Interi fiton nje ndeshje teper te veshtire ndaj Lazios, edhe pse e dominoi ate gjate gjithe 90 minutave.
Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve per sot dhe si rralle here, nuk ka asnje lojtar te vleresuar me me pak se nota 6.
HANDANOVIC 6 – Spektakolare, per nje si ai, ajo dalje ndaj Lazzarri qe mund te kishte sjelle pasoja teper te renda per Interin.
Shume mire edhe te gjuajtja e hidhur e Immobile. Nderkohe, asnje faj te goli i Escalante i cili devijoi nje top te Milinkovic-Savic. Sot mire.
SKRINIAR 6,5 – I pasakte dhe shume ne fazen e ndertimit sot. Shume topa te gabuar dhe te falur te Lazio.
Por gjigandesk ne mbrojtje, ku praktikisht nuk gaboi asgje dhe cdo lojtari te Lazios i ka rrembyer kohen.
Deciziv sidomos ne nje rekuperim topi ne kufijte e zones ku Correa po futej furishem.
DE VRIJ 6,5 – Emocioni kur luan perballe Lazios tashme ka kaluar. Ai ben nje paraqitje teper te rendesishme ne qender te zones.
Aty askush nuk i rremben kohen. Ne fazen e ndertimit te lojes gabon pak ose asgje. Ne fundin e lojes tenton edhe goditjen me koke per te shenuar.
BASTONI 6,5 – Shume i kujdesshem ne cdo mbyllje dhe praktikisht nuk rrezikon asnjehere diten e sotme.
Gjithmone me koken lart, gjen Eriksen dhe Perisic si dy aleate te mire per te cuar topin e per te shpetuar nga lojtaret e Lazios.
HAKIMI 6 – Pak i frenuar nga dyshja Marusic-Acerbi dhe nuk eshte se beri ndonje ndeshje shume brilante.
Kur ka hapsire, ai rrit shume xhirot. Edhe pse Parolo e ndalon te goli i mundshem i 3-0. Ai me topin ne kembe sot kishte shume presion dhe mbase duhet ta pasoje pak me shpejt.
Ishte ai qe shkaktoi edhe faullin e golit te Lazios. Por gjithesesi gjate lojes ben gjera qe ndihmojne skuadren.
NGA MINUTA E 91 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.
BARELLA 6,5 – Shihet qe eshte ne rrezik kartonash dhe nuk e zgjat shume doren (dhe as kemben…).
Nuk ishte momenti per te rrezikuar, dhe shpesh here tregohet i kujdeshem me duart lart si per te thene nuk preka njeri edhe kur kundershtari ishte dy metra larg.
Nderkohe, ne qendren e djathte nje prezence e perhershme nga ana e tij duke dominuar bashke me Hakimin qe jane bere si dy shoke te ngushte.
BROZOVIC 7 – Lider ne mesfushe, me kualitetin dhe sasine e duhur. Duket se tashme kemi ardhur edhe te pika e bashkimit me Eriksen, qe dukej si nje mirazh disa jave me pare.
Nje manifetim se ishte ne forme sot eshte topi i rrembyer ndaj Lazarri qe soli edhe golin e dyte te Interit.
Me nje karton mbi shpine, ai sot nuk e terheq kurre kemben, por tregohet super i saakte ama. Nje bravo e madhe.
ERIKSEN 6,5 – Shume kualitet, edhe pse te kesh perballe nje si serbi Milinkovic-Savic nuk eshte maksimumi.
Ai gjen disa rruge te pamundura per shoket, pason ne kohen e duhur, por sot nuk ndihmohet shume nga terreni i renduar i lojes.
Nderkohe, detyrat e Contes pa top po i ben shume mire. Ne rritje te vazhdueshme.
NGA MINUTA E 72 ROBERTO GAGLIARDIN ME NOTEN 6 – Futet ne fazen e lojes ku Interi donte frymemarrje.
Ben disa gabime, por shpesh here ndihmon skuadren ne pozicionim dhe ne prapavije. U fut mire ne loje.
PERISIC 6,5 – Ne versionin e mbrojtesit te krahut sot, ndjek Lazzarri kemba kembes de i behet nje hije e vertete.
I cmuar edhe kur Interi nderton, sepse vrapon shume sot. Edhe pse ne fund te fundit, perpara shihet shume pak. Sot me te vertete dukej si nje lojtar i ri.
NGA MINUTA E 91 MATTEO DARMIAN – Pa vote.
MARTINEZ 7 – Fiton penalltine dhe me te vertete ishte nje nga me te miret ne fushen e lojes pas disa gjerave teper te bukura ne fushe.
Nuk ndalet kurre si nje dem i cmendur, mbron topin, rekuperon, krijon, gjuan, shenon, pason. Praktikisht beri gjithcka.
Goli, qe kesaj radhe ishte i thjeshte, eshte nje premio per lojen e bukur.
NGA MINUTA E 78 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.
LUKAKU 8 – Ai firmos sot nje dopiete, por kryevepra e tij e vertete vjen te goli i trete i Interit qe sjell edhe 3-1 e Lautaros.
Ai merr perdore Parolo dhe e kalon si te ishte nje birile ne shpejtesi.
Shume i ftohte nderkohe te penalltia dhe shenon nje gol teper te vlefshem nderkohe qe te gjithe menduan se ishte ne pozicion jashte loje. Dominant.
TRANJER CONTE 7 – Ka nje okazion tjeter per te treguar se ky Inter ka lekuren e duhur per te luftuar per dicka te rendesishme dhe fiton ndaj Lazios, qe vinte nga 6 fitore radhazi.
Nuk ishte aspak e lehte, edhe pse Interi e beri te dukej e lehte. Lazio nderkohe ishte kthyer ne nje pasqyre te Interit ne fushe si rreshtim per ta ndalur, por nuk ja doli dot.
Skuadra e Inzaghit luan mire, por Interi ishte shume e pergatitur dhe e dinte si te bente keq. I jep besim Eriksen dhe Perisic kunder SMS dhe Lazzari dhe besimi i tij shpaguhet. Dy fitore personale per teknikun zikalter.
LAZIO: Reina 6, Patric 6, Acerbi 6, Hoedt 5,5 (dal 46′ Parolo 6), Lazzari 6, Milinkovic-Savic 6,5, Lucas Leiva 6 (dal 46′ Escalante 6), Luis Alberto 6 (dal 78′ Pereira sv), Marusic 6,5, Correa 5,5 (dal 70′ Caicedo 5,5), Immobile 5,5 (dal 70′ Muriqi 6). All. Inzaghi 5,5
Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka…
Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…
Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…
Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…
Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…
Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…