakrifikuar, ai e ben i pari.
ICARDI 7 – Ne pjesen e pare duket sikur eshte i njejti film me Sassuolon nje jave me pare: godet keq tek krosi shume i bukur i Perisic dhe me pas humbet nje rast me portierin. Ne pjesen e dyte duket me i zhdukur, por tek tiopi i Eder fiton nje penallti te cmuar qe e kthen ne goj. Eshte thjesht fillimi i festes.
TRANJERI SPALLETTI 8 – Dukej cdo gje e mbaruar. Edhe nje here. Pikerisht si ndaj Sassuolos. Por jo, teknoku zikalter nuk dorezohet dhe ben levizjet: ne fillim Eder, pastaj Karamoh e ne fund Ranocchia. Nuk heq Vecinon i cili pikerisht ai shenon golin qe dergon ne Champions Interin. Vend i katert i merituar, ne fytyren e atyre qe thone te kunderten.
LAZIO: Strakosha 6; Luiz Felipe 5, De Vrij 5 (84’ Nani sv), Radu 5,5 (76’ Bastos 5,5); Marusic 6,5, Murgia 6, Lucas Leiva 6,5, Milinkovic-Savic 7, Lulic 5; Felipe Anderson 7; Immobile 5 (75’ Lukaku 6). All. Inzaghi 6.
ARBITRI ROCCHI 7 – E nis duke dhene menjehere kartona te verdhe per te vene ne vije lojen. Por kartonat e verdhe ne pjesen e pare jane shume gje qe ndodh edhe ne te dyten. Me VAR i heq nje penallti te dhene Interit, por nje tjeter e jep kur Icardi bie ne zone. Ne pergjithesi, drejton mire. Note pozitive.
ASISTENTET E ROCCHIT: Di Liberatore 6,5 – Di Fiore 6,5.
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…