Categories: Ne plan te pare

NOTAT – Lautaro nje dem, Politano snaiper. Vetem duartrokitje per Borja Valero dhe Dalbert!

Interi vazhdon te fitoje ne Serie A dhe fitorja e sotme ishte ajo e treta radhazi pas asaj ndaj Sampdorias dhe Fiorentines.

Nderkohe, keto jane notat e skuadres: 

HANDANOVIC 6 – Peson nje gol me dore nga Dessena dhe ajo ishte nje nga rastet e rralla qe e pame ne aksion sepse Cagliari nderkohe qe mbante topin nuk u pa asnjehere e rrezikshme.

D’AMBROSIO 6,5 – E mban te larte gjithe kohes nivelin e perqendrimit edhe kur ndeshja dukej e relaksuar: ai e njeh mire Serie A dhe nuk i lejon vetes shperqendrimin. Por duhet te beje ndonje pushim here pas here (Vrslajko kthehu shpejt!).

DE VRIJ 7 – Sulmuesit e Cagliarit nuk duken fare dhe eshte merite e tij ne shumicen e rasteve. Ndalon por edhe krijon. Menaxhon ne menyre perfekte fizikun e Pavoletit dhe shpejtesine e Sau. Perseri nder me te miret.

MIRANDA 6,5 – Ndonjehere gabon ndonje gje, por ka nje klas te padiskutueshem. Shikohet si nje karte shume e mire per turnover. Do te jete nevoja e tij gjate sezonit. Ta quash rezerve eshte mekat.

DALBERT 7 – E keshtu, dalengadale edhe ky brazilian ka filluar qe te tregoje dicka nga repertori i tij. Assisti per golin e Lautaros u pa nga te gjithe dhe ishte i mrekullueshem por shpesh here u pa te vraponte pa frike. Ndeshje shume e mire e tij.

GAGLIARDINI 6 – Note kaluese per Gaglian qe paguan sot mungesen e kualitetit ne momentin e mbajtjes se topit. Bie ne sy me shume kesaj radhe sepse ishte perkrah Borja Valeros.

Nga minuta e 57, BROZOVIC 6,5 – U fut ne fushe per te mbajtur topin dhe te rregullonte trafikun: mision i mbyllur me sukses. Pati impakt te mire ne loje.

BORJA VALERO 7 – Nje lojtar per te ferkuar syte. Pas disa sinjaleve pozitive ne ndeshjet e kaluara ku ka luajtur copeza loje, Spalletti i jep sot nje bluze titullari dhe ai pergjigjet me te gjithe klasin qe ka.

Nga minuta e 82′ VECINO – Pa note.

POLITANO 7 – Ja tek erdhi goli qe aq shume po priste: nje e majte flake qe perfundon ne shtylle e pastaj ne gol. Nje rrjete me vlere te madhe sepse i heq Interit ankthin e minutave finale. Gol por jo vetem: ai levizi shume mire ne gjysmefushen kundershtare duke vene shpesh here ne alarm kundershtaret.

NAINGGOLAN 6 – Nje hap prapa ne krahasim me ndeshjen ndaj Fiorentines. Por ai gjithmone jep maksimumin. Pritet te rritet akoma me shume ne ndeshjet e ardhshme.

CANDREVA 5,5 – Ne realitet nuk luan nje ndeshje te keqe, perkundrazi. Ben gjithcka mire: levizje, nderthyrje, pasime. Por sa keq qe humbet dy raste te mira per gol qe do i kishin dhene nje sens tjeter mbremjes se tij ne Meazza.

Nga minuta a 70 PERISIC 6 – Kerkon zgjidhjen personale por mungon precizioni. Tregon edhe njehere se edhe kur futet si zevendesues mund te behet nje faktor per Interin.

MARTINEZ 7,5 – E para si titullar ne San Siro dhe menjehere nje gol teper i bukur. Levizje, kunder-levizje dhe fiton nje dyluftim me koke mes dy kundershtaresh. Por pas golit ben edhe gjeste mjaft te bukura me topin. Ovacione per te.

TRANJER SPALLETTI – Rrezikon duke ndryshuar shume elemente por rezultati i jep te drejte. Sigurisht qe Interi i tij shperderon shume por ne minuten e 90 vjen frymemarrja kur Politano mbyll lojen. Por ky eshte cmimi per tu paguar kur ben kaq shume ndryshime.

CAGLIARI: Cragno 6; Srna 6, Andreolli 5,5, Klavan 6 (46′ Pisacane 6), Faragò 5; Dessena 5, Bradaric 6 (60′ Joao Pedro 6), Barella 6,5; Ionita 5,5; Sau 5,5 (71′ Farias 5,5); Pavoletti 5,5. Tranjeri. Maran 6.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, direkt pas Barcelones vjen nje super lajm: “Inzaghi dje pas ndeshjes ka bere me dije se te dielen…”

Inter ka barazuar diten e djeshme ndaj Barcelones nje ndeshje shume te rendesishme dhe tashme e ka fatin e saj…

6 hours ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

16 hours ago