Categories: Notat

NOTAT – Rafinha zemra zikalter, Ranocchia hero i rastit. Brozovic nje maestro! Candreva…

Interi ka fituar dhe bindur ne fushen e veshtire te Udines me rezultatin e thelle 0-4.

Golat per zikalterit u shenuan nga Ranocchia, Rafinha, Icardi dhe Borja Valero.

Ndeshja e sotshme ka qene e dominuar totalisht nga Interi e cila ishte superiore ne cdo zone te fushes.

Keto jane edhe notat e zikalterve pas ndeshjes se sotshme:

HANDANOVIC 6,5 – Vendimtare pritja me kembe te Lasagna. Per pjesen tjeter nuk eshte se impenjohet shume.

JOAO CANCELO 7 – Raporti ne fushe me Candrevan nuk eshte akoma me i miri, ne krahun e djathte komandon ai. Teknikisht eshte me i mire se shumica e shokeve dhe kundershtareve. Shpesh merr duartrokitje.

RANOCCHIA 7 – Hero rasti. E merr vesh se do te luaj pak minuta para se te filloj ndeshja dhe merita qe rezultati ndryshon eshte e tij. Pak i hutuar kur Lasagna paraqitet para Handanovic por ne pergjithesi eshte solid dhe i besueshem. Personalitet prej kapiten virtual.

SKRINIAR 6,5 –  Presingu i larte qe mbahet nga shoket e kushtezon te jete i vemendshem vetem ndaj kundersulmeve. Lasagna e sfidon por e gjithe cfare merr eshte nje shpatull. Historia perseritet dhe ne pjesen e dyte por mungon pak saktesia. Mban larg rreziqet potenciale.

DALBERT 6 – Rikthehet titullar pas rreth kater muaj pritje. Eshte i vemendshem prapa dhe shtyn ndonjehere duke kerkuar edhe duelet nje kunder nje. Sinjale rinisje, te pershendetura edhe nga duartrokitjet e publikut.

BROZOVIC 7 – I pandalshem ne rrjete sociale, maestro ne fushe. Asisti per Icardin do te mjaftonte por ai shton edhe teknike, agonizem, fluiditet te lojes dhe qetesine e atij qe e di mire se cfare po ben. Ne pjesen e dyte ndonjehere shohim Brozon e vjeter, mekat. Por i falet.

BORJA VALERO 7 – Ne veshtiresi kur Fofana e sfdon fizikisht dhe ne dinamizem, por kur ai eshte ne kohe atehere topi shkon aty ku duhet. Kete here nje vlere e shtuar. Goli eshte nje cmim per paraqitjen.

CANDREVA 6 – Pak i bezdisshem edhe pse eshte ne loje gjithmone. Mekat qe ankthi i golit ndonjehere e pengon te shfaq me te miren. Zevendesohet nga Karamoh.

RAFINHA 7,5 – Eshte nje zemer zikalter ne mesfushen kundershtare dhe jo vetem. Goli eshte nje cmim i merituar. Teknika me te cilen kalon presingun friulian eshte celesi i Interit ne sulm. Me mire te mos mendojme per faktin qe mund te kthehet ne Spanje.

PERISIC 7 – Danilo i mohon fotokopjen e sezonit te kaluar. Lihet i lire dhe perfiton. Kerkon shpesh rrugen e golit pa harruar te ndihmoj shoket. Goditja e Fofana e kushtezon te shtrengoj dhembet dhe te mos dorezohet.

ICARDI 7 – Krosimet nga krahet rralle se vijne ne destinacion, atehere kapiteni del nga komfort zona per te dialoguar me shoket dhe per te nxjerre jashte Danilon me shoke. Goli i Rafinhas lind nga nje mbrojtje e topit qe ben ai, goli i 28 ne kete kampionat per te eshte fryt i nje qendersulmuesi te paster.

KARAMOH 6 – Mekat per traversen qe i mohon golin. Ne pak minuta thote fjalen e tij.

SANTON 6 – Pas momentin jo te mire me Juven futet ne momentin e duhur te ndeshjes per te marr besim.

EDER – pa note.

SPALLETTI 7,5 – Kishte garantuar qe nuk do te kete leshime pas Juves, ka mbajtur fjalen. Interi i tij eshte nje spektakel: agresiv, i sigurt, me personalitet dhe nje fizik te shkelqyer.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: notatUdineseInter

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ja lista e plote me lojtaret qe do te shkojne ne Kombetare: “Vetem shtate: i fundit ne dyshim eshte…”

Diten e sotme kane ardhur dy lajme te rendesishme per sa i perket lojtareve te Interit ne Boterorin e Katarit.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi gati te marre dhuraten e pare per Krishtlindje? “Nga klubi behet me dije se eshte shume prane…”

Vetem pak momente perpara ndeshjes se djeshme ndermjet Inter dhe Bologna, per mediat ka folur Beppe Marotta. Ai ka dhene…

6 hours ago
  • Uncategorized

Gosens, flet edhe tranjeri i Gjermanise: “Ja pse nuk e grumbullova Robin. Ai e di shume mire qe…”

Hans-Dieter Flick, tranjeri i Gjermanise, pak minuta me pare ka dhene nje konference per shtyp, ku ka bere me dije…

6 hours ago
  • Uncategorized

Sherri Medel-Lautaro, ja prapaskena: “Ja cfare beri lojtari i Bolognas pas golit: ai shkoi te…”

Dje ne darke, pak perpara golit te Federico Dimarcos me goditje denimi, ka pasur nje skene jo shume te bukur.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi i habit te gjithe: “E kam verifikuar: ka nje emer te nxehte per Interin. Kujdes nga shkembimi i Gosens me…”

Gjate nje video te publikuar si gjithmone ne kanalin e YouTube, Marco Barzaghi, gazetari i Sport Mediaset ka konfirmuar edhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS zbulon: “Inzaghi nuk do e thote kurre, por ja cfare i kane thene drejtuesit: plot 60 milione euro varen nga…”

Ne shtepine Inter ka pak qetesi pas fitores ndaj Bologna, por ka dicka qe Inzaghi nuk do ta thote apo…

6 hours ago