Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Dalbert eshte si Roberto Carlos. Ja misioni im. Lautaro? Eshte pak egoist, por…”

Edhe Luciano Spalletti ka folur pas ndeshjes per mikrofonat e mediave italiane.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

“Pak kam rrezikuar sepse kam hedhur ne fushe nga minuta e pare lojtare qe nuk kishin shume minuta kete sezon. Por ata i ben gjerat per mire, ashtu sic duhej. Jane impenjuar dhe arritem rezultat. Sot jam bindur se mund te besoj edhe me shume tek ata.”

Si ishte paraqitja e lojtareve te vecante?

“Kur kemi humbur top, mbrojtja eshte gjendur e gatshme te rekuperoje topat e piset. Jam i lumtur per D’Ambrosio qe po luan mire por edhe per Dalbert qe ka bere nje ndeshje te madhe. Miranda dhe De Vrij? Kane luajtur shume mire.”

Po Dalbert, si tu duk ne vecanti?

“Eshte nje djalosh i ri, publiku i ka dhene besim sot. Ka nje vrap te mire dhe nje te majte te forte. Tek gjuajtja e tij shikoj nje lojtar si Roberto Carlos. Pastaj eshte e qarte qe duhet te mesoj si te perdor kualitetet e tij. Por klasi tek ai eshte.”

Po Radja Nainggolan?

“Per mua sot meriton nje 6-. Ai eshte nje njeri qe mund te beje shume me shume. Ka humbur topa qe nje si ai nuk duhet ti humbase. Ka bere nje ndeshje te mire por e di qe mund te beje me mire se kaq. Jam i bindur.”

Sa jam i lumtur?

“Kur fitohet jam gjithmone i lumtur une sepse fitorja eshte mendimi im kryesor. Qe kur kam ardhur tek Interi jam betuar qe do te perdor cdo minute te jetes time per te dhene kontributin tim per te permiresuar Interin ne fushe. Ne jemi Inter, duhet te punojme per te sjelle suksese ne shtepi. Jo vetme fitoret, por edhe klasifikimi duhet te jete i mire. Interi eshte nje nga skuadrat me te dashura ne bote e ne kemi kete mision. Dua ta kujtoj gjithmone kete.”

Dhjete lojtare te ndryshem kane shenuar kete sezon. Sa e rendesishme eshte kjo?

“Eshte nje nga gjerat me te rendesishme. Kur ke nje skuader te madhe, mund te zgjedhesh pa problem edhe lojtare te tjere pervec 11 stabel. Eshte dicka shume e rendesishme.”

Me i forte Crespo, Icardi apo Lautaro?

“Kane te njejten fytyre, ate fytyren qe duhet per ta futur ne rrjete tek zona e 11 metershit. Ben pjesen e karakterin e tyre.”

Duke folur per Lautarton, cfare mund te presim nga ai? Cfare profesionisti eshte?

“Lautaro eshte i forte dhe ne e perdorim shume. Por do ju shpjegoj se cfare dua te them… Ai ka forcen per te marre topin, te rrotullohet dhe te gjuaje. Pastaj di ku ta coje topin dhe leviz me force. Te stervitet me Icardin e ka ndihmuar shume keto kohe. Por ka gjithcka: kualitet, teknik, taktike dhe force. E si pasoje gjuan mire topin. Por eshte edhe pak egoist si ne rastin kur tentoi te mbyllte vete aksionin dy kunder nje por eshte nje egoizem qe nuk na ben keq.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Chelsea gati nje super oferte per Dumfries ne janar? “Shifra qe do te ofrohet eshte plot…”

Jane shume lojtaret e Interit qe kane merkato, mbi te gjitha jashte Italise, dhe njeri prej tyre pritet te kaloje…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, kemi emrin e pare per goditjen me parameter zero ne vere? “Marotta ka filluar levizjet: vjen qe ne janar?”

Nder shume emrat qe Inter ka ne liste per krahun e majte per post-Gosens, ne rast largimi te gjermanit, eshte…

2 days ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes jep lajmin e madh per Romelu Lukaku? “Sipas asaj qe kam marre vesh, ai mund te…”

Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, pasardhesi i Gosens e ka tashme nje emer? “Klubi i tij eshte gati ta sakrifikoje qe ne janar”.

Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…

2 days ago
  • Uncategorized

Atalanta-Inter, Inzaghi vendos gjithcka? “Ai ka gati dy ndryshime nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…

2 days ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen datat dhe oraret nga java e 22 deri te e 29: “Inter-Juventus do te luhet ne…”

Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…

2 days ago