Categories: Notat

Notat: Samuel old-style. Guarin “kerkon falje”.

6,5

Handanovic

Me rezultatin 0-0, fluturon per te shpetuar nje goditje denimi te Berardit. Eshte e vetmja nderhyrje, por eshte shume decizive. Duket sikur ka rigjetur sigurine e munguar.
6,5

Rolando

Solid dhe konkret. Nuk vuan aspak dhe nuk leshon asgje. Edhe ne te majte, konfirmohet nje lojtar i rendesishem. Dhe Ranocchia vazhdon te qendroje ne pankine…
7

Samuel

I kthyer pas disa kohesh, jo vetem ben nje paraqitje bindese, por edhe shbllokon ndeshjen me nje goditje te shkelqyer me koke. Si ne kohet me te mira.
6,5

Juan Jesus

Berardi eshte i forte, edhe pse shkon gjithmone ne te majte, e vendos ne veshiresi. Por braziliani nuk shperqendrohet, dhe ben te respektohet edhe me te keq.Me ne fund nje paraqitje pozitive.
5,5

Jonathan

Pak ne konfuzion, konfirmon qe momenti i keq per te nuk ka kaluar akoma. Ben ndonje gabim aty-ketu dhe nuk duket shume i sigurt me topin ne kembe.
6,5

Guarin

Luan me grinten e dikujt qe ka dicka per te kerkuar falje. Per gjithe pjesen e pare eshte me i miri i te gjitheve, i prek te gjithe topat dhe hedh nje pjese te mire ne zone nga e djathta. Shinjestra le akoma per te deshiruar. Bie pak ne pjesen e dyte por eshte normale. Megjithate, deshira e mire dhe impenjimi eshte sinjali me i rendesishem per te ardhmen.
6,5

Kuzmanovic

Ka detyren e veshtire te jape ekuiliber ne nje mesfushe me Guarin dhe Hernanes. Ofron nje paraqitje te kenaqshme, edhe ne nivel kualitativ. I cmuar per skuadren ne aspektin taktik.
6,5

Hernanes

Ne mbremjen ku ka te gjithe syte siper, vuan pak emocionin. Pasi i shkon shume afer golit me nje gjuajtje te dhunshme, kerkon te vihet ne dukje me nje seri driblimesh dhe pasimesh te bukura, por mund te beje me shume. I vlefshem edhe ne fazen mbrojtese, dhe eshte nje pike ne favor te tij.
5,5

Nagatomo

Akoma nuk eshte mire. Faza e renies nuk eshte nderprere as me Sassuolon. Rosi e ndalon me cdo menyre, edhe ne fazen mbrojtese i krijon shume probleme. Rritet ne fund, por nga kemba e tij pritej ndonje krosim me shume.
7

Palacio

Akoma nuk shenon, por ben gjithcka per te ndihmuar shoket. Dy here vendos Militon ne kushtet per te shenuar, pastaj ben te njejten gje me Hernanes. Nje rrezik i vazhdueshem per Sassuolon, Bianco-s do i dale edhe ne enderr.
5,5

Milito

Nese nga ai priten golat, atehere komenti do te jete negativ. Ndeshje e dobet per Princin, i cili ka disa raste, por ben Pegolon te duket spektakolar. Ne dite me te mira, do te ishin gola te sigurt.

Zevendesuesit

6

(60′) Botta

Akoma pa hyre mire ne fushe, merr nje karton te verdhe. Hyn per te krijuar konfuzion tek Sassuolo dhe ja del vetem pjeserisht. Por freskia e tij eshte e vlefshme ne finale.
PV

(80′) Campagnaro

Pa vote, minutazh i shkurter.
PV

(84′) Taider

Pa vote, minutazh i shkurter.

Trajneri

6,5

Mazzarri

Rigjen fitoren, por diferenca mes ndeshjes te pare dhe te dyte me Sassuolon tregon pikerisht renien e skuadres zikalter gjate kesaj periudhe. Me nje Hernanes me shume krijon nje Inter sulmues, te kerkuar aq shume nga tifozet, por pavaresisht rasteve te shumta, konkretizimi mungon. I mungon qartesia e lojtareve te krahut, themelore per idene e tij taktike, por tregon qe ka rekuperuar Guarin, dhe eshte dicka shume e vlefshme.
Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: notat

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

42 mins ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

23 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

23 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

23 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

23 hours ago