Categories: Uncategorized

NOTAT – Skri-DeVrij-Bastoni fenomenale. Eriksen nje dhurate nga qielli ndersa me i dobti sot ne fushe ishte…

Inter ka fituar nje ndeshje teper te veshtire ndaj Atalantes 1-0 duke marre keshtu tre pike te arta per luften per kampionat.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve zikalter pas ndeshje se sotme:

HANDANOVIC 6,5 – I mrekullueshem refleksi ne gjuajtjen e Zapata nga qendra e zones, nje pritje qe i jep Interit mundesi ta mbylle 0-0 pjesen e pare.

I kujdesshem te mbyllja edhe ndaj Muriel ne pjesen e dyte. Nje clean sheet kunder Atalantes qe nuk eshte dicka e thjeshte.

SKRINIAR 6,5 – Nuk ishte pare kurre kaq shume ne veshtiresi ne aspekt fizik si ndaj Zapates dhe e vuan shume.

Por sllovaku tenton disa here ta munde me enegji, edhe pse kolumbiani sot ishte i papermbajtshem. Por ai gol ne pjesen e dyte vlen tre piket per Interin dhe ishte nje nder me te miret sot.

DE VRIJ 6,5 – Vetem nje gabim qe rrezikon ti kushtoje shume, kur i jep mundesi Zapates qe te gjuaje me koke ne ate goditje kendi qe pritet nga Handanovic.

Atalanta ka mekanizmat perfekt per te ngritur presingun dhe per te vene ne veshtiresi Interin, por hollandezi e mban mire zonen gjithmone e nuk dorezohet.

BASTONI 6,5 – Shpesh here i sulmuar nga Maehle cdo here qe merr topin, ndonjehere e ka edhe te veshtire te kombinoje.

Por ai nuk dorezohet asnjehere dhe me stilin e tij ndihmon skuadren. Shume i zoti qe te luftoje ne goditjen e kendit qe sjell edhe golin e Skriniar me vone.

HAKIMI 5,5 – I intimiduar nga Gosens, por edhe nga De Roon qe shpesh here i del perpara ne krah.

Edhe pse Conte e fton qe te besoje te shpejtesia e tij, ai duke qene se gaboi disa here, humbet besim dhe ben disa gabime.

NGA MINUTA E 85 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

BARELLA 6 – Me pak brilant se zakonisht, kilometrazhi po fillon te ndihet sidomos kur perballe tij ka nje si De Roon qe eshte teper i veshtire.

Nuk eshte gjithmone i kthjellet ne zgjedhjet qe ben ne fushe, duke bere edhe disa gabime dhe tregon momente frustrimi kur shoket gabojne ndonje pasim. Ka bere ndeshje me te mira.

BROZOVIC 6 – Me te gjitha gjasat me i kthjelleti nga interistat, por edhe ai e vuan shume presingun e tepert te Atalantes.

Ka ftohtesine e duhur per te pasuar sakte ne momente te pesingut te larte te skuadres se Atalantes dhe kerkon shpesh sponden te Lukaku.

Ai shpeton edhe nje gol te sigurt ne korne, pas nje gjuajtje te Djimsiti qe nuk eshte pak. Nderkohe, pjesa e dyte me nje ritem me te ulet.

NGA MINUTA E 77 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Futet per tu bere nje pengese per Atalanten me fizikun e tij. E jep ndihmen e tij ne je fare menyre.

VIDAL 5 – Ai rikthehet ne formacion por doren e kishte te frena sepse paraqitja e tij ishte shume poshte pritshmerise.

I ngathet dhe i avashte. I mungon brilantesia atletike dhe shpesh here eshte ne veshtiresi ndaj kundershtareve. Nje zevendesim i paevitueshem per te.

NGA MINUTA E 52 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 6,5 – Sapo futet, Interi shenon golin e avantazhit pas nje korneri te tij.

Taktikisht i mire, por vihet re edhe per disa rekuperime te bukura ne zonen e Interit. Nje futje teper pozitive sot per te ne fushen e lojes.

PERISIC 6 – Ndonjehere Mahele dhe Toloi i dalin perpara per ta ndaluar, por ai ben nje ndeshje te mire.

Ishte protagonist ne disa dalje, por edhe ne disa mbyllje prapa. Ka bere nje ndeshje pozitive perseri.

NGA MINUTA E 85 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

MARTINEZ 6,5 – Perdor fizikun e tij dhe dialogun me shoket e skuadres, duke sulmuar shpesh here edhe fundoren.

I vetmi qe arrin te dribloje, edhe pse pritet nga ai qe te behet diferenca me kthjelltesi ne disa momente te caktuara.

Ben shume levizje edhe pse Romero eshte shume agresiv ndaj tij. Shpirt i larte sakrifice edhe ne mbrojtje sot.

NGA MINUTA E 77 ALEXI SANCHEZ ME NOTEN 6 – Ai ka detyra per te ndihmuar shoket te dalin perpara dhe ti jape me shume fushe skuadres. Nuk mund te thuhet se e arriti, por as se nuk u perpoq.

LUKAKU 5,5 – Dy here i vetem ne drejtim te portes por u ndal ne momentet e fundit. Ne keto situata, duhet te jete me i vendosur.

Nje ndeshje e dobet sot, dhe mbase ai ishte me i dobti ne fushen e lojes. Djimsiti ja ben jeten teper te veshtire diten e sotme.

Shume i zoti nderkohe kur shoket duan te dalin perpara dhe ai behet si nje shtylle e larte dhe ben sponden per ta. Por sot per te ishte nje nate qe nuk eshte se do e mbaje mend gjate.

ALL. CONTE 7 – Te mbash Atalanten me zero gola te shenuar eshte nje nje arritje qe shume pak skuadra mund ta behne. Sot ishte nje nga ato nete ku Interi nuk ishte i bukur per tu pare, por ishte nje Inter qe meritoi nje fitore.

Vine keshtu tre piket, dhe ai i le me qef topin kundershtareve dhe i kerkon skuadres se tij qe te shtrengoje dhembet ne fushe.

Tre ndeshje ne 7 dite per Interin e tij dhe po kaq fitore. Pasi gjendet goli, eshte koha te cementohet edhe porta. Ja arriti sot.

ATALANTA: Sportiello 6, Toloi 6, Romero 6, Djimsiti 6,5 (dall’81’ Palomino sv), Maehle 6, De Roon 6, Freuler 6,5 (dall’81’ Pasalic sv), Gosens 5,5, Pessina 6 (dal 73′ Miranchuk 5,5), Malinovskyi 6 (dal 46′ Ilicic 5,5), Zapata 6,5 (dal 70′ Muriel 6). All. Gasperini 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

4 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

5 hours ago